Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbahet ne Tirane Konferenca Ipeshkvore e Europes

Tirana mbledh gjatë tre ditëve të ardhshme presidentët e Konferencave ipeshkvnore katolike të gjithë Evropës. Lajmi është konfirmuar nga "Radio Vatikani", sipas të cilit, duke nisur që nga data 29 shtator deri më 2 tetor, do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, mbledhja plenare e këtyre ipeshkvijve.

"E në kryeqytetin e Shqipërisë tashmë gjithçka është gati për pritjen e punimeve të Asamblesë së ardhshme Plenare të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, e cila do të zhvillohet me ftesë të arqipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit dhe Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita", citon media e njohur e Selisë së Shenjtë.

Duke shtuar se pas vizitës historike të të Lumit Papa Gjon Pali II në prill të vitin1993, takimi i Këshillit të Konferencave Katolike Ipeshkvnore Evropiane (CCEE) do të përbëjë, sipas Kishës lokale shqiptare, ngjarjen kishtare më të rëndësishme të këtyre viteve të fundit për Shqipërinë, kjo edhe për numrin e madh të kardinajve dhe të ipeshkvijve që do të marrin pjesë në këtë takim të rëndësishëm kishtar evropian.

Ndërkaq, bëhet me dije paraprakisht se një delegacion i kësaj konference do të zhvillojë një takim me presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe me kryeministrin Sali Berisha.

Në vitin që shënon 40-vjetorin e Këshillit të Konferencave Katolike Ipeshkvnore Evropiane (1971-2011) (CCEE ), përvjetor ky që do të kremtohet në një mbledhje të veçantë në Romë më 22 nëntor të këtij viti, Presidentët e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, anëtarë të këtij organizmi (CCEE) do të zgjedhin Presidencën e re të CCEE për pesëvjeçarin 2011-2016 (nga plenarja në plenare). Në detyrën e Presidentit dhe të dy Zv-Presidentëve kanë të drejtë zgjedhjeje të gjithë Presidentët e Konferencave Ipeshkvnore aktualisht në detyrë.

Për të përcaktuar kontributin e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës për Sinodin e ardhshëm të Ipeshkvijve mbi temën e Ungjillëzimit të ri, thirrur nga Papa Benedikti i XVI për tetorin e 2012 në Vatikan, Këshilli i Konferencave Katolike Ipeshkvnore Evropiane (CCEE) u ka dërguar një pyetësor Konferencave ipeshkvnore me qëllimin për të mbledhur e për të nxjerrë në dritë ide, situata e propozime mbi temën e Ungjillëzimit të ri.

Në Tiranë, reflektimi mbi këtë temë i është besuar Jean Luc Moens, koordinator i përvojës së misioneve qytetare të kryeqyteteve evropiane, që do të ketë për detyrë të sintetizojë përgjigjet që kanë arritur këtyre javëve në Këshillin e Konferencave Katolike Ipeshkvnore Evropiane (CCEE), dhe imzot Salvatore Fisichellës, Presidentit të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e Ri.

Gjatë punimeve, ipeshkvijve do t'u bëhen të ditura edhe rezultatet e takimit të Sekretarëve të Përgjithshëm që është zhvilluar në qershorin e kaluar në Vilnius (Lituani) pikërisht mbi këtë temë. Takimi i Tiranës do të përbëjë rastin për një punë të përbashkët mbi këtë temë për të gjitha Konferencat Ipeshkvnore të Evropës para Sinodit të Ipeshkvijve.

Gjithashtu do të paraqiten rezultatet e takimit të 11-të të Presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Juglindore dhe të takimit të 13-të të Ipeshkvijve të Kishave katolike të ritit Oriental.

Gjatë takimit do të propozohet e do të diskutohet kalendari i aktiviteteve të Këshillit të Konferencave Katolike Ipeshkvnore Evropiane (CCEE) për vitin 2012, mes të cilave do të nënvizohen: Simpoziumi i ardhshëm i ipeshkvijve të Afrikës e të Evropës (Romë, 13-17 shkurt 2012) dhe Kongresi mbi katekezën (Romë, 7-10 maj 2012).

n.e/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back