Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Kresha

A pretty face can never trick me
Presidenti aktual amerikan është duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë me një shkallë shumë të ultë të popullaritetit.

E premte, 19 Dhjetor 2008 17:07​




Nga: Andrew F. Tully, Evropa e Lirë

Presidenti aktual amerikan, George Bush, shpesh e ka krahasuar veten me Harry Truman, presidentin e SHBA-ve të afro gjysmë shekulli më parë. Truman, ashtu si edhe Bushi, u largua nga Shtëpia e Bardhë me një shkallë shumë të ultë të popullaritetit. Por sot, Trumani vlerësohet si një udhëheqës i ndershëm dhe i vendosur.

"Ashtu siç e ka thënë edhe presidenti Truman në fund të presidencës së tij: 'Kur historia thotë se mandatet e mia si president përkuan dhe me fillimin e Luftës së Ftohtë, ajo do të thotë gjithashtu se tetë vjetët e presidencës sime shtruan rrugën për fitoren e kësaj lufte' - udhëheqja e tij shtroi rrugën për presidentët e ardhshëm Eisenhower, Kennedy dhe Regan, që të përballen dhe ta mundin Bashkimin Sovjetik".

"Sot, ne jemi në një luftë që asnjë vend tjetër nuk ka qenë i përfshirë më parë dhe ashtu si amerikanët e kohës së Trumanit, ne hodhëm themelet e fitores së kësaj lufte", tha presidenti Bush, në majin e vitit 2006, gjatë një fjalimi në Akademinë Ushtarake në West Point.

Sipas Norman Ornstein, kërkues në Institutin amerikan Enterprise, Bushi do të kujtohet për ndërhyrjen ushtarake në Irak. Nëse historianët do ta shohin këtë hap si pozitiv apo negativ, kjo mbetet të shihet, pohon Ornstein për REL.

"Vlerësimi nëse largimi nga pushteti i Sadam Huseinit ishte pozitiv për Irakun dhe rajonin, duke sjellë transformimin e këtij të fundit, çka është dhe skenari për të cilin shpreson presidenti Bush, apo nëse do të kemi vlerësimin se ndërhyrja në Irak e largoi vëmendjen nga lufta kundër terrorizmit, ishte tepër e kushtueshme dhe gabim - kjo ka të bëjë sa me presidencën e Bushit, po aq dhe me shkrimin e historisë", thotë Ornstein.

Ai shton se padyshim presidenca e Bushit ka pasur dhe pikat e saj pozitive. Ornstein kujton këtu reagimin kurajoz të presidentit pas 11 Shtatorit dhe faktin se e mbajti popullin amerikan të bashkuar.

Bill Frentzel, i cili ka shërbyer në Kongresin Amerikan për gati 20 vjet, thotë se lufta në Irak do të jetë ajo që do ta përcaktojë presidencën Bush.

Duke qenë republikan, Frentzel është optimist për mënyrën se si historia do ta gjykojë Bushin.

"Një nga çështjet për të cilat do të çmohet Bushi, është sasia e fondeve që ai ka qenë i vullnetshëm të japë për të bllokuar përhapjen e epidemisë së SIDA-s. Së dyti, është ndihma për 'Sfidat e Mileniumit', ku ai u përpoq të racionalizonte ndihmën dhënë vendeve, duke e përdorur atë si nxitës për ndryshim", thotë Frentzel.

Vetëm në Afrikë, administrata Bush ka shpenzuar 150 miliardë dollarë për të luftuar SIDA-n.

Gjatë presidencës së tij, Bushi është ankuar për vështirësi në bashkëpunimin me Kongresin, i cili në periudha të caktuara dukej i paralizuar për shkak të qëndrimeve thellësisht partiake.

Edhe presidenti i ardhshëm amerikan, Barack Obama, e sheh këtë problem. Edhe kur bëri publik lajmin se do të futej në garën presidenciale, Obama foli kryesisht për qëndrimet thellësisht partiake në Uashington.

Barack Obama "Nuk është thellësia e problemeve që më shqetëson më së tepërmi, por vogëlsia e politikës sonë. Amerika është përballur me probleme të mëdha dhe në të shkuarën, por udhëheqësit tanë sot duken të paaftë të punojnë së bashku në gjëra praktike me interes të përbashkët".

"Politika është bërë kaq e hidhur dhe partiake, e fokusuar tek paratë dhe influenca, duke bërë që të mos jetë në gjendje t'i zgjidhë problemet e mëdha që kërkojnë zgjidhje", tha Obama në janar të 2007-ës, në videon e vendosur në internet.

Tani që po afrohet presidenca e Obamas, pyetja shtrohet - a do të mund Barack Obama të përballet me problemet pa qasjen partiake?

Të paktë janë ata që janë të gatshëm të bëjnë parashikime.

Frentzel thotë se në kohën kur ai ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë e mundur të punohej miqësisht me rivalët. Por, sipas tij, Kongresi tani është shndërruar në "një vend të trishtuar".

Por, Frentzel shton se emërimet e deritashme të Obamas i përkasin qendrës dhe nuk janë partiake.

"Nuk mund t'ju them se si do të jetë, por Obama na ka dhënë disa shenja të mira. Ai është treguar i gatshëm që të mbajë një republikan në kabinetin e tij dhe ndoshta do të mbajë dhe republikanë të tjerë në nivele më të ulëta të administratës. Megjithatë, nuk jam i sigurt se Obama do të mund të gjejë zgjidhje për të gjitha armiqësitë që vihen re në Kongres, por e ka nisur mbarë", thotë Frentzel.

Duke folur për politikën e jashtme të presidentit të ardhshëm amerikan, eksperti Ornstein, nga Instituti Enterprise, thotë:

"Shumë njerëz në botë mendojnë se jo vetëm do të shohin një qasje të re ndaj vendeve të tjera me presidentin e ri afro-amerikan, por presin dhe ndryshime dramatike në politikën e jashtme. E vërteta është se Obama do të zhvillojë politika që janë në interesin kombëtar të SHBA-ve dhe kjo do të zhgënjejë disa udhëheqës e një numër vendesh".

"Por, ideja se Obama jo vetëm që do të mund të sjellë ndryshime, por dhe do të na ndihmojë të kapërcejmë tri kriza, dy luftëra dhe katastrofën ekonomike, mendoj se do të na nxisë në kohë shumë të vështira", thotë Ornstein.
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Bushit iu besuan votat e 2000 dhe mendimi im eshte se per 8 vjet qeverisje ai nuk diti ta mbaje Ameriken.Ai e gjeti ate ne kulmin e zhvillimit ekonomik,dhe kishte per detyre qe te mbante kete zhvillim,ndersa ai mendoi te kunderten,vetem per lufte,nje ushtar amerikan,merrte ne Irak 11.000$ ne muaj.A nuk ju duket absurditet?Shpresat i kemi te Obama,dhe mendoj se ai do ti jape zhvillim te madh Amerikes,vetem ne nje gje nuk pajtohem me te,lufta ne Afganistan,kjo nuk me duket ide e mire,megjithate iu dha nje shans dhe te shohim nese do te dije ta perdore!
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Nese nuk gaboj, Bushi kishte ndjekur politiken e te Atit, George Bush. Edhe ai, sa kam lexuar kishte zhvilluar nje politike te tille, vetem lufte.
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Eshte nje politike shume stabel, e qarte dhe me objektiva te caktuara qe nuk guxon te devijoj, se paku deri tani, per Amerikanet, madje kjo vazhdon decenie me radhe. 8 Vite jane Republikanet ata te cilet hapin horizonte dhe objektiva te reja e pastaj vijne 8 vite Demokratet, te cilet kane per detyre qe te mbledhin pasuri neper keto horizonte te hapura. Vetem mendjendriturit dhe ata qe blejne mendje veprojne ne menyre kaq te koordinuar. :gjujpeshk:
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

mos e ngaterroni politiken amerikane me politikat e vendeve te tjera. vetem se i mbaroi mandati kjo sdo thote se gjithcka do ndryshoje. mos harroni se vetem dy dite me pare presidenti i ri u takua me bushin, cheney and the staff. politika amerikane keshtu funksionon. ata qe ikin perseri jane keshilltare te menjehershem te administrates ne fuqi pasi ndihmojne politiken e vendit
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Eshte e veshtire te ndryshoje politika e Shba, sepse ato qe vertete i luajne fijet jane pentagoni, dhe pas tyre fshihen cifutet, pothuajse 80% e presidenteve amerikane kane qene cifut.

Dhe me kujtohet qe Bush diku ka thene; Ne do ju marrim femijet atyre "gjithe botes", do ju japim kulturen tone dhe gjithcka tjeter qe kemi, dhe me pas do i leshojme kundra
prinderve te tyre.


Me kujtohet dhe nje deklarate qe ka dhene dikur presidenti SHba Regan, por kete do ta leme per here tjeter.

Por Obama eshte vertete premtues, te shpresojme qe te kete hapesiren e duhur per te bere me te miren per vendin dhe per boten, dhe pse kam frike se shume shpejt do ti bejne atentat.

Pershendetje!
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

amerika nuk e ndryshon politiken e saje. ajo ka interesa madhore dhe nuk lejon askend ta deformoje misionin e saje historik. E asgjeson ate qe i kundervihet kesaje politike
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Dhe me kujtohet qe Bush diku ka thene; Ne do ju marrim femijet atyre "gjithe botes", do ju japim kulturen tone dhe gjithcka tjeter qe kemi, dhe me pas do i leshojme kundra
prinderve te tyre

Me fal qe po ta citoj kete fragment por nuk kuptova dicka,kujt iu drejtua Budhi me keto fjale?
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Me fal qe po ta citoj kete fragment por nuk kuptova dicka,kujt iu drejtua Budhi me keto fjale?

Ju drejtua botes. Por nuk ka shume rendesi se kujt ju drejtua, por se cfare merr fryme pas asaj deklarate.

Pershendetje!
 
Titulli: Mbaron koha e Bushit, ndryshon pushteti

Shko me fytyr te nxir more i gjore edhe popolli yt te injoroi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top