! - !
Once upon a time...
Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, është liruar nga paraburgimi. Mediat kosovare raporton se lajmi konfirmohet nga avokati i tij mbrojtës, Asdren Hoxha.
”Burdushi” ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në muajin nëntor të vitit 2019. Ai ishte dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë për veprën penale “mashtrim”.
Ai akuzohej se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë pasurori për vete apo për personin tjetër, e mashtroi dhe i premtoi Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, kundrejt 2000 eurove.
Sot.com.al