Arfenilla
Themelues i Forumit

Matematikani i famshëm dhe fitues i اmimit Nobel John Nash, beteja e të cilit me shizofreinë është shfaqur në filmin e njohur holivudian ‘A Beautiful Mind’ (Mendja e bukur), në të cilin e aktronte Russel Crowe, ka zbuluar se është në prag të një zbulimi vetëm disa ditë para vdekjes tragjike në aksident komunikacioni.
Nash javën e kaluar në moshën 86-vjeçare e ka pësuar me bashkëshorten e tij Alicia (82) në taksi nga aeroporti me rastin e kthimit nga Norvegjia. Miku i tij, matematikani i pranuar Cardic Villani ka deklaruar se Nash disa ditë para kësaj i ka thënë se ka zbuluar zëvendësimin për formulën e Einsteinit të teorisë së relativitetit,
Vilanni ka deklaruar për The Times se Nash ia ka sqaruar zbulimin e tij, për të cilin konsideronte se do të ndihmojë në shpjegimin e gravitetit kuantik. Teoria e relativitetit e Einsteinit shpjegon se gravitacioni është pasojë e lakueshmërisë së hapësirës e kohës.B tetova