Mashkulli i gjorë

Lauri

Anunnak
GjinitëSipas psikiatrit londinez të fëmijëve dhe të rinjve, Sebastian Kraemer, mashkulli është gjinia me më tepër sëmundje, më i ndjeshëm dhe më nevrik.

Lufta e gjinive nis që në çastin e krijimit. Në fillim duket sikur mashkulli ka përparësi: spermat që mbajnë kromozomin mashkullor Y notojnë më shpejt kështu që edhe embrione mashkullore krijohen më tepër. Por duke filluar që nga ky çast gjërat shkojnë tatëpjetë: Faktorë të jashtëm, si stresi në të cilin ndodhet ama kur pllenimi i vezës nis të zërë vend, pakëson ndjeshëm numrin e synuesve "meshkuj" në mitër. "Nga kjo mund të kuptojmë se embrioni mashkullor është më i ndjeshëm se ai femror" thotë Kraemer.
Edhe pas pllenimit të vezës të metat e paralindjes kapin më tepër meshkujt sesa femrat: dëmtimi i trurit dhe shtyllës kurrizore, cene në organet pjellore dhe gjymtyrë, lindje të parakohshme ose të vdekur që në lindje janë më të shpeshta ndër djem. Ata lindin me një peshë më të vogël sesa vajzat dhe kanë një kohë zhvillimi që shkon nga katër deri gjashtë javë më prapa asaj të vajzave.
Djemtë reagojnë më fuqishëm emocionalisht ndaj mjedisit.
Një shoqëri si ajo shqiptare që kërkon nga meshkujt të tregohen "burra të fortë" i bën djemtë që me vitet të mësojnë të krijojnë njëfarë mburoje të jashtme.
Ndoshta është presioni i shoqërisë që i bën meshkujt ta kenë vështirë të mësojnë të sillen.

Me pubertetin fillon edhe koha e besimit të tepruar në vetvete, duke nënvleftësuar situatat e rrezikshme, ose duke i shkaktuar vetë ato.
Aksidentet, vetëvrasjet, rrahjet, grindjet e dhunshme por edhe eksperimentet me alkohol dhe drogë ndeshen më shpesh ndër djem.

Më vonë në jetë meshkujt kapen më shpesh nga sëmundjet si diabeti, ulçera në stomak, kancer në mushkëri apo sëmundje të enëve të gjakut. Ndonëse sëmundjet depresive ndeshen më shpesh tek gratë, meshkujt janë më tepër të prirur të bëjnë vetëvrasje si dhe kanë një jetëgjatësi më të shkurtër se të femrave. Meshkujt janë gjithashtu më shpesh të varur pas alkoholit apo drogës.
Kur meshkujt sëmuren, nuk i bien prapa vehtes: injorojnë shenjat paralajmëruese të sëmundjes, tek mjeku nuk kanë qejf të shkojnë dhe e bëjnë këtë gjë vetëm kur sëmundja është bërë serioze. Arsyeja përse mashkulli nuk ka qejf të tregojë shqetësimet e tij është se do të shfaqej si "i varur" dhe "i dobët" në sytë e botës.

Vajzat e kanë më kollaj për të mësuar se meshkujt. Vajzat studente janë në të gjitha fushat më të dalluara se meshkujt studentë. Në rangjet shpirtërore, literalo-verbale si dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve femrat i lënë meshkujt prapa.
I vetmi drejtim ku meshkujt prijnë në mënyrë të dukshme është në orientim dhe në aftësinë e organizimit të hapësirës.

Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimi: Surfmed
 
Titulli: Mashkulli i gjorë

Nuk ka rendesi shpejtesia e spermatozoidit...por rendesi kan konditat qe ai gjen tek femra..sepse vetem ne diten e ovulimit(nqs behet fekundimi) eshte e favorizuar formimi i nje embrion mashkull. Nqs eshte 1 dite para ose nje dit mbrapa ovulimit atehere eshte i favorizuar formimi i nje embrioni femer.
Pra shancet jan 2:1 per femrat.

Dhe ne lidhje me artikullin, meshkujt duhet te kuptojne qe nuk i ben BURR: nqs nuk qahen, nqs nuk vene tek dok kur i dhemb dicka, nqs tradhetojne....por eshte mese normale te shprehen lirshem sic bejne femrat, dhe nqs kan krijuar nje familje ti perkushtohen asaj.
 
Pe: Mashkulli i gjorë

Une thash do ishte nga nje barcalete kjo....na doli nje perralle me nastradinin LOL LOL kush e studjoje kete punen e adoleshences mashkullore...se ka shume burime kohet e fundit.
 
Pe: Mashkulli i gjorë

hhahahahahahahahahahahahaaahaha cna ka gjet me kto studimet e fundit ca nuk po na nxjerrin hej zot beje mbar :p:p:p
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top