Materniteti i Bulqizës pa sallë operacioni e pa gjinekologë, nëna humb trinjakët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Materniteti i Bulqizës pa sallë operacioni e pa gjinekologë, nëna humb trinjakët

inkubacioni-2_0-768x576.jpg

Gruaja shtatzënë shkon në spital për lindur por mungonte gjinekologu dhe trinjakët e saj humbin jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku gruaja shtatzënë me trinjak E., Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës por aty është përballur me mungesën e një gjinekologu. Mësohet se nëna ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe pas kësaj janë shfaqur komplikacionet në dy foshnjat e tjera.

Drejtuesit e spitalit të Bulqizës kanë njoftuar në Tiranë për të kërkuar ndihmën e gjinekologu dhe pas marrjes së informacionit është nisur një helikopter së bashku me mjekun. Pavarësisht kësaj, nëna ka humbur tre fëmijët sepse ka qenë tepër vonë. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut.

Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, atëherë një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës. Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet e lindjes që është nisur në spital.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)
 
Ja tmerri i rradhes. :(

Me keto probleme te merret ai kok derri i qeverise.
E jo me rritje taksash e shantazhe fovie ndaj qytetarve.
 
T'Krefja shtetin e nons ?

Per nje shtatzene, aq me shume me barre trenjak, nuk eshte gjendje me siguru minimumin e nje shtatzenie te qete. Keto raste me bejne te ndjehem me turp qe jam shqipetar. Kjo nuk eshte per te qare por per te vajtuar me kuje.

Shtet muti.
 
E kuptoj irritimin ,por pakujdesia e nenes ap duhet me ia cu gjinekologun ne shpi.
Ajo zone ,ose me sakte ato zona , nuk kane nje ndergjegjesim persa i takon lindjes apo shtatezanive.

Nuk di nese kjo nene ka bere ndonje eko deri sa arriti ne ate faze...
 
E kuptoj irritimin ,por pakujdesia e nenes ap duhet me ia cu gjinekologun ne shpi.
Ajo zone ,ose me sakte ato zona , nuk kane nje ndergjegjesim persa i takon lindjes apo shtatezanive.

Nuk di nese kjo nene ka bere ndonje eko deri sa arriti ne ate faze...

Po Mone e kuptoje ama nje shtet normal nuk munde te toleroje qe te vdesin tre qytetar te rinje qoft kjo edhe nga pakujdesia e nje nene. Ta haje dreqi nje cukel popull jem e keto gazeta muti marrin lajm edhe per nje puthje e nuk marrkan mundin me sensibilizu per trenjaket.
 
Gjera te tilla kitrra ndodhin e ne tirane ,mes mjekesh....
Dhe besoj edhe ne bote....
 
Ja prisni se ju ben gati nje spital 3D krieministri e fap ne facebook… dhe me pas shpetuam gjithe.. LOL :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top