Marsi i lavdisë edhe i Krenarisë po vjen...

Aguero

Anëtar Aktiv
“Po të kishte çmim Nobel për liri ai do t´i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij”.(Bernar Kushner).
Dhe, vërtet, pse nuk ka çmim Nobel për Liri?! Derisa ka për paqe!


Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë,në Prekazin e Ahmet Delisë, të Tahir Mehes dhe familjes së Jasharëve.Prandaj duhet ta mbajm qëndrimin e drejtë e të guximshëm ndaj UاK-së, të perkulemi pran varrit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe dëshmorëve tjerë që na e sollen lirinë, që sot e gëzon populli.

Shkruan: Kadri Gërvalla

Ushtria اlirimtare e Kosovës solli kualitet të ri në mendjen e çdo shqiptari për, Atdheun, lirinë dhe jetën. ”Nëse vepra e Adem Jasharit është themel i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, rënia e tijë është konsolidimi dhe pathyeshmëria e saj. Asnjë vepër, sado meritore që të jetë, e komandantëve apo e gjeneralëve legjendarë, s´mund të krahasohet me pavdekësinë e komandantit legjendar-mobilizimin masiv në radhët e UاK-së dhe suksesin e luftës çlirimtare”.

Dëbora e fundit në fillim të marsit të vitit 1998, nuk arriti ta ruaj dot bardhësinë e vet në Kosovë. Sikur i erdhi rënd natyrës së Kosovës,ta mbante plafin e bardhë të pandotur, nga tmerret që po ndodhnin në çdo pjesë të saj atëbotë.
Bardhësia e saj u skuq nga gjaku i viktimave të pafajshme shqiptare të cilet, të masakruar nga dora barbare dhe bishat serbe, njomen token e Prekazit. Mëngjesi i asaj dite kobzezë zbardhi për ti marrë jetërat e mëse 50-antarëve të Prekazit, te cilët s´kishin faj tjeter, pos që flisnin shqip, frymonin shqip, dhe luftonin s´bashku në Kullë, me Komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamzë Jasharin dhe me Shaban Jasharin,te cilet mbeten në Panteonin e pavdeksisë.
Pas një lufte te gjatë dhe te lavdishme të Jasharajve, qielli u turbullua dhe filloi te bie shi. Pikat e shiut mbi faqet e qdo shqiptari u bashkuan me lotet qe nuk kishin te ndalur, per te degjuar të vertetën se a vdiç Adem Jashari. U bë një mjegull e fjalëve rreth jetes, ose vdekjes se tij, pra ai ishte ne te dy anet e jetes, edhe ne mes të gjallëve,dhe mes heronjve, por shpirti me thoshte se ai kursesi nuk mund të kishte vdekur.

Adem Jashari dhe familja e Jasharajve ishin bër tash Legjendë e re mbarshqiptare.Adem Jashari dhe familja e Jasharajve , u bën nje nga simbolet e qendresës, por edhe vet Adem Jashari ishte simbol i kesaj familjeje.

Me vdekjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit disa mendonin se rezistenca ne Kosovë nuk mundë te zgjas as dy ditë. Por ndodhi ajo qe duhet ndodhun, UاK-ja e beri edhe nje simbol më shumë Adem Jasharin. Trimat e Lirisë u forcuan dhe u shtuan çdo ditë, qindra vullnetar nga mbar Drenica, viset tjera te Kosoves dhe nga Diaspora, erdhen dhe u perkulen pran varrit te ADEM JASHARIT, u betuan se luften do ta vazhdojnë, dhe se amanetin Komandantit do ja qojnë ne vend.
“Drenicë jemi me ju” brohoritëshin njerzit nga mbare Kosova dhe Diaspora, kaluan fusha, male detëra, dhe thyen kufi, per te ardhur ne Drenicë pran Kulles qe ishte berë qendresë e luftes e mese 50-antareve te familjes Jashari. Këto Kulla mbeten Legjendë trimërie në Prekazin e Ahmet Delisë,në Prekazin e Tahir Mehes,dhe te familjes Jashari.
Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë, në Prekazin e Ahmet Delisë të Tahir Mehes dhe familjes së Jasharëve. Prandaj duhet ta mbajm qendrimin e drejtë e të guximshëm ndaj UاK-së, të perkulemi pranë varrit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe deshmorëve tjerë që na e sollën këtë liri që sot e gëzon populli.
Lufta e UاK-së, dhe roli i Komandantit Legjendar Adem Jashari, për epokën e re është i pazëvendësueshëm.
Në 12-vjetorin e rënies heroike në altarin e Lirisë,të Komandantit Legjendar Adem JASHARIT dhe Jasharajve, kjo ditë na eshtë e fresket me zinë e saj, por edhe e fresket me luften dhe qendresën heroike te Komandantit te UاK-së, të madhit ADEM JASHARIT, që e ndryshoi historinë, per ta shkruar nje histori te lavdishme ,te drejt me gjakun qe rrjedh nga nje gurrë, qe nuk do shterron kurrë. Kosova është berë shtet, falë gjakut te derdhur brezë pas brezi, dhe te luftes heroike te UاK-së. Epopeja e UاK-së, dhe heroizmi i Jasharajve kujtohet ne Kosovën shtet, prandaj në këtë 12- vjetor, do e kujtojmë me epitetin më të lartë Epopenë e UاK-së, dhe Komandantin legjendar Adem Jasharin kudo qe jemi,ne Kosovë dhe diasporë.

Lavdi jetes dhe vepres së Komandantit Legjendar ADEM JASHARIT, dhe gjithë familjës të Jasharajve.

94901.jpg
 
Titulli: Marsi i lavdisë edhe i Krenarisë po vjen...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Marsi i lavdisë edhe i Krenarisë po vjen...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Marsi i lavdisë edhe i Krenarisë po vjen...

„DJEMTE E MI I KANE TE GJITHA, VEC LIRIA U MUNGON“, I THA SHABAN JASHARI KRYEPOLICIT SERB

Rifat Jashari: Baba Shaban, ka qendruar gjate tere kohes ne kulle me te gjithe anetaret e tjere te familjes. Policia perforcohet pastaj me mjete te tjera luftarake, helikoptere, qene te ushtrise dhe futen ne oborrin e shtepise sone. Kur futen brenda, njeri prej kryeoficereve te policise serbe e pyet baben Shaban:“Te kujt jane te gjitha keto shtepi dhe pasuri?“ „Te miat dhe te djemve e nipave te mi“, ia kthen babai, ndersa oficeri serb i drejtohet pastaj babes me pyetje te tjera:“A kane mend keta djemte e tu qepo luftojne, kur i kane te gjitha keto te mira?“-Po, i kane te gjitha, veç liri nuk kane, i kishte thene baba Shaban, ndersa menjehere pas kesaj, policet e godasin baben sepse nuk u kishte pelqyer pergjegjia dhe mosperfillja qe ai u kishte bere atyre. Perveç babes, policset e godasin edhe Lulzimin , djalin e Ademit qe atehere ishte shume i ri pasi qe kur ata i bien babes, Lulzimi reagon dhe nis te kacafytet me policet.
Policia i mrrin peng 27 anetaret e familjes tone, bashke me 3 nipa te cilet kishin qelluar te ne ate nate ndersa te gjithe meshkujt, prej Fitimit e larte, dmth. ata qe i kishin mbi l3 vjet dhe i nxjerrin me duare te lidhura perjashta ne bore, para tankut.
Policet e qesin po ashtu nenen tone si mburoje perpara duke dashur te hyjne ne shtepi, sepse kishin menduar se Ademi eshte brenda. Nena i kishte thene njerit prejj policeve:“Hiqmu qafe more qen, çka po fshehesh pas meje“. „Kur frikesohesh dhe s`ta mban, pse ke ardhe ne Prekaz?“ i kishte thene policit serb nena jone. Me vone, policia i leshojne femijet, ndersa baben dhe disa fqinje tane i marrin me vete ne polici. Une se kam takuar as Fehmi Aganin e as Anton Kolen, apo te tjeret, por me kane thene se kishin qene dhe biseduar me udheheqesit e policise serbe ne Skenderaj. Krejt ato bisedat qe jane bere atehere, i kane bere Ademi dhe Hamza me aktivistet e asaj kohe. Une nuk jam perzier fort ne ato pune. Por , lajmin se eshte arritur ndermjetesimi neve na e kane sjellur Gani Syla, Jakup Krasniqi, Gani Koci dhe aktivistet e tjere. Ata na thane: „serbet po terheqen, por kini kujdes se keta mund te kthehen prape... Ju duhet te jeni ne gjendje gatishmerie“.

I dergojne ne stacionin e policise ne Mitrovice dhe baben atje e mbajne 48 ore, duke i bere maltretime te medha. Derisa ngjarja zhvillohej ne shtepine tone, ne e shihnim nga distanca se çka po ndodh, por nuk kishim mundesi te gjuanim ne policine serbe sepse ata i mbanin familjaret tane si mburoje. Ne kete sulm kane marre pjese vetem police serbe, sepse shqiptare nuk kishte ne polici. Ka marre pjese edhe nje polic rom.

Zeri: Ne nderkohe, çka mendonit te benit ju burrat e armatosur?


ADEMI VENDOSI QE NESE POLICIA NUK TERHEQET NGA PREKAZI TA SULMOJNE STACIONIN E POLICISE NE SKENDERAJ

Rifat Jashari: Ne filluam ta bejme nje plan si ta sulmojme ne mbremje stacionin e policise sepse nuk e dinim ende se policia serbe e kishte ndermend te terhiqet. Ademi mori per detyre me shoket e vet qe ta sulmojne stacionin e policise, ndersa neve te tjereve, na mbeti qe t`i sulmojne policine ne Prekaz, sepse ne lagjen tone ishin 1O tanke. Ishte ideja se sulmi do te perhapet, por nuk kishte mjaft arme ne radhet tona. Disa njerez kishin arme, por nuk kishin sa duhet municion. Me kujtohet njeri tha:“Une i kam nje 4OO-5OO copa fisheke dhe po shkoje menjehere t`i marre“. Pas nje kohe na erdhi urdheri me „u terheqe“, sepse thoshin qe edhe serbet po pranonin te terhiqen nga fshati. Erdhen menjehere Fadil e Ilaz Kodra, Sahit Jashari e disa te tjere. Ne i kishim dy automatike, revolet dhe disa bomba. Menjehere kane filluar te vijne njerez te armatosur nga Prekazi , nga te gjitha anet e Drenices dhe me gjere. U mbush mali. Secili qe kishte ardhur, kishte arme ne dore. Disa prej tyre me kane thene:“merre Rifat komanden dhe udheheqe luften“, ndersa une iu thashe se nuk ben pa ardhur nje vendim i ketille prej institucioneve tona te larta sepse, ne nuk e dime si i vie fundi. Une u tregova burrave se sa i perket familjes sone, une e marre kete pune mbi vete, por lufta mund te perhhapet dhe une s`mundem te marre pergjegjesi per gjera me te medha.

Zeri: Kush u trgoi per kete dhe kush e ndermjetesoi punen e terheqjes?

Rifat Jashari: Kishte ar dhur ne Prekaz nje delegacion nga Prishtina ne te cilin gjendej profesori Fehmi Agani, Anton Kolaj, etj, te cilet kane kontaktuar dy-tri here me stacionin e policise ne Skenderaj derisa i kane lejuar qe te vijne. Ata kane qene si ndermjetesues te terheqjes. Policia u kishte thene atyre „nese terhiqen ata, do te terhiqemi edhe ne“. Ata pra, e kishin fjalen per ne burrat e armatosur qe kishin arritur ne Prekaz.

Zeri: A i takuat ju Fehmi Aganin dhe tjeret qe ndermjetesuan?

Rifat Jashari: Une s`e kam takuar as Fehmi Aganin e as Anton Kolen, apo te tjeret, por me kane thene se kishin qene dhe biseduar me udheheqesit e policise serbe ne Skenderaj. Krejt ato bbisedat qe jane bere ateheree , i kane bere Ademi dhe Hamza me aktivistet e asaj kohe. Une nuk jam perzier fort ne ato pune. Pra nuk u perzieva as rreth ndermjetesimit.
Por, lajmin se eshte arritur ndermjetesimi neve na e kane sjelle Gani Syla, Jakup Krasniqi, Gani Koci dhe aktivistet e tjere. Ata na thane:“Serbet po terhiqen, por kini kujdes se keta mund te kthehen prape....Ju duhet te jeni ne gjendje gatishmerie“. Bile na thane se eshte mire qe disa prej nesh te qendrojme fshehurazi neper shtepi te ndryshme per disa dite.

Zeri:Kush ishit ne grupin qe duhej te qendronit fshehurazi?

Rifat Jashari: Une, Ademi, Hamza, Ilaz e Fadil Kodra, Sahit Jashari, Jakup Nura, Jetullah Geci, Ilmi Zeka, Gani Syla, Ramiz Lladrovci dhe disa te tjere nga Prekazi e Polacci. Me Gani Kocin shkuam ne shtepine e tij, dhe atje e nxori Ademin nga dhoma per te biseduar diçka. Ganiun , deri ne kete ngjarje se kisha njohur veq se kisha degjur per te. Ka biseduar diçka me Ademin sepse qellimi i tij ishte qe te na strehoje ne te treveua, Hamzen e Ademin, por Ademi i tregon Ganiut se rrjeti i tij tashme ishte zgjeruar dhe i tregon edhe per funksionimin e tij.
Prej aty kemi shkuar drejt ne Obri te Ilmi Zeka bashke me Ramadan Gashin e Jetullah Gecin. Pra naten e pare pas sulmit ne Prekaz e kemi bere ne Obri te Ilmiu, te dyten te Jakup Krasniqi ne Negroc prej nga aty kah ora 2 apo 3 pas mesnates kemi shkuar te Shaban Shala, te i cili kemi ndejte nja lO apo me shume dite. Aty kane ardhur Gani Syla, Jakup Krasniqi dhe te tjere qe si kam njohur dhe kane biseduar per situaten qe ishte krijuar ne ate kohe. Prej shtepise se Shaban Shales, Jakup Krasniqi me te vellain dhe Azem Syla
Me kane shoqeruar per ne Prizren te Alush Shala. Keta jane kthyer ne Drenice ndersa une pastaj kam vazhduar per ne Gjermani. Qe te kthehem per ne Gjermani me ka shtyre Ademi, sepse une nuk doja te kthehesha me atje ne Gjermani, por ai nguli kembe dhe me tha: „a e ben mend se 3O anetaret e tjere te familjes duhet te mbahen“. Sa kam qendruar te Alush Shala, me kane ndihmuar shume shoket e tij, nje Sefe Morina dhe te tjere, te cilet ma kane gjetur lidhjen dhe me kane percjellur deri ne Shqiperi. Prej Shqiperise , pastaj shkova ne Gjermani.
Atehere po largohesha nga Kosova me ndjenjen se ne Kosove me kthim prapa s`ka dhe lufta filloi. Pas sulmit te 3O dhjetorit l99l, une u ktheva ne Gjermani ndersa jeta e Ademit e Hamzes vazhdon ne ilegalitet te plote per 8 vite. Ata vazhdojne te punojne per zgjerimin e rrjetit te armatosur drejt krijimit te nje ushtrie e cila me vone edhe do te krijohet dhe do te quhet „Ushtria Clirimtare e Kosoves“(UCK).

BESEN PO UA JAP, NESE KERSET NE PREKAZ, KA ME KERSITE NE KREJTE KOSOVEN, U THOSHTE SHABAN JASHARI POLICEVE SERBE”

Pse njerezit e politikes kishin frike te takoheshin me Adem Jasharin? Kah furnizohej Ademi me arme? Pse Ademi thoshte:“Politikanet e kane punen e vet, ne luftetaret tonen“? Pse Hamza thoshte qe akademiket tane jane ne gjume?

A u pagezua UCK.ja me 5 prill l993 ne Kullen e Jashareve dhe a u zgjodh aty Ademi per komandant te saj? Si e arrestojne policet serbe Lulzimin, djalin e Ademit dhe si i mashtron ai ata dhe ia del te lirohet? Kend mendonte Ademi ta rrembente per ta kembyer me Besim Ramen? Si e sollen Nait Hasani dhe Rexhep Selimi, ilegalisht, per here te pare pas pese vjetesh Rifat Jasharin ne Prekaz?

Zeri: A eshte munduar Ademi ne ate kohe te mbaje lidhje me njerezit e politikes. Ju me pare thate se ne vitin l992-l993 Ademi ka pasur takim me Bukoshin?
„KEMI SHKUAR DERI ATY SA GATI T`I MESOJME SHKAQET PSE NUK
JANE REALIZUAR PREMTIMET E BUKOSHIT“

Rifat Jashari: Jo, Ademi nuk ka mbajtur me lidhje, sepse kontaktet jane shkeputur. Une vete kam biseduar me Annton Kolen dhe Rexhep Gjergjin qe ne ate kohe ishin zyrtare te larte te LDK-se, dhe ne ate takim ishte prezent edhe Gani Koci. Ademi nuk ka ditur kurre ta fyeje askend dhe ajo qe gjithmone e ka thene ka qene:“Politikanet e kane punen e vet, ne luftetaret e kemi tonen“. Hamza me shume eshte marre me politike, ndersa Ademit i ka interesuar kryekeput lufta. Hamza ka thene disa here se „ akademiket tane, udheheqesit tane, doktoret e shkencave jane ne gjume.“

Ata thoshin se nuk dine si te takohen me Ademin, ndersa Ganiu u tha:“Une ua gjej ate dhe nese doni u dergoj ne kulle, ose ne shtepine time per t`u takuar“. Ata e kishin brengen çka nese zbulohen prej pushtetit? – Per kete arsye, ma merr mendja se nuk kane guxuar te takohen me Ademin. Keshtu ishte. Me vone u krijuan dy taborre ne Kosove: njeri qe permes politikes mendonte se do te rregullohet gjithçka dhe krahu ushtarak, i cili mendondte se pa e rrokur pushken nuk do te kete asgje.

Zeri : Mixha Shaban e ka thene ne nje rrefim me heret se „politika e Rugoves nuk po e kryen punen“. Si e vleresonte ai atehere situaten?

Rifat Jashari : Lufta qe eshte bere para vitit l99l dhe pas ketij viti nuk ka qene lufte e nisur me vullnetin tone dhe „hajt veç t``ia nisim se na u ka teke te luftojme“. Kjo lufte ka ndodhur pasi levizja qe ka bere kthese ne permbysjen e regjimit komunist qe ka qene me pare ne Kosove, megjithate nuk e ka dhene frytin e deshiruar ne fund. Dhe , keshtu ka nisur lufta pastaj.

Zeri : Prej nga furnizohej Ademi me armatim?

Rifat Jashari: Shumica e armeve kane ardhur permes Shqiperise. Ne Shqiperi eshte bere edhe ai takimi me Bukoshin, ku eshte kerkuar qe puna e filluar, te vazhdoje deri ne fund. Ka pasur premtime, por siç kam treguar edhe me heret, ato nuk jane realizuar. Pse e qysh, ende nuk e kemi te qarte, por ne kemi shkuar deri ne ate nivel sa gati t`i mesojme shkaqet pse ka ndodhur kjo dhe pse nuk jane realizuar premtimet e B ukoshit. Besoj qe nje dite do te qartesohen edhe keto pune.

Zeri: A i ka bere te njohura Ademi problemet e veta?

Rifat Jashari: Me Ademin kemi komunikuar kryesisht permes telefonit, por ai nuk ka ditur te jete pesimist kurre dhe vazhdimisht thoshte se djemte e kane vullnetin per te luftuar dhe pavaresisht prej pengesav e dhe problemeve qe kane , do t`ia dalin. Ademi ka qene nje njeri me plote optimizem. Shumicen e shokeve te Ademit i kam furnizuar vete me arme dhe gjera te tjera te nevojshme. Shoket e Ademit gjate tete vjeteve te veshtire te organizimit kane pasur tek une mbeshtetjen per shumeçka.

Zeri: A ka bere Ademi gjate veprimtarise se tij ndonjehere komente politike?

„POLITIKANET E KANE PUNEN E VET, NE LUFTETARET E KEMI TONEN“, THOSHTE ADEM JASHARI

Rifat Jashari: Jo kurre. Ai nuk ka ditur kurre ta fyeje askend dhe ajo qe gjithmone e ka thene ai ka qene:“Politikanet e kane punen e vet, ne luftetaret e kemi tonen“. Hamza me shume eshte marre me politike, ndersa Ademit i ka interesuar kryekeput lufta. Hamza ka thene disa here se „akademiket tane, udheheqesit tane, doktoret e shkenca ve jane ne gjume“.

Zeri: Ne baze te njohurive tona, me 5 prill l993 ne kullen tuaj eshte mbajtur nje takim, ku eshte biseduar rreth formimit te ushtrise. A eshte marre ndonje vendim ate dite dhe a eshte vendosur aty qe Ademi te jete komandant i ushtrise se Kosoves qe po krijohej?

Rifat Jashari: Informatat tuaja nuk mund te them se jane te gabueshme, sepse nje takim i tille eshte mbajtur ate date ne kullen tone, mirepo detajet nuk mund t`i tregojme per momentin, per arsye se, as ne nuk i kemi te njohura te gjitha ato qe jane thene e vendosur ne ate takim. E dime se permbajtja e takimit ka qene si te gjenden rruget qe do t`i japin nje mbeshtetje me te madhe organizimit luftarak qe eshte bere deri atehere dhe eshte planifikuar si do te shkohej me tej.

Zeri:A eshte vene ne ate takim Adem Jashari ne krye te ushtrise qe po formohej?

Rifat Jashari: Vete ardhja e njerezve ne kullen tone, angazhimi i Ademit e Hamzes dhe rezistenca e tyre ne ate kohe, te jep te kuptosh se Ademi ka qene nje nga figurat kryesore te rezistences se asaj kohe.

Zeri: A ka pasur ne ate takim vetem njerez te organizimit luftarak apo ka pasur edhe njerez te politikes?

Rifat Jashari: Ka pasur edhe njerez te politikes, por nuk e di te cilit krah kane qene dhe tash s`mund te them se a jane ata njerez qe sot jane ne PDK-se, ne AAK apo ne LDK, por kane qene njerez qe jane marre me politike, njferez te sakrifices e te burgut.

Zeri: Sigurisht se pas kesaj periudhe, veshtiresite per familjen Jashari shtohen..

Rifat Jashari: Ishte nje periudhe shume e veshtire, jo pse Ademi, Hamza dhe shoket e tij kane jetuar ne ilegalitet, sepse ata edhe pse jetonin ilegalisht, ksryesisht kane qendruar ne shtepine tone dhe neper shtepi te shokeve te tyre, mirepo ka qene nje kohe kur eshte dashur te ruhen, pavaresisht se ata kane dale hapur me arme dhe i kane treguar Serbise se“ne jemi ketu“- Megjithate, vendqendrimi i tyre eshte dashur te jete shpeshhere nje fshehtesi.
Nderkohe, femijet tane qe asokohe ishin te vegjel, filluar te rritenn dhe t`i marrin mbi supe punet e familjes, por edhe ndaj tyre filloi presioni i regjimit te asaj kohe. Edhe ata filluan ta ndjejne nga afer se çka do te thote te jesh ne lufte me pushtetin.

Zeri: Gjate kesaj periudhe te „ilegalitetit“ ndodh edhe rrembimi i djalit te Ademit, Lulezimit nga policia serbe?

„PER ME PAK SE lO POLICE, NUK E PRISHI GJUMIN....“ I THOSHTE
ADEMI RIFATIT

Rifat Jashari: E vertet. Policia serbe me l995 e rremben Lulzimin derisa ai po kthehej me bashkeshorten time dhe dy femijet e mi nga miqte e mi qe jane ne komunen e Vushtrrise. Lulin e arrestojne ne Mitrovice. E mbajne per tri dite rresht ne stacionin e policise te Mitrovices. Ndaj tij si femije qe ishte, jane bere shume presione psikike, duke i thene:“ku e ke baben, ku e ke axhen, ku i kane armet ata, ku rrine...? E therrasin ne telefon policia baben Shaban dhe i thone se djalin do ta lirojne nese shkon atje per t`u dorezuar Ademi.
Ademi me shoke mblidhen dhe diskutojne çfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pase thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:“Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi“.Babai u kishte thene policeve „ne deshi leshojeni, ndeshi mos e leshoni, ndeshi vrajeni e beni çka te doni me te, por me u dorezue Ademi s`e ka ndermend, se plot shtepine Lula e kemi“. Luli sot eshte deshmitar i kesaj ngjarjeje.
Djali perdor nje diplomaci te veten dhe arrin t`i mashtroje policet , te cilet e lirojne. U thote atyre se ai i ka fshehur dikund disa arme vete, pa dijen e te tjereve dhe „nese me çoni aty, do t`ua tregoj“. Para se t`i besojne, policet e pyesin Lulin se ku i ka marre ai ato arme?, ndersa djali i genjen duke u thene se i ka blere vete me parate qe kinse ia kam derguar une prej Gjermanise.
Ne nderkohe, Ademi me shoke m blidhen dhe diskutojne çfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz, duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pas thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:“Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi“.

Policet e sjellin Lulin deri te Fabrika e Municionit qe eshte nja 6OO – 7OO metra prej shtepise sone dhe i thone se „ne po te presim ketu, e ti shko silli armet ku i ke fshehur“. Por, Luli vjen ne shtepi, tregon çka u ka thene policeve dhe thote se nuk e ka ndermend te dal me te ta, atje ku e pritnin.
Pas nje kohe vijne ne kullen tone nje inspektor serb i policise dhe nje inspektor shqiptar, ne rroba civile, dhe bisedojne ne kulle me baben. Ne fillim, siç ka treguar baba Shaban, biseda kishte qene e qete, por me vone, ndaj babes inspektoret kane filluar edhe te kercenohen duke i thene se „djemte tu kot e kane, sepse Serbia ka tanke, ka topa, ka ushtri, polici dhe mund te beje çka te doje“, por babai u thote atyre „edhe ne i kemi keto“. Ata e pyesin ku ndodhet Ademi, ndersa babai u thote“ja ku eshte ai“, duke bere me gisht prej malit qe shihet prej kulles sone. Ata i thone se „ju nuk keni kapacitet te luftoni me ne“, ndersa baba Shaban ua kthen:“Ate qe e kemi ne,ju nuk e keni“. Bile haptazi pa kurrfare ngurrimi aty per aty u kishte pas thene:“Besen po ua jap, nese kerset ketu, ka me kersit ne krejt Kosoven“. Dhe, keshtu me vone edhe ndodhi.

Zeri: Me l996, ju baci Rifat ktheheni ilegalisht per te pare ne Kosove, pas sulmit qe ndodhi mbi familjen tuaj me l99l. Me ke udhetuat dhe si u futet ne Kosove atehere?

Rifat Jashari: Po per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove ne gusht te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete , ndersa une kisha pak, sepse nuk desha te ngarkohem.

Zeri: Ke e takove se pari ne shtepi kur u ktheve?

Rifat Jashari: Se pari u takova me Ademin, Bashkimin, Fitimin e B esimin ne kulle. Ishte nate ndersa tek ne mengjes, kah ora 8 apo 9, u takova me baben Shaban. Naten qe erdha, fjeta ne shtepine e dyte dhe jo ne dhomen time. Kur shkova te fle, Ademi m`i solli armet dhe disa bomba, ndersa une i thashe:“largomi keta `hekura` se une nuk rehatohem naten“. Ademi me tha: „Ja ku i ke dhe ben çfare te duash me to“. Para se ta mbylle deren e dhomes, ma dhe nje porosi:“Nese vijne me teper se lO police, lajmerom, per me pak , bej çka te duash se nuk e prishi gjumin“. Ne mengjes, u zbulova se kam ardhur dhe dola. Pas disa diteve, te ne vinin njerez te caktuar, te cilet me vizitonin, duke filluar prej rrethit te ngushte te shokeve te Ademit si Besim Rama, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sahit Jashari, Ali Lushtaku, Idriz Rreci, Ramadan Dobra, etj.

Zeri: A te ka treguar ne ate kohe Ademi per organizimin ushtarak dhe , a thoshte nese eshte rritur apo jo ky organizim?

JANE BERE 4 – 5 VJETE PUNE PARA SE TE VIHET TE EMRI „UCK“

Rifat Jashari: Sigurisht qe po. Pas disa diteve te ne ka ardhur edhe Naiti (Hasani) me te cilin siç u thashe, bashke edhe me Rexhepin (Selimin) kishin

ardhur bashke prej Shqiperise. Per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove, ne gushte te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete, ndersa une kisha pak sepse nuk desha te ngarkohem. Kur jam kthyer per ne Shqiperi, mua me kane percjellur Syla (Sylejman Selimi), Xhevahir Geci, Rrahmen Rama, Rexhep Selimi....

Zeri: A ju kujtohet kur i ka permendur per here te pare Adem Jashari tri shkronja „UCK“?

Rifat Jashari: UCK-ja me emer eshte prej vitit l993, kurse fillimi i saj, i takon 4-5 vjeteve me heret. Ato vite , kane qene vite te punes per te ardhur deri te ajo sepse edhe para sulmit te vitit l99l ne Prekaz, djemte kane filluar t`i bejne pergatitjet ne kete drejtim. Pra, jane bere 4-5 vite pune dserisa eshte ardhur te emri "„UCK“.

Zeri: Dmth. prej atehere, Ademi ka folur per nje organizim te ketille?

Rifat Jashari: Fjala ushtri ka filluar te perdoret qysh heret.“Ne do te fillojme dhe do ta bejme nje ushstri qe i del Zot ketij vendi“, ka thene shume shpesh Ademi, kurse si emer ky organizim ka dale shume me heret.

Zeri: A mund te lidhet kjo me 5 prillin e vitit l993?

Rifat Jashari: Ndoshta ky ka qene takimi i fillimit ose perfundimit te hulumtimit te emrit „UCK“. Ndoshta ky takim ka pasur karakterin e takimit baze per emertimin e Ushtrice Clirimtare te Kosoves, mirepo ne sot nuk guxojme te themi se ushtria ka lindur me l993, sepse fillimi per organizim i ushtrise kishte filluar tre-kater vjet me pare. Por, emertimi „UCK“ mund te kete shume lidhje me kete takim. Kemi ddisa te dhena qe mund te tregojne se pikerisht ky takim mund te jete fillimi i emrit „UCK“.

„UCK DOLI PUBLIKISHT PER TE TREGUAR SE NUK ESHTE PJELLE E SERBISE, POR USHTRI E POPULLIT TE KOSOVES“

Si e priti Adem Jshari arrestimin ne prite te bashkeluftetarit te tij Besim Rama dhe kend mendonte ta rrembente per ta kembyer me Besimin? Cka thoshte mixha Shaban per idene e Ademit dhe shokeve te tij per te rrembyer police serbe per te kembyer me bashkeluftetaret e burgosur? Si u percaktuar Adem Jashari qe Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Muje Krasniqi ta prezentojne „UCK“ – ne publikisht ne varrimin e mesuesit Halit Geci ne Llaushe? A kishte komanduar vete krimineli Arkan sulmin mbi Jasharet me 22 janar l998?
Zeri: Afersisht ne kete periudhe, nga policia serbe arrestohet Besim Rama ne Galice. Burgosja e tij per shumeçka eshte karakteristike., sepse ai ishte pjesetar i grupit te ngushte te Ademit. Qysh eshte kuptuar ne familjen tuaj renia e Besimit ne burg, si dhe denimi me 2O vjet burg ne mungese i Ademit dhe shokeve te tij?

ADEMI ISHTE I DENUAR TRI HERE ME NGA 2O VJET BURG NGA SERBIA

Rifat Jashari: Ademi mund te themi se ka qene i denuar jo me 2O, por me 6O vjet burg, pasi qe Serbia e kishte denuar ate tri here me nga 2O vjet burg ne mungese:ne vitin l99l, pastaj me l996, dhe se fundi me l997. Pra, Ademi dhe shoket e tij jane denuar nga tri here ne mungese me burg te gjate. Pas arrestimit te Besimit (Rames), Ademi nuk iu ka frikesuar zbulimit te rrjetit, por ka qene i merzitur thjesht per humbjen e nje bashkeluftetari. Ndersa denimet te cilat ne ate kohe Gjykata e Qarkut ne Prishtine i ka shqiptuar ndaj tij dhe shokeve, si kane bere shume pershtypje dhe si ka marre si te rendesishme. Denimin prej armikut, Ademi e ka kuptuar si krenari, ndersa thoshte „nese te denon populli, kjo eshte turp“.
Renia e Besimit (Rames) ne duart e policise, ne ate pusi qe i ndodhi, ka qene nje plage e madhe per organizimin e atehershem. Edhe po te vdiste Besimi, plaga do te ishte e njejte, sepse per nje luftetar me e lehte eshte vdekja sesa renia ne duart e armikut. Por armiku i ben edhe ato. Kete qe i ndodhi Besimit, Ademi e ka perjetuar shume rende, bile me kujtohet qe ka pas thene atehere:“O Besim Rama, ma qejf kisha pase me ardhe e me te ra fytyres sesa qe te paskan zene!“ Kete Ademi e ka thene jo nga ajo qe e ka dashur me shume vdekjen sesa jeten e Besimit, por iu ka dhimbsur shume Besimi qe kishte rene ne duart e policise serbe. I ka pasur parasysh edhe maltretimet qe do t`ia bejne policia ne burg atij dhe ne asnje menyre ai nuk e ka kuptuar si ligesi renien e B esimit ne duart e policise, por ne kete menyre, ai i ka shprehur ndjenjat e dhimbjes per te.

Zeri: E kemi te qarte se Adem Jashari ka qene haptazi per t`iu kundervene Serbise me arme, por megjithate, çfare rreziku ka paraqitur dekonspirimi i ndonje hallke te organizimit te tij?

Rifat Jashari: Pas arrestimit te Besimit, Ademi nuk iu ka frikesuar shume zbulimit te rrjetitk, por ka qene i merzitur thjesht per humbjen e nje bashkeluftetari, sepse ai e dinte se me nuk ka kthim prapa. Ndersa denimet te cilat ne ate kohe Gjykata e Qarkut ne Prishtine i shqiptuar ndaj tij dhe shokeve, s`i kane bere kurre pershtypje dhe s`i ka marre as si te rendesishme. Absolutisht s`i kane bere pershtypje. Denimin prej armikut, Ademi e ka kuptuar si krenari, ndersa thoshte:“Nese te denon populli, kjo eshte turp“.

Zeri: Cka vendosen te bejne Ademi dhe shoket e tij pas arrestimit te Besimit?

Rifat Jashari: Ate nate siç me ka treguar Ademi permes bisedave qe beja me te permes telefonit, ne kullen tone jane mbledhur rreth 7O-8O burra per te biseduar çka te behet me tej. Disa kishin thene te shkojne dhe ta kidnapojne Momen, nje polic serb ne Skenderaj qe ta kembejne pastaj me Besim Ramen, por baba Shaban u kishte thene djemve:“Per nje serb apo per nje polic si Moma, Serbia as qe njen hiç“. Pastaj kishin permendur edhe emra te tjere te ser beve, njefare Iline etj, te cilet donin t`i rrembejne dhe t`i mbajne peng derisa policia serbe ta liroje Besimin,.Por, babai u kishte pas thene se ata police serbe nuk çojne peshe, sepse jane „peshq te vegjel“. Ai bile u kishte pas sugjeruar qe nese duan t`i hyjne asaj pune te shkojne ne Prishtine dhe me emer u kishte treguar se cilin person te rendesishem te policise serbe dijet ta kidnapojne nese duan qe te arrihet qellimi. Por, megjithate, baba u kishte thene Ademit dhe shokeve te tij se nuk eshte ndonje problem i madh marrja e ndonje serbi, e as problemi i veç Besimit, por duhet te planifikohen me kujdes te gjithe hapata e tjere dhe çka mund te ndodhe pastaj. Sa per Momen, kishte pas thene baba Shaban, ate mund ta merrni kot se eshte i parendesishem per Serbine dhe edhe po e moret, veç duhet me e vra ne fund ne Prekaz, se pune nuk kryen.

Zeri: Duke u nisur nga ajo se Ademi ka pasur shume shoke, a do te mund te na tregonit se cilet jane shoket me te ngushte te tij?

„SHOKET E ADEMIT KANE QENE NGA TE GJITHA VISET SHQIPTARE“

Rifat Jashari: Ademi ka pasur shume shoke, por ne mund t`i permendim shoket me te afer te Ademit qe i takojne rrethit tone, pra ata qe ne i njohim , ndersa shoket e tij te rretheve te tjera nuk mund t`i permendim te gjithe....Nje nga shoket e Ademit ka qene edhe Ali Ahmeti, por ka pasur edhe shume e shume shoke te tjere si nga Kosova, Shqiperia, Kosova Lindore, Maqedondia, prandaj ne nuk deshirojme qe te deklarojme se ky apo ai ka qene shok i Ademit bazuar vetem ne supozime. Kur permendim emra, duam te jemi shume te sigurt ne ta.

Zeri: Arrijme tash te Beteja e Rezalles, e cila konsiderohet si beteja e pare e hapur e UCK-se me forcat serbe, ku edhe u shkaktohet humbje atyre forcave. Cka mund te na tregoni rreth kesaj?

Rifat Jashari: E dime se nje dite para se te zhvillohet beteja e Rezalles, nga policia serbe eshte rrethuar Abedin Rexha – Sandokani dhe familja e tij. Abedini ka luftuar me familje dhe me vellezer kunder tyre. Te nesermen jane mbledhur Ademi dhe shoket e tij, te cilet i kane zene pozicionet ne Ludeviq, qe sot i thone Rezalle e Re, ne nje pjese te rruges qe eshte lakore e qe kalon neper pyje. Mu aty e kane pritur armikun. Nje pjese e djemve kane shkuar te Rezalla e Re dhe kane zhvilluar luftime te hapta me forcat serbe nga nje afersi shume e madhe. Ne kete perleshje , forcat serbe pesojne humbje dhe ne fushe lene edhe municion kur terhiqen. Por, ne terheqje e siper, forcat serbe kane gjuajtur me arme ne drejtim te shtepive shqiptare dhe ne drejtim te shkolles, ne dyert e se ciles vrasin mesuesin Halit Geci nga Llausha.
Zeri: Gjate kesaj kohe, ju keni qene ne Gjermani. Kur keni biseduar se pari me Ademin pas ketij rasti?

Rifat Jashari: Une qe ate dite kam folur ne telefon me Ademin dhe djalin tim Bashkimin. Ademi vetem me tha se beteja ka qene e suksesshme dhe me porositi qe te ndjekim TV, sepse tha ai, ashtu e merrni vesh ju qe jeni jashte Kosoves çka po ndodh ketu.

Zeri: Po rreth daljes publike te UCK-se, a dini ndonje detaj tjeter pos atyre qe tashme dihen, sepse kjo ndodhi pikerisht ne varrimin e mesuesit Halit Geci?

Rifat Jashari: Dalja ne skene e UCK-se ka qene nje vendim per te cilin jane marre vesh vete shoket e organizimit. Ata jane marre vesh edhe rreth asaj se kush do ta prezentoje ate para mases ne paraqitjen e pare publike. Qysh e si kane vendosur, sigurisht e dine me se miri ata vete. Ajo qe eshte e ditur eshte se dalja publike e UCK-se eshte bere per ta hequr nje dileme, se a ekziston apo s`ekziston ajo.

Zeri: A ka folur ndonjehere Ademi rreth ketij akti historik?

Rifat Jashari: Kane qene dy arsye pse doli pikerisht ne ate kohe publi8kisht UCK-ja; e para, qe t`i tregohet popullit se djemte e UCK-se nuk jane pjelle e Serbise dhe e dyta, te tregohet se ata jane djem te popullit tone. Kane qene dy arsye pse doli ne ate kohe publikisht UCK-ja; e para qe ti tregohet popullit se djemte e UCK-ja nuk jane pjelle e Serbisee dhe e dyta, te tregohet se ata jane djem te popullit tone. Ne ate kohe, ata ishin pothuaj ne çdo rruge te Drenices e cila veç ka qene zone e lire.
Ne ate kohe, ata ishin pothuaj ne çdo rruge te Drenices e cila veç ka qene zone e lire dhe tjetra: atehere filloi nje konfrontim „ushtri me ushtri“ dhe pikerisht me betejen e Ludoviqit, UCK e veretetoi emrin e vet dhe deshmoi para popullit, por edhe para armikut se eshte nje force qe kishte arritur fazen e pjekurisee. Per kete arsye edhe doli haptazi edhe para televizioneve dhe para botes, per te deshmuar se ajo eshte nje ushtri e organizuar.

Zeri: A e dini per shembull, pse Adem Jashari i ka zgjedhur pikerisht Rexhep Selimin, Muje Krasniqin dhe Daut Haradinajn qe te dalin publikisht para popullit ne emer te UCK-se?

Rifat Jashari: Ma merr mendja se ky ka qene nje vendim i perbashket i te gjithe shokeve.

Zeri: Sipas rrefimit te Rexhep Selimit, Ademi ka qene aty afer kur keta tre kane dale para popullit?
Rifat Jashari: Ashtu eshte. Sikur ne filmin e Cerçiz Topullit, te cilin Ademi e ka adhuruar kur vendoset qe te vritet Pashai i Shkodres dhe kur Cerçizi i jep detyrat ushtareve te tij e vet qendron afer, ashtu ka vepruar edhe Ademi me r astin e daljes se pare publike te UCK-se. Ai ndoshta ka vleresuar edhe shkathtesite e atyre qe i kishte zgjedhur per te dale publikisht para mases si ne aspektin e te folurit rrjedhshem apo edhe mund te kete qene edhe ndonje arsye tjeter.

Zeri: Kalojme te 22 janari i vitit l998 kur edhe ndodh sulmi i dyte ne familjen Jashari. Cka mund te na thoni konkretisht rreth ketij sulmi?


SULMI QE DYSHOHET TE JETE KOMANDUAR NGA ARKANI

Rifat Jashari: Ky sulm, siç me kane treguar me vone baba Shaban, Ademi e Hamza, ka qene nje sulm i veçante krahasuar me rastet e tjera per disa arsye. E para, eshte se ne sulmin e 22 janarit l998 nuk kane marre pjese ushtria serbe, nuk jane perdorur tanket, as helikopteret. Kete sulm e ka bere nje grup special, dhe ka qene nje „aksion blic“ per te cilin kemi informacione se eshte udhehequr drejtperdrejt nga krimineli Arkan. Ne kete sulm ndaj familjes tone eshte perdorur taktika „sulmo dhe terhiqu“.
Serbet kane ardhur pa paralajmerime, dhe kane perdorur taktiken e asgjesimit te çdo objekti qe u del perpara. Policset dite me pare kishin vendosur ne Pyrgun e Fabrikes se Municionit kamerat dhe kishin filmuar gjithçka. Naten kur eshte bere sulmi, paramilitaret jane shperndare rreth dyerve te oborrit tone, ndersa kur e kane nisur sulmin, iu kane permbajtur taktikes qe te asgjesohet çkado qe del perpara, qofte edhe pule ajo. Ata kane tentuar te hyjne ne kulle dhe ne shtepi pernjeheresh. Ne kulle kane hasur ne rezistence, sepse aty ka qene baba Shaban me nipat e tij Fitimin, Besimin dhe Kushtrimin dhe qe te gjithe kane pasur arme dhe kane luftuar me serbet per me teper se gjysme ore. Kete rast e ka shpjeguar edhe nje nip i yni, Bajram Haxhiu, i cili jeton ne Peje. Ai ka qelluar ate nate mysafire tek ne dhe e di shume mire rastin. Sulmi ka ndodhur pas syfyrit, sepse ishte Ramazan dhe ne kohen kur familjaret tane po beheshin gati per te fjetur. Pak me heret, pasi kishin ngrene syfyr, Hamza kishte shkuar ne dhomen e tij, ndersa, ne korridorin e kulles kishte qene e ndezur nje llambe. Bajrami tregon se pas fillimit te sulmit, baba Shaban me nipat iu kishin pergjigjur sulmit, ndersa ne nje moment, babes iu kishte bllokuar automatiku, te cilin ia kishte zhbllokuar shume shpejt Kushtrimi, qe ne ate kohe nuk kishte me shume se 13 vjet.Bajrami gjithmone tregon se si ai ishte befasuar me djemte tane qe ishin shume te rinj atehere, por shume te shkathte ne perdorimin e armeve.Sulmi i 22 janarit, siç me kane trguar me vone baba Shaban, Ademi e Hamza, ka qene i veçante krahasuar me rastet e te tjera per disa arsye. E para, eshte se ne sulmin e 22 janarit l998 nuk kane marre pjese ushtria serbe, nuk jane perdorur tanket, as helikopteret. Kete sulm e ka bere nje grup special, dhe ka qene nje „aksion blic“ per te cilin kemi informacione se eshte udhehequr drejtperdrejt nga krimineli Arkan. Ne kete sulm ndaj familjes sone eshte perdorur taktika „sulmo dhe terhiqu“.
Prej kulles sone eshte gjuajtur me automatike dhe mitraloze ne drejtim te paramilitareve serbe, ndersa Hamza kishte hedhur prej shtepise ku ka qene, ne drejtim te tyre dy bomba, me çka serbet e shohin se kane hasur ne rezistence te forte dhe terhiqen. Gjate ketij sulmi plagosen dy vajzat: Selvetja dhe Iliriane, derisa Ademi nuk ka qelluar ate nate ne shtepi, sepse ishte te dajat ne Llaushe. Ne kete sulm, serbet thehen nga rezistenca qe u behet, ndersa per sulmin thone se ka qene jashte kompetencave te policise, sepse ne te kane marre pjese kryesisht forca paramilitare dhe mercenare te udhehequr nga krimineli Arkan. Pas sulmit te 22 janarit, pason sulmi i 5 marsit, sepse okupuesi serb e kishte verejtur se nuk munndet ta nenshtroje familjen tone, ndersa rezistenca dita dites po forcohej.

„ME KETO ARME QE I KEMI, DO T`IA DALIM....“ ME THA HAMZA NE TELEFON VETEM DISA ORE PARA SULMIT T 5 MARSIT NE PREKAZ

Cka bisedoi Rifat Jashari me Ademin ne telefon pas sulmit te 22 janarit l998 ne familjen e tyre ne Prekaz? Sa para ia kerkoi Ademi Qeverise se Kosoves ne ekzil nepermes Rifatit per t`ia dhene personit qe i kishte premtuar sjelljen e l.OOO automatikeve ne Prekaz? Cka u thoshte mixha Shaban njerezve qe i thoshin t`i largonte grate dhe femijet? Pse akush nga familja nuk pranonte te largohej nga shtepia me gjithe insistimin e mixhes Shaban qe ta bente kete? Cka bisedoi Rifaati me Hamzen vetem disa ore para se te fillonte sulmi i forcave serbe mbi Jasharet? Me ke komunikonte Rifati gjate diteve sa zgjati lufta e filluar me 5 mars? Kujt i frikesohej Rifati me shume sesa vrasjes se anetareve te familjes? Si u informua Rifati per renien e anetareve te familjes?

Zeri: A keni biseduar me telefon me Ademin pas sulmit te 22 janarit mbi familjen tuaj?

„ADEMI IA KERKONTE 6OO MIJE DM QEVERISE NE EKZIL PER T`I PAGUAR l.OOO AUTOMATIKE“

Rifat Jashari: Po kemi biseduar me telefon. Ai me ka treguar se pas sulmit te 22 janarit, Prekazin e kane vizituar shume njerez, e po ashtu edhe ne anetareve te kesaj familjeje qe ishim ne Gjermani na kane vizituar shume njerez. Pas sulmit te 22 janari, Ademi kerkon qe qeveria ne diaspore t`ia gjejne rreth 6OO mije DM, para keto te cilat, atij i kishte premtuar dikush se mund t`i sillte armatim te mire ne Prekaz. Thoshte se e ka gjetur nje lidhje te sigurt dhe planifikonte t`i bleje l.ooo automatike dhe armatim tjeter per lufte kunder policise serbe.
Ademi insistonte qe une te kontaktoj ne Gjermani e Zvicer me personat qe ishin ne krye te Qeverise qe funksiononte jashte. Une i bera kontaktet me ta, por ndihma nuk u realizua. Ne nderkohe kemi pasur shume miq, te cilet na lusnin duke na thene:“Aman, largojini nje pjese te familjes prej Prekazit“, sepse 26 anetare te familjes sone, prej 3O sa ishim, ishin ne Prekaz. Nje daje yni shkon e i thote babes Shaban se eshte mire qe se paku dikush te largohet prej shtepise, sepse pritej te ndodhe diçka e madhe, mirepo ai u thote:“Une do ta largoja ndonje, por askush s`pranon ta leshoje shtepine“. Per ta bindur ate mikun se eshte ashtu si thoshte ai, babai i thote:“Dil dhe vete bisedo me cilindo prej anetareve te familjes sone, bisedo edhe me femijet dhe pyeti çka po thone ata per kete propozim“. Ai miku komunikon me femijet, por asnjeri prej tyre nuk deshiron ta leshojne shtepine. Pas 22 janarit, mobilizimi ne shtepine tone tregojne se ka qene shume me i madh e po ashtu edhe ne vete lagjen. Ademi bile u kishte thene fqinjeve:“Une nuk e kam ndermend te terhiqem dhe te dorezohem para serbeve, k eshtu qe te gjithe ju, te jeni te kujdesshem dhe ta keni parasysh kete dhe mos thoni pastaj qe ia pame sherrin Ademit“. Ai u thote fqinjeve se nese duan, t`i largojne familjet per nje kohe prej fshatit, sepse behej fjale per nje situate te ndieshme. Askush nuk leviz, por te gjithe kane qene te mobilizuar shpirterisht per te rezistuar.
Pak dite para sulmit te 5 marsit, ne Prekaz, miku im shkon te ne dhe e merr nje vajze timen, dy vajzat e Ademit dhe dy djem te familjes sonse. Dhe, kur nis te largohet nga Prekazi, nja nje kilometer e gjysme prej shtepise, te dy djemte tane zbresin nga traktori dhe kthehen ne shtepi. Plakut i bejne presion edhe shume dashamire te tjere, qe ia kane dashur te miren familjes tone, qe te largoje dikend nga familja, por asnjesri s`donte te largohej:as femijet, as grate, e te mos flasim per burrat dhe djemte e rritur. Hamza e thoshte se „edhe sikur Evropa te na i hapte dyert, ne nuk kemi ku te shkojme, sepse ketu eshte vendi yne“.
Pas luftes na ka rene te degjojme fjale te ndryshme se, goja, Jasharet i kane mbyllur anetaret e familjes se tyre me zor, e te tjera, por keto nuk jane te vereteta.Femijet tane jane rritur dhe kalitur per vite te tera e sidomdos gjate tete vjeteve te fundit ne frymen e rezistences dhe ate e kane kuptuar si zgjidhje te vet vetme.
Jane te gjalle sot njerezit qe kane ardhur ne shtepine tone t`i marrin femijet nga ketu, por asnje nuk ka pranuar te dale nga shtepia. As femija me i vogel. Dikush, ketu, ne kete kulle, me ka pyetur mua dhe kam degjuar se edhe babes i kane thene:“Kur e ka pasur ndermend Ademi te luftoje, pse nuk i ka larguar femijet dhe grate nga shtepia?“. I kam thene:“O zoteri, une ta kisha dhene pergjigjen, por mua nuk me takon te flas pasi qe s`kam qene ne shtepi ne ate kohe“. Por, te tjeret kane treguar se nuk ka pasur force qe e largon as nje femije te vetem nga shtepia jone, e per te rriturit te mos flasim fare.
Kjo qe ka ndodhur ne familjen tone s`ka qene e rastesishme, sepse te gjithe ishim te pergatitur psikikisht per çdo pune. Edhe Besarta e vogel, po te mos ishte keshtu, kur ka mbijetuar dhe ka pare prane vetes te vrare anetaret e familjes: gjyshin, gjyshen, nenen, vellane, motren, kusheririn etj.., po te mos ishte e rritur ne kete fryme, sigurisht qe nuk do ta perballonte ate gjendje aq te veshtire neper te cilen ka kaluar.

Zeri: A ju ka thene diçka te veçante Ademi gjate asaj bisede telefonike?

Rifat Jashari: Po. Pas sulmit te 22 janarit, Ademi kerkon qe qeveria ne diaspore t``ia gjejne rreth 6OO mije DM, para keto me te cilat, atij i kishte premtuar dikush se mund t`i sillte armatim te mire ne Prekaz. Thoshte se e ka gjetur nje lidhje te sigurt dhe planifikonte t`i bleje l.OOO automatike dhe armatim tjeter per lufte kunder policise serbe. Numri i vullnetareve te UCK-se ne ate kohe, ishte shtuar dukshem. Kur me kontaktoi se pari Ademi ishte mengjes dhe une isha pak si i pergjumur dhe fillim e kuptova sikur me tha 6O mije DM, keshtu qe i thashe hajt se ia bejme disi, futem ne ndonje kredi dhe t`i dergoj ato te holla, por Ademi me tha:“O Bal, nuk eshte fjala per 6O mije DM, por per 6OO mije me te cilat duheet te blejme arme dhe keto te holla vetem qeveria mund te na i gjeje“. Per kete shkak Ademi insistonte qe une te kontaktoja ne Gjermani e Zvicer me personat qe ishin ne krye te Qeverise qe funksiononte jashte. Une i bera kontaktet me ta, por ndihma nuk u realizua. Ende nuk i di arsyet pse Qeveria nuk iu ka pergjigjur kesaj kerkese te Ademit. Mjetet e kerkuara nga Ademi nuk u derguan ne Kosove, ndersa pas kesaj, nuk vonoi shume e pasoi sulmi i ashper dhe ndodhi ajo qe ndodhi ne Prekaz.

Zeri: Kur keni biseduar me Besearten, pyetja e pare qe ia keni bere na duket se ka qene:“A ka shpetuar kush“?

Rifat Jashari: Eshte Murati, eshte Luli, eshte Bekimi – djali i Hamzes qe mund ta deshmojne kete. Bile Bekimi me pat thene:“Ishalla, te gjithe nuk kane qelluar aty“. I pata thene se veç kater jane te dajat e vet, te tjeret te gjithe jane brenda. Une, ne oren l2:15, nje dite para sulmit, kam komunikuar ne telefon me Hamzen. Kam folur me te l5 minuta. Bile me shaka me tha:“E zgjate shume, po te ecin markat more....“. Ceshtja e nje lloji te armatimit te rende, dhe arritja apo mosarritja e tij ne Prekaz ishte ajo per te cilen biseduam. Per fat te keq, ky armatim nuk kishte arritur. Hamza me tha permes telefonit se Ademi ka shkuar t`i vizitoje disa te plagosur (Musa Jasharin dhe Sabit Gecin). E pyeta:“Cka i keni hallet?“. Ai me tha:“Veç po pritet momenti!“., ndersa une e pyeta pastaj:“A keni tesha me dale ne vere?“(me telefon s`bente t`i permendja armet) e ai m`u pergjigj:“Me keto arme qe i kemi, besoj se do t`ia dalim“.
Keshtu e kemi perfunduar biseden telefonike me Hamzen dhe diku nga ora 6 e 2O minuta te mengjesit te neserm, ne Prekaz ka plasur lufta. Mua me ka lajmeruar dikur rreth ores 7e 3O minuta te mengjesit. Isha ne nderrim te pare, ne pune. Me thirren ne telefon dhe me thane se ka krisur poshte, ne Polac, ne Llaushe dhe ne Prekaz. Une po qesh ne telefon me ate djalin qe me lajmeronte dhe i thashe:“O, djale, mos ma shkep fort. Tregome realisht se une e pres kete çdo moment“. Ai m``u pergjigj:“Per b ese, Rifat, keshtu me lajmeruan nga poshte dhe me shume une nuk di. Ata nga poshte me thane lajmeroje Rifatin e Rifati le t`i lajmeroje institucionet qe duhet t`i lajmeroje“. I thashe atij djalit se punetore ku punoj nuk kemi qe te me zevendesoje, por e porosita qe ai t`i shkruaje numrat e telefonit qe do t``ia jepja dhe te paraqitej atje per t`i lajmeruar.
Ai me tha:“Po, mua s`me njeh kush“.-„Thuaju se Rifati me ka thene t`ju lajmeroje“, e porosita. Mirepo, ende ishte heret, sepse ne Perendim nduk hapeshin zyrat para oret 9 te mengjesit. U mundova t`i marr ne telefon Lulin e Bekimin, sepse ata ishin ne nje banese tjeter, por edhe ata i kishte lajmeruar dikush se ne Prekaz ka shperthyer lufta. Ata po mundoheshin te merrnin dike ne lidhje ne Kosove per te pyetur se çfare po ndodh. Dhe, e thirra nje shok aty afer e i thashe te shkoje e te shohe se çfare ka ndodhur me Lulin dhe me Bekimin. Mendoja se ose i ka zene gjumi, ose e kane shkyçur telefonin. E porosita ate shokun qe nese ata jane te zgjuar le te me therrasin. Shkoi ai shoku te ta dhe me thirren menjehere. Luli me tha:“Mixhe, ka krisur lufta“. I thashe:“E di qe ka krisur, por ejani ju ne banesen time dhe derisa te vij une akujt mos i jepni pergjigje per asgje“.

„MA TREGONI TE VERTETEN...“

Megjithate, dikur, pas nja gjysme ore, shefi ku punoja arriti te gjeje nje zevendesim per mua, sepsse ate e kishte ftuar dkush (nuk e di se kush) dhe i kishte treguar se çfare ka ndodhur. Dukush , ketu, ne kete kulle, me ka pyetur mua dhe kam degjuar se babes i kane thene:“Kur e ka pasur ndermend Ademi te luftoje, pse nuk i ka larguar femijet dhe grate nga shtepia?“. I kam thene:“O zoteri, une ta kisha dhene pergjigjen, por mua nuk me takon te flas pasi qe s`kam qene ne shtepi ne ate kohe“. Por , te tjeret kane treguar se nuk ka pasur force qe e largon as nje femije te vetem nga shtepia jone, e per te rriturit te mos flasim fare. Kjo qe ka ndodhur ne familjen tone s`ka qene e rastesishme, sepse te gjithe ishim te pergatitur psikikishst per çdo pune. Shefi me tha:“Lere punen dhe shko“. Doja te nxirrja ndonje gje nga ai, te mesoj se çfare ka ndodhur dhe e pyeta se „çka ka, a di ai diçka?“, e ai m`u pergjigj se vertet nuk di gje me shume. I thashe:“Meqe ti po me thua te shkoj, ti duhet te dish diçka me teper“. Me tha:“Rifat, e di vetem nje gje se atje ka krisur dhe asgje me teper nuk di“. Kam shkuar ne banese. Murati ishte paksa me larg nga ne. Bekimi e Luli me thane qe te therrasim Muratin, por te mos i tregoja, sepse ata kishin drojen se Murati vjen me veture dhe nese e kupton se çka ka ndodhur , mund t`i ndodhe ndonje fatkeqesi rruges. Murati erdhi dikur. Thirrem ne Prishtine, po kush s`ddinte te na tregonte gje. Thirrem ne Mitrovice, edhe atje askush nuk dinte te na tregoje konkretisht se çka po behet ne Prekaz. Me vone u lidhem me telefon edhe me Sabitin( Geci), te cilin e thirra une. Ai filloi te me tregoje per ate çka dinte:“Vallahi, ne te dytin kat jam dhe mund te te tregoj se vetem tym eflake eshte kah shkon. Kush s`di te te thote gje me teper“, me tha Sabiti. U binda pakez, sepse na thirrnin njerez e thoshin jo fola me kete e me ate, por gjera te sakta nuk kishte. Tash nuk me kujtohet se a ka qene diten e pare, te enjten, apo te premten, por me thirri dikush me telefon dhe me tha se Ademi kishte kontaktuar me Rexhep Gjergjin ne Mikushince. Gjoja se Ademi e kishste thyer rrethimin, kishte dale dhe goja kishte biseduar me Rexhep Gjergjin. Dikur, pas nja dy-tri oresh, rashe ne telefon te Rexhepit (Gjergjin) dhe ai ma tregoi te verteten. Me tha:“Eshte e vertete se kam qene deri ne Mikushnice, por mund te them vetem ate se eshte duke shkuar tym e flake ne Prekaz, tjeter s`di çka me te thane“.
Kishte gjithfare thashethemash, derisa rashe ne lidhje me Bashkimin. Ai me tregoi krejt se çka ndodhur. Por, ne ne Gjermani kishim nje rreth te ngushte njerezish qe rrinim bashke me ta dhe te gjithe therrisnin per te ardhur te ne ne banese. S`kishim ku t`i lenim. Dhe, ende nuk dihej numri i te vrareve, as te familjes e as te lagjes. Komunikova me te gjithe bashkefshataret qe ishin jashte dhe u thashe:“Mos u ngutni te hapni te pame kurrkush, sepse numri nuk dihet a eshte i sakte a jo“. Na vinin do faksa, thuhej u vra filani e ai ishte ne Zvicer duke punuar e te tjera. Lindi njefare dyshimi per pavertetesine e informatave. Pastaj, me tregoi dikush se ne Zyren e LDK-se ne Shtutgard ka ardhur „Informatori“. Ata nuk ma dergonin „Iinformatorin“. Televizioni lajmeronte, por nuk kishte informata te sakta. Kater-pese here i thirra ne Zyren e LDK-se ne Shtutgard dhe ne fund u thashe:“O Zoterinj, `Informatori` juve ju ka ardhur. Kete e di. Faksin e kam dhe dua te ma faksoni çdo faqe veç e veç. Une nuk jam femije. Uni i di keto gjera dhe e kam ditur se diçka do te ndodhe, por se çka do te ndodhe nuk e di askush.

Une , ne oren l2:15, nje dite para sulmit, kam komunikuar ne telefon me Hamzen. Kam folur me te l5 minuta. Bile me shaka me tha:“E zgjate shume, po te ecin markat more....“Ceshtja e nje lloji te armatimit te rende, dhe arritja apo mosarritja e tij ne Prekaz ishte ajo per te cilen biseduam. E pyeta „Cka i keni hallet?“. Ai me tha:“Veç po pritet momenti!“, ndersa une e pyeta pastaj:“A keni tesha me dale ne vere?“ (me telefon s`bente t`i permendja armet) e ai m`u pergjigj:“Me keto arme qe i kemi besoj, se do t`ia dalim“.
S`dihet as sa te vjen rene a lehte“. Pastaj ata m`i kane faksuar faqet e „Informatorit“. Dhe, aty, te gjithe emrat e te vrareve, 54 a 56 sa jane. Me ne fund u njohem me ngjarjen dhe me emrat. Me vone e kisha brengen se mos po mbesin mbi dhe, te pavarrosur. Ky ka qene problemi me i madh per mua. Edhe sot jane te gjalle njerezit qe kam komunikuar me ta dhe ata e dine se çka u kam thene per kete. Thoshin:“Jo, duhet bere nje ceremoni per ta“.U thosha se per ceremoni kurre nuk eshte vone, por atehere ishte me rendesi qe ata te varroseshin. Pastaj me thirri Bashkimi dhe me pyeti se a po i leshoja nja 4O-5O are toke per varrosjen e tyre?. I thashe:“Aty ku po thua ti fle uji, se varrosni ku te doni. Mos e beni problem kete pune. Me rendesi eshte t`i varrosni“. Gjate dites kemi folur l2-l3 here me Bashkimin ne telefon dhe ne fund me tregoi se kane marre vendim qe t`i varrosin ne ate pjesen ku jane te varrosur sot, se aty ka qene bere nje pajtim i madh i gjaqeve. Dhe, i varrosen aty. Tash e kisha me lehte. E dija se ku jane. Ka mundur te ndodhe shume lehte qe te mos dihen as ku jane, siç ka ndodhur me shume viktima t`i humbin edhe keto, apo t`i kallin krejt, por megjithate jane aty ku jane dhe ishalla e gezojme lirine ne te tjeret qe kemi mbetur pas tyre.
Zeri: Si e perjetuat thirrjen e Besartes me telefon, ky ishte zeri i pare qe kishte dale nga shtepia..

„NJE VDEKJE E KEMI, TE VDESIM ME NDER...”

Rifat Jashari: Besearta ne ate moment nuk ka ditur te tregoje per asgje. Ajo ishte femije ll vjeç. Nje grua e nje fqinji me tha me telefon se dikush eshte vrare, por se kush nuk e dinte. Ajo me tha:“Neve na kane grumbull, por te lumte ata qe jane vrare dhe nuk jane zene rob“. Pastaj, mua me kishte lindur nje frike tjeter nga dnje lajm qe me vone doli se nuk ishte i vertete: jo, Shabani me femije ka dale me traktor dhe i kane derguar per ne Serbi. Kjo ishte edhe me e rende se vrasja. U thosha njerezve:“Ishalla, te gjithe jane te vrare e kjo qe thuani ju nuk ka ndodhur“. Njeri me tha:“Mos fol ashtu“. I thashe:“Me i kenaqur jam nese jane vrare te gjithe, sesa nese i kane derguar ne Serbi. Ishin tri gra te reja, pastaj 7-8 vajza te moshes...Ti s`mund ta vrasesh gruan a vajzen, sepse ajo s`eshte fajtore. Por , as ajo nuk ndodhi. Ndodhi kjo qe ndodhi. Vdekjen e kemi te gjithe, si sot, si neser....Keshtu qe, te vdesim me nder....“
 
Perkujtim me dashuri e me dhembje per mungesen e tyre


Sot u bën 19 vite nga renia deshmorit Adem Jashari.... 07.Mars 1998 - 07.Mars 2017

Shiko fotografinë 29836


me 5, 6, 7 Mars 1998 u shua familja 56 anetareshe Jashari ne Prekaz te Drenicës...

Shiko fotografinë 29835


Shiko fotografinë 29837

Ju qoft dheu i leht dhe Zoti ju shperbleft per sakrificën tuaj tere Familja Jashari dhe tere Deshmorët e Kosovës.

Do tju mbajmë të gjallë perher ne zemrat tona.... dhe ne do jemi bashk me JU, sikur JU...



JU KUJTOJME PERHER ME DASHURI, MALL e DHEMBJE....

KOSOVA JUAJ...


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top