Masakër në një kishë në Teksas, 27 të vdekur e 30 të plagosur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Masakër në një kishë në Teksas, 27 të vdekur e 30 të plagosur

046AC02F-F37F-4F88-8C0D-B78E8DAA143E_w1023_r1_s.jpg


Të paktën 27 të vdekur dhe 30 të plagosur është bilanci i shkaktuar nga një person i armatosur në Teksas të SHBA-së. Ngjarja katastrofale ka ndodhur gjatë shërbimeve të së dielës në një kishë. Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County.

Raportohet se personi i armatosur hyri në kishë në rreth 11:30 të orës lokale dhe filloi të qëllonte me armë zjarri. Ndërsa edhe autori është qëlluar për vdekje nga policia. Në vendin e krimit mbërritën helikopterë për të transportuar të plagosurit në spital. Ndërsa agjentët e FBI nisën hetimin për këtë sulm. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm të armatosur.

Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar një komisioner i policisë, raporton BBC. Sulmuesi ka hyrë në kishë rreth orës 11:30 (koha lokale), në një Kishë Baptiste në shtetin Vilson dhe ka filluar të shtënat. ثshtë raportuar se pas sulmit është vrarë edhe sulmuesi.

Agjentët e FBI-së kanë arritur në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk dihen motivet e sulmuesit. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka thënë se “lutjet tona janë me ata që janë lënduar nga ky akt djallëzor. I falënderojmë zbatuesit e ligjit për përgjigjen e tyre”.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmes Twitterit ka thënë: “Zoti qoftë me njerëzit e Teksasit. FBI dhe zyrtarët tjerë ligjorë janë në vendin e ngjarjes. Jam duke monitoruar situatën nga Japonia”.

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top