Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një kope e tërë drerësh është shfarosur në atë që mund të quhet “masakër natyrore”. Më tepër se 300 drerë të egër janë vrarë nga një rrufe në Norvegjinë qendrore.

Agjencia e Mjedisit në Norvegji ka publikuar edhe pamjet e drerëve fatkeq të cilët janë të shtrirë të pajetë në një zonë të vogël në malin e Hardangervidda.

Sipas agjencisë janë 323 kafshë të ngordhura, përfshirë këtu edhe 70 këlyshë, 5 prej të cilëve nuk kanë ngordhur menjëherë, por nuk i kanë mbijetuar dot plagës së shkaktuar nga rënia e rrufesë.

Tragjedia e kafshëve mendohet të ketë ndodhur gjatë stuhisë të së premtes në Norvegji.

/ Top Channel

1472484102_1.jpg


1472484130_2.jpg


1472484141_3.jpg


1472484149_4.jpg


1472484160_5.jpg
 
Titulli: Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Po t'mire o Zot !!!

Duken sikur jane helmuar te gjithe, e jo ti kete vrare rrufeja
 
Titulli: Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Po t'mire o Zot !!!

Duken sikur jane helmuar te gjithe, e jo ti kete vrare rrufeja

Po pra Lover,se une me sa di qe kur isha femije,rrufeja nje dy bageti te imta mund te vrase,por gjithe kete kope,habitshem pak.
 
Titulli: Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Oh sa gjynah :(
Po tani si do vije babagjyshi i Vitit te Ri ee?
Si?
 
Titulli: Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Ndoshta kan qene ne kope shume afer njeri-tjetrit dhe ka patur shkrepje rrufeje te madhe magjithate Qeveria Norvegjeze po zhvillonte hetimet per cdo gje te mundshme.

Ajo qe me beri pershtypje ishte se ne ate mal ishin 10.000 drere.
 
Titulli: Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Sa gjynaf :(
Mvjen m keq per kafshet qe rrezikojn jeten ne natyr.
 
Titulli: Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Mund te jete ndonje justifikim nga dikush. Nese nuk gaboj, mbytja e drereve eshte e ndaluar me ligj andej. Hajt te themi rrufeja i mbyti. Ndoshta po gaboj por...njerezit sot jane bere aq te pameshirshem kur eshte ne pyetje leku, po e mbyt njeriun, lere me kafshen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top