Titulli: Martesa dhe besimet fetare....
Martesa e muslimanes me jomuslimanin
Martesa e muslimanes me jomuslimanin -I ndalohet muslimanes të martohet me jomuslimanin qoftë ithtar i Librit apo jo. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë: “Mos i martoni idhujtarët derisa të besojnë!” (El-Bekare, 221) Për besimtaret emigrante, thotë: “Nëse vërtetoni se ato janë besimtare atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to!” (Mumtehine, 10). Meqë nuk ka përjashtim për ithtarët e Librit, atëherë për të gjitha muslimanet martesa e tillë është e ndaluar. Islami lejon muslimanin të martojë hebraiken ose të krishteren por nuk e lejon muslimanen të martohet me ndonjërin prej tyre, ngase burri është shtylla e shtëpisë, më i fuqishëm se gruaja dhe përgje- gjës ndaj saj. Islami garanton besimin e gruas që është ithtare e Librit në martesën me muslimanin dhe i respekton të drejtat e saj në përgjithësi, mirëpo asnjë fe tjetër nuk i garanton të drejtat e gruas që i takon fesë tjetër e as lirinë e besimit të saj, si p.sh. Krishterimi dhe Hebraizmi. Pra, si ta rrezikojë Islami ardhmërinë e muslimaneve dhe t’i gjuajë në duart e atyre që nuk e nderojnë fenë e tyre si dhe nuk i mbrojnë të drejtat e tyre?! Në bazë të kësaj, nënkuptohet se burri obligohet të respektojë besi- min e gruas së vet për të patur mirëkuptim në jetë. Muslimani beson në origjinën e Hebraizmit dhe Krishterimit si fe qiellore, pa marrë parasysh devijimet. Ai beson në Tevratin e Inxhi- lin si libra të shpallur nga Zoti, ashtu siç beson në Musain dhe Isaun si pejgamberë të Zotit. Pra, ithtarja e Librit jeton në kraharorin e njeriut që respekton fenë e saj, Librin e saj dhe Pejgamberin e saj, bile nuk ka iman nëse vepron ndryshe, kurse hebreu apo i krishteri nuk e pranojnë as Islamin, as Librin e Islamit e as Pejgamberin e Islamit; pra si mund të jetojë muslimania në atë rreth, kur dihet se ajo ka obligime fetare, farze e vaxhibe, hallalle e harame!? ثshtë e pamundshme që muslimania ta mbrojë nderin e saj fetar dhe ta mbrojë fenë e saj kur ballafaqohet drejtpëdrejt me burrin e saj? Kështu arsyetohet edhe qëllimi i Islamit që ndalon martesën e mus- limanit me idhujtare. Meqë Islami refuzon idhujtarinë dhe totemiz-
176 Hallalli dhe harami … min në mënyrë kategorike, atëherë si do të ketë qetësi, dashuri e harmoni midis tyre?! Bashkimi i këtyre dyve i ngjan fjalës së një poetit arab antik që thotë: اfarë martese bën Suhejli me Thurejjen,
Zoti i gëzoftë, të dy harmoni s’mund të kenë
Kur ndahet, ajo është shamite,
e Suhejli kur ndahet, është jemenas!?
Kete shkrim e noxora nga libri Hallalli dhe Harami per te gjithe motraat myslimane.
Martesa me gratë që janë ithtare të Librit
Kur’ani lejon martesën me gratë që janë ithtare të Librit, si p.sh. me hebraiket dhe të krishteret, ngase ka një trajtim të posaçëm ndaj ithtarëve të Librit dhe i konsideron ithtarë të fesë qiellore, pa marrë parasysh devijimet dhe ndryshimet që i kanë bërë. Ashtu siç lejohet
174 Hallalli dhe harami … ngrënia e ushqimit të tyre, gjithashtu lejohet edhe lidhja martesore me gratë e tyre. Zoti i Madhëruar thotë: “Sot i lejuam për ju ushqimet e mira dhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të Librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gra të ndershme besimtare dhe (gra) të ndryshme nga ato të cilave u është dhënë Libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo amoralitetin dhe jo si dashnore ilegale”. (Mâide, 5). Kjo është një pasqyrë e tolerancës islame, e cila nuk mund të haset te asnjë fe tjetër qiellore. Edhe pse ithtarët e Librit akuzohen për kufër e humbje, i lejohet muslimanit të martohet me ithtaren e Lib- rit. Ajo vazhdon në fenë e saj qiellore por në të njëjtën kohë është edhe grua e (muslimanit), amvise në shtëpinë e tij, qetësi për shpir- tin e tij, ruajtëse e sekreteve të tij dhe nënë e fëmijëve të tij. Kur Zoti flet rreth çështjes së martesës dhe fshehtësirave të saj, thotë: “Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe midis jush krijoi dashuri e mëshirë”. (Er-Rrûm, 21). Këtu vlen të cekim se për muslimanin më shumë preferohet martesa me muslimanen e devotshme se sa me muslimanen që e pranon Islamin vetëm si trashëgim nga prindërit e vet. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë: “Merre atë që është fetare dhe do të jesh i lumtur!”1 Nëse e njohim këtë gjë, atëherë do të kuptojmë se për muslimanin më e mirë do të ishte martesa me ndonjë muslimane se sa me ithtaren e Librit. Në qoftë se muslimani frikohet nga pasojat që i lë kjo martesë në besimin e fëmijëve të tij ose në sjelljet e tyre, atëherë obligohet të veprojë me mençuri dhe të largohet nga ky rrezik. Në qoftë se numri i muslimanëve është i vogël (në mërgim), atëherë preferohet që të ndalohet martesa me jomuslimane, ngase në qoftë se ndodh e kundërta, atëherë nënkuptohet se shumë femra musli- mane do të mbeten të pamartuara. Meqë, në këtë mënyrë shoqëria islame dëmtohet, atëherë dëmi i tillë mund të largohet me suspen- dimin gradual të këtij lejimi.
JUsuf Kaardavi