Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Matura shtetërore, sot testi i letërsisë me 25 pyetje

48188_3.jpg

Tirane-Nisin ethet e provimeve për maturantët. Gjatë ditës së sotme, rreth 43 mijë gjimnazistë kanë matur njohuritë e tyre në provimin e parë me detyrim, atë të Letërsisë, provim i cili ka zgjatur plot 2 orë e 30 minuta. Ai përmbante 25 pyetje, të cilat sipas autoriteteve të arsimit, ishin shkëputur nga programet mësimore. Sipas Rregullores së përgatitur nga specialistët e arsimit provimi i maturës Shtetërore 2012, të detyruara dhe me zgjedhje, nisi në orën 10:00.

Testi për secilin nga provimet e detyruara përmbante 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë. Në total nga ky test maturanti duhet të grumbullojë 50 pikë. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje të tjera janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.

Në total maturanti duhet të grumbullojë nga provimi me zgjedhje 40 pikë. Rregullorja përcakton se provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secili prej tyre, ndërsa provimet me zgjedhje do të zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provim të MSh vetëm një lëndë, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do të përfundojnë në orën 13:00. Gjithashtu sipas rregullores provimi të zhvillohet në mjedise të veçanta si dhe maturantët apo kandidatët mbetës në provimet e maturës shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sezonin e dytë. Matematika është provimi i dytë me detyrim ku maturantët do të testohen më 16 qershor, ndërsa provimet me zgjedhje do të zhvillohen me datë 30 qershor.

Shqiptarja
 
Titulli: Matura shtetërore, sot testi i letërsisë me 25 pyetje

MASH - Matura Shtetërore

Websiti i Ministris Arsimit dhe Shkences.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back