Mbani gjithmonë tri gjëra me vete..

Arfenilla

Themelues i Forumit
Këshilla e plakut të mençur
\




559924_244226992384037_1605118850_n.jpg

Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:
- O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.
- Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir ne te. Ju këshilloj, kur te jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.
Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.
- Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.
- Që me te ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.
- Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
- Ta peshoni me te fjalën para se ta flitni, tha plaku.
- Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
- Që me te ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku .

Mesazhe L.T
 
Thot nje shprehje, tvjetrit ngoj fjalet e jo p*****et :D
E drejtë si shprehje, po tani e kemi përmbysur, bëjmë të kundërtën. Tani të vjetrit i quajmë të prapambetur e të gabuar, e dëgjojmë po....ët e të rinjve.
 
E kush qe morali I fabules....dmth kur ta cajne Koken te tjeret mbaj keto 3 gjera perdori dhe pastaj leri prap te ta cajne Koken? lol

Bo e banalizova temen edhe ketu por eshte e thelle si mendim gjithsesi kjo qe sapo shtova... ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top