Martesa në maje të malit!

Tuana

Nada é por acaso!
f1_13-martesa1384345756.jpg


Njihet si “metodë alpiniste“ dhe vlen vetëm për alpinistët me përvojë dhe të përgatitur.

Por, asnjëherë më parë nuk është menduar se në lartësitë e mëdha malore, mund të realizohej ndonjë ceremoni martesore.

Po sikur kjo metodë martesore të jetë më në trend tani?

Kështu, një çift ka arritur të organizojë një model të tillë martesor për zogjtë e dashuruar, të cilët do të lidhnin kurorë në një lartësi prej 3000m në një ishull.

Ky çift ka kaluar ditën e tyre të martesës pa praninë e miqve dhe familjarëve të tyre në parkun kombëtar “Lost Arrow Spire”, në luginën Yosemite të Kalifornisë.

Në majën më të vështirë për tu arritur, nusja është ngjitur përmes një litari të fortë që të arrijë te pika ku do të martohej.

Fotografitë mahnitëse për të dokumentuar këtë ngjarje të lumtur dhe njëkohësisht tmerruese, ishin realizuar nga fotografi Ben Horton, i cili po qëndronte së bashku me çiftin, derisa po ngjiteshin në mal.

“Ishte vështirë të realizoheshin fotografitë. Edhe pse po qëndroja për një kohë të gjatë në atë majë, emocionet rrëqethëse që ndjehen në atë lartësi, nuk largohen kurrë”, tha Horton./k.net/
13_Martesa2.jpg
 
Back
Top