Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Maska ilire prej floriri

Maska ilire prej floriri
Shiko fotografinë 1726153Në vitin 1999 gjatë një vizite në Muzeun Arkeologjik të Selanikut u befasova kur pashë një objekt arkeologjik të jashtëzakonshëm. Një përkrenare ilire me maskën prej floriri së një të vdekuri. Datimi: Viti 520 para Krishtit. ثshtë gjetur në ishullin e Rodit në Egje. Dekani i arkeologjisë shqiptare Hasan Ceka ka studiuar tipologjinë e përkrenares ilire, të fiksuar dhe si simbol numizmatik në monedhat ilire. Përkrenarja ilire ndryshon nga përkrenarja atike, korintike, apo romake. Kjo është sqaruar përfundimisht. Gjeografia e gjetjeve të përkrenareve ilire është e madhe: që në veri të Adriatikut, në ishujt grekë, në Olimp, në Delf deri në Azinë e Vogël. Në Shqipëri është gjetur koleksioni më i madh, që përfshin afro 30 copë. Në pikat e skajshme këto përkrenare kanë shërbyer edhe si ex-voto, dhurata blatimi për zotat paganë. Një arsye tjetër është edhe shtegtimi i luftëtarëve ilirë gjatë aventurave të mëdha të betejave antike. Tek monedhat ilire të Shkodrës figura e përkrenares simbolizon pushtetin mitik të hyut të luftës, Medaurit. Tek Pafka e Selcës (Shekulli i III para Krishtit) imazhi i kalorësit është i armatosur me përkrenare dhe mburojën ilire me simbole rrethore të kultit të Diellit. Mbas kalorësit është Kadmi mitik i shndërruar në një gjarpër dragua me fuqi mbrojtëse, ktomike.

Nga Dr. Moikom Zeqo

Përkrenarja ilire është e realizuar me derdhje në kallëpë gonderikë të bronzit të shkrirë. Mbi pjesën e sipërme, mbi ballë deri poshtë qafës ka qenë vendi ku fiksohej kreshta me qime kali, pjesë e heraldikës dhe ceremonialit paraqitës vizual. Standardi i përcaktuar i kësaj përkrenare dokumentohet që nga epoka arkaike (shekulli i VIII para Krishtit) deri në pushtimin romak (shekulli II para Krishtit).

Le të rikthehemi tek përkrenarja me maskë floriri. ثshtë një ekzemplar i rrallë dhe i mrekullueshëm. Ilirët e shekujve Vi-V para Krishtit e kanë njohur zakonin princëror dhe ritual të maskave prej floriri për fytyrat e të vdekurve, zakon ky i njohur nga egjiptianët dhe kretasit, madje edhe nga babilonasit dhe kinezët. Në fshatin shqiptar Trebenisht pranë Ohrit janë zbuluar disa maska floriri sipas tipologjisë kreto-mikenase, të shekullit VI para Krishtit.

Rasti i këtij shkrimi është absolutisht i veçantë maska prej floriri është e ngjitur me përkrenaren, duke formuar një kokë skulpturore arti.
Maska është bërë sipas tipareve të princit ilir, duken vetullat, qepallat e mbyllura, hunda e hijshme dhe buzët e zgjatura për të respektuar kanonin e “buzëqeshjes arkaike” , që e kanë statujat e epokës së artit arkaik.

Maska tregon se i vdekuri ka qenë i ri, s’ka mbajtur as mustaqe, as mjekër. Fytyra është çuditërisht e bukur, për ankthin funebror, ngjan si njeriu që ka mbyllur qepallat, duke medituar dhe që përpiqet të sjellë ndër mend diçka, ndoshta gazmore, harenë e jetës dhe “buzëqesh” . Natyrisht kjo përshtypje është krejt virtuale, një iluzionizëm estetik. Në muzeun arkeologjik të Selanikut ky objekt quhej thjesht “ilir” disa përkrenare ilire të gjetur në Olimp kanë edhe mbishkrime si p.sh. “Verzo, i biri i Grabonit” (emra ilirë), që i ka studiuar H. Kunze.

Maska prej floririt e ilirit pa emër është identiteti i tij antropologjik (si fotografia e pasaportave të sotme). Dimë tashmë fytyrën, por jo si quhej. Qe rinor, i bukur, por fytyra e vërtetë është zhdukur, ekuivalentit të saj prej floriri ka mbijetuar.

Kjo maskë floriri flet për profesionistët, pra artistët e floririt. Ishte një subjekt ku praktika nderuese lidhet me historinë e hershme të artit. Rrallë ka ndodhur që fytyra e një iliri t’i jetë përcjellë shekujve dhe së ardhmes në këtë mënyrë speciale, me anë të modelimit identik dhe shndritës së floririt.

Nga : Revista Mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back