Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mashkulli mund te prodhoje qumesht

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
5 fakte befasuese që nuk i keni ditur për trupin e mashkullit/ Ata mund të prodhojnë qumësht.


Trupi mashkullor përmban në vetëvete, shumë fakte surprizuese. Disa prej tyre mbeten të paditura jo vetëm nga femrat, por edhe nga vetë meshkujt. Këto 5 fakte të përgatitura më poshtë, do t’ju bëjnë ta shihni mashkullin në një tjetër këndvështrim.


1 – Ata plaken ngadalë – Po, meshkujt edhe pse nuk i intereson shumë ky fakt, ata kanë aftësinë që të plaken më ngadalë se femrat. Kolagjeni në fytyrën e tyre fillon të zbehet me hapa më të ngadalta se sa te femrat. Ka të bëjë edhe fakti që meshkujt nuk përdorin kremra apo produkte kozmetike për fytyrën e tyre.


2 – Ata kanë aftësinë të prodhojnë qumësht – Po, meshkujt kanë qelizat ashtu si edhe femrat për të prodhuar qumësht nga gjoksi. Por në rastin kur mashkulli fillon të nxjerrë vërtet qumësht, kjo quhet një lloj anomalie e cila ka nevojë për kujdes mjeksor. Kjo ndodh kur në trupin e tyre ka shumë sasi të hormonit prolaktin, i cili është përgjegjës për këtë gjendje.


3 – Rënia e flokëve është genetike – Shumë meshkuj me kalimin e moshës fillojnë të humbin flokët, dhe kjo është për ta një prej gjërave më të këqia. Por kjo është e trashëgueshme dhe përveç transplantit, nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër.


4 – Ata përjetojnë sindroma paramenstruale – Mund t’ju duket pafund e habitshme, por 26% e meshkujve në botë përjetojnë në disa periudha të caktuara, atë që quhet “sindroma paramenstruale”. Gjatë kësaj periudhe ata bëhen më të ndjeshëm, më të irrituar dhe janë gjatë gjithë kohës të uritur. Ka raste që ata kanë edhe dhimbje barku. Mos e besoni po deshët.


5 – Molla e Adamit – Ajo gunga e vogël në qafën e meshkujve, quhet “Molla e Adamit”, dhe është përgjegjëse për kordat e vokalit. Falë saj, meshkujt kanë zërin e trashë dhe kjo është arsyeja se përse femrat nuk e kanë.

Mapo
 
Po ka femra qe kane zerin e trashe, por se kane mollen e adamit...si ka mundesi kjo?
 
Po ka femra qe kane zerin e trashe, por se kane mollen e adamit...si ka mundesi kjo?

Ua me kujtove njere ne klase qe kish zerin e trashe
Nje dite erdh ne klase ( te pare o te dyte) dhe kishte nje spec te kuq ne fytyre sa dolen ata ngjiteset...me camcakeza
Nje ta pa zysha lltau lltau e kuqi me shume :P
 
Mendoj qe tek te dy fazat e qumshtit dhe priudhes para-mestruale,jane veti dhe pergjegjes te hormonve femrore qe tek kjo katagori meshkujsh prodhohet me shumic,ose me shume se normalia qe duhet te kete organizmi mashkullor.
 
Po ka femra qe kane zerin e trashe, por se kane mollen e adamit...si ka mundesi kjo?

Ka edhe meshkuj qe e kane mollen e Adamit por e kane zerin si Elvana Gjata.

Po qumeshtin si, qysh ne?
Ka mbetur vetem te na vijne edhe ato.
 
Epo aspak per tu cudit jo,ketu po mbesin e shtatzene :P ahaha ,ne fakt per ate renien e flokeve dikur shumices se meshkujve u binin floket ndersa tani sikur eshte rralluar si fenomen!!!
 
Epo aspak per tu cudit jo,ketu po mbesin e shtatzene :P ahaha ,ne fakt per ate renien e flokeve dikur shumices se meshkujve u binin floket ndersa tani sikur eshte rralluar si fenomen!!!

Dikur ka pase burra, jo si keta qe prodhojne qumesht:D
 
Kjo eshte bullshit. Qe foshnja ne bark femija ne momentin qe percaktohet seksi meshkujt stopojne te zhvillojne gjendrat e qumeshtit prandaj dhe meshkujt skane cica si femrat.

Po thuj duhet te shiten dhe gazetat me kto budalliqe.
 
Kjo eshte bullshit. Qe foshnja ne bark femija ne momentin qe percaktohet seksi meshkujt stopojne te zhvillojne gjendrat e qumeshtit prandaj dhe meshkujt skane cica si femrat.

Po thuj duhet te shiten dhe gazetat me kto budalliqe.
Perderisa ka njerez qe i gjurmojnë, i lexojne dhe i reklamojne keto lloj "lajmesh" e "studimesh", pse te mos kete? :P
Ketu ne forum ka tonelata me "lajme" e "studime" te tilla, me tituj bombastike..
 
Do e hap një fermë të qumështit, do e titull "Qumësht Vetoni".

I mirë e i lirë, pa yndyrë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top