Marrezia ime Ishe e Mbetesh Ti.

[video=youtube;bd7JKztkP-Y]http://www.youtube.com/watch?v=bd7JKztkP-Y[/video]

Nje here e nje kohe kaloja gjithe kohen ne monotonin time, teksa nje dite duke shkuar rruges per ne shtepi me terhoqi nje rrugice teper e thjesht e pa kuptuar u ktheva dhe u futa ne te, sa me shume ecja aq me shume e fillonte u zbukuronte e i mahnitur nga ato qe shikoja humba sensin e kohes e ecja e ecja pa pushim.
Si pa kuptuar nen nje cep veshtrova nje lule qe gjithe ate rruge qe kisha bere sma kishin zene syte e i mahnitur nga ajo u drejtova ti afrohem por sa me shume qe une afrohesha ajo me largohej e un duke qene nje kokforte kokderr nuk hiqja dor por e lulja bente te njejten gje e per nje kohe te gjat e ndoqa derisa gjunjet mu keputen e papritmas fillova te ndjej nje lodhje te zbehur e mendova qe te pushoja e u ula duke u mbeshtur ne nje dru qe lemesen e kishte aq te bute sa fillova te dremisja.
Per nje cast fillova te enderroja po ate vend qe un kisha ecur kush e di se sa kohe e prap mu shfaq ajo lulja qe me mori mendjen por kete radhe teksa e pash ajo u be nje vajze e thjesht qe lodronte ne ate oaz te gjelbert, me pa e me buzeqeshi e un perpiqesha ti afrohesha me shume e ajo lodronte ... ah sa me mahniti e teksa u gjendem perballe ajo filloj te bisedonte me mua sikur me njihte me kohe e un e shikoja e flisja me te per gjithcka edhe per gjerat me intime qe deri ne ate kohe sja kisha treguar kujt... e keshtu biseduam kush e di se sa e papritmas fillova te ndjej nje rrahje tjeter ne zemren time tek e shikoja por nuk guxoja te flisja per ate gje, teksa flisnim ne mendje me vinte ta puthja e ta ndjeja prane meje ate buze te embel qe me ngjante me nje harpe qe nxirrte melodi pa nje njeri duke i rene, ato sy me veshtronin sikurse nga momenti ne moment donin te me perpinin e mollezat e faqeve qe ndryshonin ngjyre nje her te bardhe e nje here te kuqe nga biseda qe her her behej nje ujvare e madherishme e her her nje vullkan qe ngulmonte nga marrezia, shikoja trupin e saj e ndjeja qe doja ta kisha timin, sikurse po te ishte e mundur do doja qe ta zbuloja te terin e ta puthja ne pambarim.... keto mendime me vinin ne mendje e sa me shume e shikoja aq me shume keq i beja vetes time sepse gjithmon ne cdo kohe kishte nje barrier mes nesh qe nuk na linim te afroheshim plotesisht e kjo gje me trishtonte aq shume sa doja te bertisja me gjithe fuqin qe me kishe ardhur e te kerkoja shpjegime dikujt por kujt ?? per nje cast u ndjeva i pafuqishem e nderkaq vajza filloj te zbehej zemra filloj te me rrihte me shpejt aq sa mendova qe per nje cast do te pellcase e nderkaq vajza u zbeh e u zhduk e un aty u keputa i teri duke u ulur ne gjunj disa pika lot me rridhnin e duart me dridheshin asgje spo kuptoja me ne isha ne enderr apo realitet por befas dikush si me magji me dha nje shtyse e u ngrita e si i cmendur nisa ta kerkoja por sa me shume ecja aq me shume trishtohesha se vajzen spo e shikoja me e per nje cast mendova se ishte thjesht nje vegim e ndoshta isha ne enderr e doja te zgjohesha por prap spo kuptoja ku dreqin isha valle, mos po enderroja a mos ishte nje realitet i hidhur rutine e perditshme e qenieve njerzore... pasi ndonjeher e mallkoj veten qe jam i tille ngaqe mendoj qe po te isha dicka tjeter sdo mund te dashuroja e skisha pse te degjoja zemren tek ngulmon te bej gjera e mendja si pa e kuptuar i bindet.... e teksa kerkoj po mundohem te zgjohem nqs gjithmon do jem ne enderr por kete akoma sot se kam kuptuar....


Dt. 10/2/2012

<<Dedikuar Dikujt.>>
 
:)....Sa i bukur ky dedikim......nje marrezi e mrekullueshme qe do mbetet edhe nese jo...edhe sikur thjesht nje fantazi te jet ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top