Masuleh, fshati pa rruge e pa makina ku ecet mbi cati

! - !

Once upon a time...
Një fshat pa rrugë dhe pa makina, ku ecet në këmbë mbi çatitë e shtëpive. Bëhet fjalë për Masuleh, një fshat i cili ndodhet në Iran dhe ku arkitektura është vërtetë e çuditshme, aq sa fqinjët takohen me njeri tjetrin mbi çatitë e shtëpive.


Një ndërthurje mes antikes dhe modernes, Masuleh është një vend ku heshtja nuk mbizotëron, pasi fëmijë dhe të rritur kalojnë mbi shtëpitë e njeri tjetrit.


Ndodhet në 1000 metër lartësi dhe fare pranë vargmalit të Albroz. Duke mos qenë një terren shumë i butë për banim, banorët menduan që ti ndërtonin shtëpitë njeri mbi tjetrin, në mënyrë që çatitë të shërbenin si torotuar.
Çatitë janë prej druri dhe muret prej argjili, por pavarësisht kësaj deri më tani nuk ka pasur asnjë incident, shkruan noa.al.
Së fundmi turistët kanë shfaqur interes për këtë fshat, i cili përfaqëson një atraksion të vërtetë. Masuleh në versionin e tij të vjetër u ndërtua rreth 1000 vite para lindjes së Krishtit, por u braktis për shkak të rrëshqitjeve.
Në vitin 1990 një tërmet dëmtoi një pjesë të fshatit dhe banirët u munduan që ta rindërtonin në një mënyrë spektakolare, shoqëruar me lule të shumta në dritare. Për të mbërritur në Masuleh nisja bëhet nga Fuman, i cili ndodhet 45 minuta larg me minibus. /a.y/noa.al/
Shiko fotografinë 1700669Shiko fotografinë 1700670
Shiko fotografinë 1700671
Shiko fotografinë 1700672
Shiko fotografinë 1700673
Shiko fotografinë 1700675
Shiko fotografinë 1700676
 
Duket kaq piktoresk dhe i mahnitshem.
Por pyetja qe me vjen ne mendje eshte: -Si do jene kushtet e jeteses brenda ndertesave?!
 
Duket kaq piktoresk dhe i mahnitshem.
Por pyetja qe me vjen ne mendje eshte: -Si do jene kushtet e jeteses brenda ndertesave?!
Drita po duken se kan..tjerat mbase jan me te lehta..nga foto duket si piktur,po kshtu nga afer jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top