Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet

Love

βeℓℓe â๓e
INDI- Në një kohë kur shumë pak martesa i rezistojnë kohës, 107-vjeçari Karam dhe gruaja e tij, 100-vjeçarja Katari Chand, vërtetojnë se dashuria e përjetshme ekziston.

60017.jpg


اifti indian, i cili ka 8 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa, kanë 86 vite të martuar, periudha më e gjatë që njihet për një burrë dhe një grua së bashku.

Ata thonë se çelësi i suksesit qëndron në përkujdesjen për njëri-tjetrin në çdo mënyrë të mundshme.

“Unë e bëj për të qeshur gruan time gjithmonë. Kjo është mënyra ime e të qenit romantik. Thonë që e qeshura të zgjat jetën dhe duke qenë se ne jemi ende gjallë, duhet të jetë e vërtetë. E dua shumë gruan dhe do më pëlqente të jetoja edhe 80 vite të tjera me të”, shpreh Karam, citon Kosovapress.

Ndërsa Katari thekson: “Unë gjithmonë kujdesesha të gatuaja mirë për të, të përgatisja ushqime të shëndetshme. Jemi vegjetarianë dhe gjithmonë kemi konsumuar perime të freskëta.”

Tashmë çifti pret që Guiness të zyrtarizojë rekordin e tyre. Rekordi aktual është një martesë 82-vjeçare.
Burimi: ballkanweb
 
Pe: Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet

Akoma sjane merzit keta LOL
 
Titulli: Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet

Po sa mire ku ti gjesh ato cifte dhe pse ne ate moshe jan aq te lumtuar dhe vazgdojne ta duan njeri-tjetrin bravo
 
Pe: Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet

Keta ne kete moshe do kene rrjedh nga truri tani,e se kuptojne qe duhen te ndahen LOL
 
Back
Top