Mbani mend!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mbani mend!

Aftësia për të kujtuar sa më shumë lidhet shpesh me nivelin e inteligjencës së fëmijës. Por shqetësimi në këtë drejtim është i panevojshëm dhe nëse transmetohet tek fëmijët bëhet problematik. Ajo që ju këshillojmë të bënit është thjesht të ndihmoni zhvillimin e kujtesës duke përvetësuar strategjitë e duhura. Ja se si...Izela Tahsini, psikoterapiste
Shumë prindër vëzhgojnë me vëmendje aftësitë e fëmijëve për të mbajtur mend, shpesh pasi këtë e lidhin me nivelin e inteligjencës së fëmijës, si dhe me mundësinë për të pasur arritje të larta akademike.
Për këtë arsye, kjo çështje bëhet edhe më e rëndësishme kur fëmija fillon parashkollorin, aty ku fillojnë të kërkohen rezultatet e para në detyra të caktuara e veçanërisht kur fillon shkollën.
Në radhë të parë duhet thënë se ankthi apo shqetësimi i prindit në këtë drejtim është i panevojshëm dhe në momentin që fillon të transmetohet tek fëmija, bëhet problematik, pasi fëmijës mbi të cilin ushtrohet një presion i tillë, ka shumë të ngjarë t'i fluturojë nga mendja gjithë ç'ka mësuar të djeshmen. Gjithsesi, kjo temë meriton një shkrim më vete. Këtu, do të doja të fokusohesha në dy çështje.
Së pari, në faktin se zhvillimi mendor i fëmijës në hapësirën 5-7 vjeçare ndodh sipas një ritmi unik. Kjo do të thotë se fakti që një fëmijë tjetër kupton koncepte apo di veprime që fëmija juaj nuk di ende t'i bëjë, flet thjesht për gjendjen në një fazë tjetër të zhvillimit.
Së dyti, për këto paralajmërime parandaluese të ankthit, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta sesi prindërit mund të lehtësojnë fëmijët që të kujtojnë informacionin, të cilat, ndonëse fëmijët fillojnë t'i përdorin vetë herët a vonë, mund të përvetësohen më shpejt nëse një i rritur i ekspozon ndaj tyre.
Siç përparon zhvillimi mendor, ashtu përparon dhe aftësia për të kujtuar, e cila përmirësohet dukshëm gjatë fëmijërisë së mesme. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të kapacitetit të kujtesës së fëmijëve - sasia e informacionit që ata mund të kujtojnë rritet - dhe pjesërisht pasi ata mësojnë të përdorin një sërë teknikash për të mbajtur mend.
Shiko fotografinë 1725956
Si punon kujtesa
Studiuesit e krahasojnë kujtesën me një sistem dosjesh. Ajo vepron përmes tre hapave bazë: kodimit, depozitimit dhe riprodhimit. Pasi perceptojmë diçka, ne duhet që ta fusim në dosje.
Kështu, hapi i parë është kodimi apo klasifikimi - për shembull, në kategorinë "njerëz që i njoh", "vendet ku kam qenë". E dyta, ne duhet ta depozitojmë materialin që ai të qëndrojë në kujtesë. E treta, ne duhet të jemi në gjendje ta riprodhojmë informacionin apo ta nxjerrim nga "depoja". Harresa mund të ndodhë për shkak të një problemi në secilin prej këtyre hapave.
Kujtesa e menjëhershme (afatshkurtër) rritet shpejt në fëmijërinë e mesme. Ne mund ta shohim këtë duke i pyetur fëmijët të kujtojnë një listë num*rash në të kundërtën e radhës sipas të cilës i dëgjuan (për shembull të thonë "8-3-7-5-1-6" nëse kanë dëgjuar "6-1-5-7-3-8").
Në moshën 5 deri 6-vjeçare, fëmijët zakonisht mbajnë mend dy shifra; në adoleshencë atë mund t'i mbajnë mend të gjashta shifrat. Kujtesa afatshkurtër relativisht e varfër e fëmijëve mund të ndihmojë për të shpjeguar sesi ata kanë vështirësi në zgjidhjen e disa problemeve, pasi ata mund të mos të jenë në gjendje t'i mbajnë në kujtesë të gjitha pjesët e rëndësishme të informacionit.
STRATEGJI PثR Tث MBAJTUR MEND
Fëmijët më të rritur zakonisht - mund të mbajnë mend një listë numrash më mirë sesa më të vegjlit, pjesërisht sepse ata kanë zbuluar se mund të ndërmarrin veprime të qëllimshme që i ndihmojnë ata të kujtojnë. Ndërsa fëmijët rriten, ata zhvillojnë strategji më të mira dhe i formësojnë ato për të plotësuar nevojën për të kujtuar gjëra specifike.
Nuk është e nevojshme që teknikat për të mbajtur mend të zbulohen rastësisht.
Fëmijët mund të mësohen t'i përdorin ato më herët seç do të bënin në mënyrë spontane. Të mësuarit e këtyre teknikave nga mësuesit dhe të rritur të tjerë, duke theksuar faktin se ato ndihmojnë kujtesën, është veçanërisht ndihmues për fëmijët me nivele të ulëta apo mesatare të arritjeve akademike. Disa nga strategjitë më të zakonshme janë përsëritja, organizimi, elaborimi dhe përdorimi i mjeteve të jashtme të kujtesës. Ky është një moment ku prindërit mund të kontribuojnë natyrshëm.
Përsëritja
Përsëritja (e ndërgjegjshme) është një mjet i zakonshëm kujtese. Kur fillojnë ta përdorin fëmijët përsëritjen? Në një studim, fëmijët e klasës së parë, të cilëve iu ishte thënë se do t'iu kërkohej të kujtonin një sekuencë fotografish, u ulën dhe pritën derisa t'ju kërkohej ky informacion. Nga ana tjetër, fëmijët e klasës së dytë dhe të tretë lëviznin buzët dhe pëshpëritnin, pra përsërisnin materialin.
Rrjedhimisht, nuk ishte surprizues fakti se fëmijët më të rritur e kujtuan materialin më mirë se më të vegjlit. Kur eksperimentuesit iu kërkuan fëmijëve t'i emërtonin fotografitë me zë të lartë kur i shihnin për herë të parë (një formë përsëritjeje), ata e kujtuan radhën më mirë. Fëmijëve që iu mësua të përsërisnin, e aplikuan teknikën në situatën imediate, por jo në situata të reja.
Studime më të vona tregojnë se edhe disa fëmijë të moshës 3-6 vjeç e përdorin përsëritjen. Ndonëse ka më të ngjarë që të përsërisin gjashtëvjeçarët krahasuar me trevjeçarët, ata trevjeçarë që përsërisin, mund ta mbajnë mend një listë ushqimesh po aq mirë sa gjashtëvjeçarët. Fëmijët mbi 6 vjeç mësojnë dhe përdorin teknika më të sofistikuara, të cilat renditen në vijim.
Shiko fotografinë 1725957
Organizimi
ثshtë më e lehtë ta kujtosh materialin nëse e organizon në kategori. Të rriturit zakonisht e bëjnë këtë automatikisht. Fëmijët nën 10-11 vjeç zakonisht nuk e përdorin spontanisht organizimin; por ata mund të mësohen ta bëjnë këtë, duke imituar të tjerët.
Nëse shohin fotografi të rreshtuara në mënyrë rastësore, për shembull të kafshëve, mobilieve dhe rrobave, ata nuk i organizojnë mendërisht artikujt në kategori. Nëse iu tregohet sesi të organizojnë, ata i kujtojnë fotot po aq mirë sa dhe fëmijët më të rritur; por ata nuk e përgjithësoj në këtë në situata të tjera.
Përpunimi
Për të ndihmuar veten që të kujtojmë artikuj, ne mund t'i lidhim së bashku në një skenë apo histori të imagjinuar, sipas një strategjie të quajtur "përpunim". Për shembull, që të mbajmë mend të blejmë limonë, salcë dhe peceta, ne mund të përfytyrojmë një shishe salce mbi një limon, me pecetat gati për të fshirë salcën e derdhur.
Ka më shumë gjasa që fëmijët më të rritur ta përdorin përpunimin spontanisht, krahasuar me më të vegjlit. Këta të fundit kujtojnë më mirë kur dikush tjetër i krijon përpunimet për ta. Për shembull, një nënë, duke dëshiruar që Emi, 6 vjeçe e gjysmë, ta ndihmojë atë të blejë kafe dhe sallatë, i tha Emit ta vizualizojë të ëmën duke bërë kafe dhe duke përzier sallatën në të njëjtën kohë. Kështu, Emi i kujtoi artikujt dhe imazhin edhe disa ditë më vonë.
Shiko fotografinë 1725958
Mjete të jashtme të kujtesës
Teknikat më të përdorura si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit, përfshijnë të kujtuarit nga diçka jashtë personit. Ju shkruani një numër telefoni apo shqiptimin e një fjale të re, bëni një listë, lidhni një fije në gisht, vini alarmin e orës ose i kërkoni dikujt t'ju kujtojë. Edhe fëmijët e kopshtit e njohin vlerën e mjeteve të tilla të jashtme dhe teksa rriten, i përdorin ato më shumë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top