Masakra e 4 shkurtit ’44 në dokumentet gjermane

Dr. Marenglen Kasmi


Raport ditor i Divizionit 297, XXI A.K:

3.2.44

“[…] Gjatë pasdites komunistët organizuan atentate ndaj drejtuesve nacionalistë. Ndër ta ishin edhe ministri Deva dhe Cakrani (Kadri). Si pasojë, grupimet nacionaliste planifikojnë gjatë natës kryerjen e një kundëraksioni. Gjenerali komandues (gjerman) urdhëron për trupat (gjermane) në Tiranë rritjen e nivelit të sigurisë duke udhëzuar gjithë trupat dhe instancat gjermane të qëndrojnë larg këtij konflikti […]”

AQFA, Fondi Komanda Gjermane, V. 1944, D. 2, F. 115.

Masakra e 4 shkurtit 1944, në të cilën humbën jetën 84 qytetarë të Tiranës, është vazhdim i reprezaljve dhe terrorit të ushtruar nga pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, të drejtuar nga Ministri i Brendshëm, shqiptari nga Mitrovica, Xhaferr Deva. Xhaferr Deva ishte një nga kontaktet më të hershme të gjermanëve në Kosovë. Xhaferr Deva ishte Ministri më i fuqishëm në qeverinë kuislinge shqiptare. Me mbështetjen dhe besimin e gjermanëve, ai kishte liri të plotë veprimi. Deva ndërmerrte veprime duke u konsultuar vetëm me gjermanët dhe ishte plotësisht në shërbim të tyre. Madje, në shumë raste nuk njoftonte as kryeministrin Mitrovica, e aq më pak regjentin, Mehdi Frashëri.
kadri1.jpg
Parë në një plan të parë, duket se shkaku i kryerjes së kësaj masakre ishte kryerja e disa atentateve të komunistëve kundër Xhaferr Devës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Kadri Cakranit në datën 3 shkurt 1944. Nëse bëjmë një analizë më të zgjeruar të situatës në Shqipëri në këtë kohë dhe duke u konsultuar me dokumentet gjermane, vërejmë se ka lidhje ndërmjet ngjarjes së 4 shkurtit, reprezaljeve të trupave milicore të ministrit Deva dhe operacioneve të gjermanëve dhe ballistëve kundër lëvizjes partizane në periudhën

Xhaferr Deva
Xhaferr Deva
Kadri Cakrani
Kadri Cakrani
Nëntor 1943-Shkurt 1944. Pra, organizimi i masakrës së 4 shkurtit, nuk ishte vetëm një hakmarrje personale e Xhaferr Devës, por nëse citojmë dokumentet gjermane, ishte një aksion i grupimeve nacionaliste.

Operacioni i Dimrit

Prej nëntorit 1943, ushtria gjermane kishte filluar të zhvillonte operacione të koordinuara për të asgjësuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Dimri i egër në male, mungesa e ushqimeve, veshmbathjeve dhe medikamenteve, detyrimi i shpeshtë dhe i mundimshëm për të lëvizur nga një rajon në tjetrin, për të mos u rrethuar nga gjermanët, e kishin çuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare në një situatë tepër të vështirë. Madje edhe vetë Enver Hoxha e pranon në një letër të Marsit 1944 drejtuar Nako Spirut se, gjatë dimrit, partizanët thuajse ishin shpartalluar, madje në Veri të Shqipërisë ai e konsideronte Lëvizjen Nacionalclirimtare plotësisht të likuiduar. ثshtë e mirëdokumentuar në burimet arkivore gjermane, që në këto operacione gjermanët ndihmoheshin edhe nga ballistët, vlera e të cilëve sipas gjermanëve ishte relative. Ata ishin mjaft të dobishëm për njohjen e terrenit dhe rrugëve, por kjo vlerë reduktohej gjatë luftimeve, sepse ata ushtarakisht ishin më të dobët se partizanët.
xhaferr-deva.jpg
Ndonëse në Operacionin e Dimrit, nëntor 1943 – shkurt 1944, gjermanët nuk arritën të shuanin plotësisht lëvizjen partizane, gjithsesi ata arritën t’i detyronin partizanët të kalonin në pozicion mbrojtës dhe të kufizonin zonat e influencës së tyre politike dhe ushtarake. Këto zhvillime mundësuan një stabilizim të përkohshëm të situatës politike të qeverisë së Rexhep Mitrovicës dhe po ashtu e forcuan te ta shpresën e ruajtjes së pushtetit pas largimit të gjermanëve nga vendi.
Hermann_Neubacher.jpg

Në këtë kuadër, në fund të janarit 1944, u zhvillua një takim ndërmjet Mehdi Frashërit, Xhaferr Devës dhe komandantit të forcave balliste Kadri Cakrani, i cili mbante nofkën “i tmerrshmi”, si rezultat i brutalitetit që e karakterizonte atë. Synimi i takimit ishte zgjerimi i kabinetit Mitrovica, duke përfshirë në të edhe tre anëtarë të Ballit Kombëtar. Me këtë lëvizje Balli Kombëtar, tashmë që sipas gjasave lëvizja komuniste thuajse ishte asgjesuar plotësisht, shpresonte të zgjeronte zonën e tij të influencës dhe të kishte kësisoj shanse më të faksimilet okokmira, për të qeverisur vendin pas largimit të gjermanëve. Për këtë zhvillim, Neubacher i raportonte më 13 shkurt 1944 Ministrit të Jashtëm gjerman, von Ribbentrop si më poshtë: “[….] Hyrja e ministrave të rinj në qeveri nuk është e rëndësishme. Balli Kombëtar, i cili u krijua si një organizatë kundër okupacionit italian dhe ishte solidarizuar me kundërshtarët tanë (britanikët), deri tani nuk pranonte të mbante hapur përgjegjësi. Përfshirja e disa burrave në qeveri, të cilët janë përfaqësues të këtij fronti, është rezultat i luftës sonë të përbashkët me përkrahësit e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut, të cilët të armatosur prej nesh luftojnë kundër partizanëve të kuq. Bashkëpunimi i Wehrmacht-it tonë me formacionet e Kadri Cakranit në Shqipërinë e Jugut rezulton tepër i suksesshëm deri tani. Javën e kaluar dështoi një atentat i komunistëve kundër Cakranit, ku mbeti i vrarë nipi i tij”.

Dr. Marenglen Kasmi. historian
Dr. Marenglen Kasmi. historian
E favorizuar nga heshtja e detyruar e lëvizjes partizane, qeveria Mitrovica filloi një sërë reformash politike, për të forcuar pozitat e saj brenda vendit. Në sektorin administrativ u riorganizua aparati qeveritar dhe u riaktivizua gjyqësori. Paralel me këto zhvillime u morën edhe masa të rrepta kundër lëvizjes komuniste dhe përkrahësve të tyre. Motoja e Ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva ishte: “Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror! Nuk do të përtërihet shteti shqiptar as me gjykata, as me anketa, as me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… për t’u vendosur në tërësi paqa, duhet të përdoret thellësisht terrori… Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”.
Hermann_Neubacher.jpg
Kjo deklaratë e Ministrit Deva, është botuar në Gazetën “Bashkimi i Kombit” në datën 4 shkurt 1944. Gjithsesi shenjat për një radikalizim të masave kundër komunistëve, përkrahësve të tyre dhe lëvizjes partizane kishin filluar që prej fillimvitit 1944, kur regjenti Mehdi Frashëri mbajti një fjalim përshëndetës për Vitin e Ri.

Gjatë fjalimit ai e vendosi theksin në luftën e hapur dhe pa kompromis kundër komunistëve. Sipas tij, likujdimi i plotë i komunistëve ishte shumë i afërt. Më tej ai dënonte “terrorin dhe agjentët e huaj, të cilët helmonin rininë dhe me metoda lindore kriminele kërkonin të shkatërronin kulturën perëndimore”. Ky fjalim, ishte nga njëra anë i mbushur me nota propogandistike kundër komunistëve, të cilët ai i quante “të futur nga të huajt për të filluar luftën vëllavrasëse” dhe nga ana tjetër ishte plot thirrje për të pranuar pushtimin gjerman, duke argumentuar se “gjermanët ishin kalimtarë dhe e respektonin pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë”.

Pas këtij fjalimi, qeveria filloi të merrte masa më konkrete. Konsulli gjerman në Tiranë, Schliep raporton më 4 janar 1944 Neubacher-it: “[…] Qeveria ka bërë me dije se, trupat policore kosovare (bëhet fjalë për regjimentin Kosova) kanë kryer aksione spastrimi në rajonin e Tiranës dhe kanë arrestuar 50 persona. Në Shkodër janë arrestuar 35 persona dhe po ashtu janë sekuestruar materiale propogandistike dhe armë”.
FOTO4.jpg
Hermann Neubacher
Hermann Neubacher
Më tej, në datën 31 janar 1944, Neubacher telegrafon nga Beogradi në Berlin si më poshtë: “Në Shqipëri aksioni antikomunist ka pësuar zhvillime të dukshme. Terrori, në të cilin ishin përfshirë shtresa të gjera të popullit, ka humbur ndjeshëm terren, si pasojë e goditjeve të pamëshirshme që ka pësuar. Marshimi antiterrorist i Ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva, së bashku me 1500 kosovarët e tij, në Prizren, Shkodër dhe Tiranë, asgjësimi i terroristëve të Shkodrës nëpërmjet një aksioni të veçantë antiterrorist, lufta e pandërprerë e bandave të Ballit Kombëtar kundër komunistëve në Shqipërinë e Jugut, të cilët ne i furnizojmë me armë dhe municione si edhe aksione të tjera të forcave nacionaliste në Shqipërinë Veriore dhe Lindore, i kanë dëmtuar rëndë kundërshtarët komunistë dhe e kanë ndërprerë ndjeshëm terrorin e deritanishëm, i cili bazohej mbi frikën e popullsisë. Popullsia e ka rifituar përsëri guximin të kundërshtojë ndihmën që kërkojnë prej tyre komunistët. Nëpërmjet këtyre zhvillimeve, qeveria ka fituar simpati.

Duke qenë se forcat tona ushtarake përkrah detyrës për ruajtjen e vijës bregdetare, nuk mund të marrin pjesë në një shkallë të gjerë edhe në ruajtjen e sigurisë së brendshme për territoret në thellësi, mobilizimi i forcave nacionaliste kundër aksioneve komuniste vazhdon të mbetet për ne një detyrë me rëndësi vendimtare”.
xhafer-deva005.jpg
Siç e lexojmë në dokumentin e mësipërm, masat kundër lëvizjes partizane që ndërmerrte qeveria, i shërbenin në plan të parë pushtuesve gjermanë, të cilët motivonin më tej qeverinë që të mobilizonte sa më shumë forca nacionaliste në luftë kundër partizanëve të kuq, siç i quanin ata. Sigurisht që në krye të këtyre aksioneve qëndronte ministri i Brendshëm, Deva.

Masakra e 4 shkurtit

FOTO4Në fillim të muajit shkurt, si kundërpërgjigje ndaj arrestimeve të kryera dhe Operacionit të Dimrit të ndërmarrë nga ushtria gjermane dhe forcat nacionaliste, komunistët në qytetin e Tiranës kryen disa atentante të koordinuara ndaj eksponentëve kryesorë nacionalistë dhe bashkëpunëtorë të gjermanëve, siç ishin Deva dhe Cakrani. Në historiografinë komuniste, këto atentate nuk pranohen të jenë kryer. Por, në raportin ditor të Divizionit 297, XXI A.K, të datës 3.2.44 shkruhet se “(…) Gjatë pasdites komunistët organizuan atentate ndaj drejtuesve nacionalistë. Ndër ta ishin edhe ministri Deva dhe Cakrani (Kadri). Si pasojë, grupimet nacionaliste planifikojnë gjatë natës kryerjen e një kundëraksioni. Komandanti i Përgjithshëm (gjerman) urdhëron për trupat (gjermane) në Tiranë rritjen e nivelit të sigurisë duke udhëzuar gjithë trupat dhe instancat gjermane të qëndrojnë larg këtij konflikti (…)”

Në këto aksione të komunistëve ndaj bashkëpunëtorëve të gjermanëve, mbeti i vrarë një xhaxha i Ministrit Deva dhe një nga nipërit e Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, të cilët shërbenin si rojet e tyre. Objektivat e atentateve i shpëtuan sulmit.

Si shpagim ndaj këtij sulmi, Ministri i Brendshëm dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, bazuar në një listë që u përgatit prej tyre me ngut në pasditen e 3 shkurtit, vranë duke gdhirë 4 shkurti, 84 qytetarë të Tiranës. Viktimat nuk ishin të gjithë komunistë, shumica e tyre ishin qytetarë të thjeshtë.

Pavarësisht se ende nuk është e qartë nëse për këtë aksion ishin vënë në dijeni kryeministri Mitrovica, Regjenca dhe drejtuesit e tjerë të Ballit Kombëtar, përfshirja e këtyre dy eksponentëve të lartë në këtë masakër ështe tepër kompromentuese si për qeverinë, ashtu edhe për Ballin Kombëtar. Fakti që, pas masakrës, nuk pati asnjë prononcim të tyre, por ngjarja kaloi në heshtje, i kompromenton ata. Edhe nëse ata nuk do të ishin dakort me këtë masë ekstreme, qetësia e fituar në Tiranë pas masakrës, ndonëse për pak kohë, ishte një zhvillim pozitiv për ta. Këtë gjë e vërtetojnë edhe dokumentet gjermane. Në një telegram që Neubacher i dërgon Berlinit më 17 shkurt 1944, pra 13 ditë pas masakrës, shkruhet: xhafer-deva005“Zhvillimet në Shqipëri mund të konsiderohen ende si të përshtatshme. Shkatërrimi i bandave komuniste vazhdon ende. Edhe në Tiranë u shkatërrua aparati i Partisë Komuniste nëpërmjet aksioneve spastruese të ndërmarra pa kompromis nga forcat nacionaliste. Qeveria fiton terren, ngritja e Policisë dhe Xhandarmërisë vazhdon, çka premton konsolidim të mëtejshëm të situatës. […]

Pse u krye kjo masakër?

Masakra e 4 shkurtit ndaj popullit të Tiranës është një ndër ngjarjet e hidhura të mbetura në kujtesën historike edhe sot, pas 71 vitesh. Sot ka edhe interpretime, të cilat e shikojnë këtë ngjarje vetëm si një hakmarrje personale të ministrit Deva, pas atentatit që ju bë atij. Sigurisht që edhe ky është një motiv – ndonëse makabër! Por, nëse bazohemi në dokumentet gjermane, kjo masakër ishte një vazhdimësi e aksioneve për llogari të gjermanëve dhe qeverisë shqiptare, të drejtuara nga ministri Deva. Këto aksione kishin filluar nga Peja, Prizreni, Shkodra e tash kishin zbritur në Tiranë. Me atentatet e kryera ishte dhënë shkaku për të terrorizuar edhe popullsinë tiranase. “Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”, - ishte motoja e Xhaferr Devës. Përgjithësimi që Deva i bën terrorit, është më shumë se hakmarrje personale. Ajo që e rëndon situatën është përfshirja në këtë aksion edhe e forcave të Ballit Kombëtar dhe heshtja e qeverisë Mitrovica dhe Regjencës.

Gjermanët, siç e lexojmë edhe më lart, nuk e konsideronin më në këtë kohë të rëndësishme përfshirjen e përfaqësuesve të Ballit Kombëtar në qeverinë Mitrovica. Përfshirja e Cakranit në këtë masakër mund të ishte edhe një tregues i besnikërisë së tij ndaj gjermanëve, për të bindur Neubacher-in të miratonte përfshirjen e anëtarëve ballistë në kabinetin qeveritar.

Po ashtu janë të njohura kontradiktat e Xhaferr Devës me Mehdi Frashërin, thuajse qysh prej krijimit të qeverisë. Këto mosmarrëveshje ushqeheshin nga fakti se, regjenti Frashëri, kërkonte të ushtronte sundimin e tij i pandikuar nga instancat e tjera, ndërkohë që Deva në situatën që po kalonte vendi, synonte, e sidomos kur kërkohej një ndërhyrje e shpejtë, të kishte dorë të lirë për të marrë masat që diktonte situata. Sipas gjermanëve, Mehdi Frashëri nojbaherkarakterizohej në përgjithësi nga një qëndrim oportunist, ndërkohë që Deva, si eksponenti kryesor i përfaqësimit të linjës gjermane në Shqipëri, mbështeste pa ekuivok kërkesat dhe interesat gjermane. Masakra e kryer ishte një përgjigje e shpejtë ndaj sulmeve të komunistëve dhe ndoshta siç kishte ndodhur edhe herë të tjera, ministri Deva u konsultua vetëm me gjermanët për kryerjen e këtij aksioni. Sigurisht që gjermanët nuk mund të ishin kundër këtij aksioni. Ata u mjaftuan vetëm me mbikqyrjen e situatës – zelli i shqiptarëve mjaftonte!

Kjo ngjarje do të mbetet pjesë e kujtesës historike të popullit shqiptar. ثshtë e parëndësishme nëse në këtë natë u vranë apo jo 84 persona, siç hera-herës vihet në dyshim sot. Edhe një person po të kishte rënë viktimë, do të ishte shumë. ثshtë e turpshme që këtë masakër e bëri shqiptari ndaj shqiptarit dhe akoma më e turpshme, kur njëra palë është në shërbim të pushtuesit të huaj dhe bën terror kundër popullit të saj. Edhe këtë radhë gjermanët ja arritën më së miri “t’i nxirrnin gështenjat nga zjarri, me duart e shqiptarëve”. Ky terror nuk e arriti qëllimin e tij, pra të trembte popullsinë që ajo të distancohej nga lëvizja nacionalçlirimtare. Përkundrazi, Lëvizja fitoi akoma më shumë terren. Kësisoj, nacionalizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore bëri një hap tjetër të madh drejt dështimit të tij, duke ja “lehtësuar” edhe më shumë ardhjen në pushtet Enver Hoxhës pas lufte.
nojbaher.jpg
dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top