Charles Kane ka lindur si mashkull. I pakënaqur me gjininë e tij, u bë grua. Por, këtu u komplikua e gjitha.
Duket se manjati britanik 50-vjeçar ka gjetur më në fund lumturinë. Nuk e gjeti në sukseset e biznesit, në jahtin me vlerë disa milionësh, e as në ndryshimin e gjinive, por në atë që më në fund gjeti personin, që e pranon ashtu si është, njoftojnë mediet britanike.
Pas divorcit nga gruaja, me të cilën ishte e martuar 12 vjet dhe me të cilën ka dy fëmijë, Charles u bë i pasigurt në vet, duke vendosur të ndryshojë gjininë. Për këtë vendosi për ndryshimin e gjinisë dhe në vitin 1997 u bë Samantha.
Për shkak të zhgënjimit të përjetuar si Samantha, Charles në vitin 2004 (pas 7 vjet si femër), u bë përsëri mashkull. Operimet e ndryshimit të gjinisë i kanë lënë pasoja afatgjata, dhe ndër të tjera, trupi i Charles nuk mund të prodhojë më testosteron.
Duket se Charles nuk ka më arsye për ndryshimin e gjinisë, pasi ka gjetur dashurinë e vërtetë, e cila e pranon të tashmen dhe të shkuarën e tij. ثshtë fejuar me Victorian (28) pas lidhjes njëmujore, ndërsa martesa pritet më vonë.