Marquez: Shkrimtarët frikë nga “Nobel”, kush e fiton vdes.

Didi

C'est la vie.
ا’mendonte romancieri Gabriel Garcia Marquez dy vjet para se të merrte çmimin.
Mallkimi nga “fantazma” e trofeut, fituesit i mbeteshin vetëm shtatë vite jetë, të tjerë nuk morën në të gjallë.
Gabo.jpg



Dje, Akademia Suedeze shpalli emrin e shkrimtares fituese të çmimit “Nobel” për Letërsi për vitin 2013: është kanadezja Alice Munro. Kjo është një traditë e njohur tashmë çdo tetor. Shumë emra shkrimtarësh dhe në fund vetëm një fitues. Fituesit papritur i hapen dyert e parajsës, ndërsa finalistët presin në heshtje një rast tjetër, një vit tjetër… Por kush i përzgjedh kandidatët? ا’ndodh me fituesit dhe si e përjetojnë shkrimtarët çmimin “Nobel”? A kanë fituar gjithnjë më të mirët? Në morinë e shkrimeve që mund t’i përgjigjeshin këtyre pyetjeve zgjodhëm një artikull të botuar plot 33 vjet më parë. Titullohet “Fantazma e çmimit Nobel” dhe autori i tij është Gabriel Garcيa Mلrquez, shkrimtari i mirënjohur dhe fitues i çmimit “Nobel” në 1982-shin. Mلrquez në këtë shkrim, opinion të botuar në gazetën spanjolle “El Pais”, në tetor 1980, përveç anekdotave të shkrimtarëve sjell edhe një vështrim mjaft interesant rreth skenave dhe prapaskenave të këtij çmimi, rreth të vërtetave, mistereve dhe legjendave që qarkullojnë rreth tij. Fragmente nga ky shkrim i sjellim për herë të parë në shqip.

“اdo vit, në këto ditë, një fantazmë i shqetëson shkrimtarët e mëdhenj: اmimi Nobel për Letërsinë…
Nuk mbaj mend një parashikim të saktë. Fituesit, në përgjithësi, duket se janë të parët që befasohen. Kur dramaturgut irlandez Samuel Beckett ia komunikuan me telefon lajmin e fitimit të çmimit në 1969, ai tha i dëshpëruar: “O Zot, çfarë tmerri!” Pablo Neruda, në vitin 1971, e mori vesh tri ditë përpara se të publikohej lajmi, përmes një informacioni konfidencial nga Akademia Suedeze. Natën tjetër ftoi një grup miqsh për darkë në Paris, ku atëherë ishte ambasador i Kilit, dhe askush prej nesh nuk e mësuam arsyen e festës deri kur gazetat e mbrëmjes publikuan lajmin. “Asnjëherë nuk besoj asgjë, derisa ta shoh të shkruar,” na shpjegoi më pas Neruda me të qeshurën e tij të paarritshme. Pak ditë më vonë, ndërsa hanim në një restorant të zhurmshëm në bulevardin ‘Montparnasse’, u kujtua që ende nuk kishte shkruar fjalimin për ceremoninë që do të mbahej 48 orë më pas në Stokholm. Atëherë ktheu mbrapsht letrën e menysë, dhe pa bërë asnjë ndalesë, dhe pa u shqetësuar nga zhurmat e njerëzve, … aty për aty shkroi fjalimin e bukur të kurorëzimit të tij”.
Tre nga emrat më të përfolur në vitin 1980 për marrjen e çmimit “Nobel” për Letërsi ishin Jorge Luis Borgesi, mjeshtri i madh argjentinas, emri i të cilit kishte kohë që përsëritej vit pas viti si fitues i mundshëm i çmimit “Nobel”, për të cilin Mلrquez thotë:
“Një version pretendon se Jorge Luis Borgesi ishte i përzgjedhuri në maj të 1976, por kjo nuk ndodhi në votimin final në nëntor. Fituesi i atij viti ishte i madhi dhe dëshpëruesi Saul Bellow, i përzgjedhur me nxitim në momentin e fundit [...] E vërteta është se, më 22 shtator të atij viti, një muaj përpara se të votohej, Borgesi kishte bërë diçka që s’kishte të bënte aspak me letërsinë e tij mjeshtërore: takoi në audiencë solemne gjeneralin August Pinochet. “ثshtë një nder i pamerituar të pritem nga ju, zoti President”, tha ai në fjalimin e tij fatkeq. “Në Argjentinë, Kili dhe Uruguai kanë shpëtuar liria dhe rendi”, vazhdoi, pa e pyetur askush. Dhe i pandryshueshëm përfundoi: “Kjo ndodh në një kontinent në anarshi dhe të gërryer nga komunizmi”. Ishte e lehtë të mendoje se kaq shumë marrëzira bashkë mund të ishin vetëm për ta vënë në lojë Pinochetin. Por, suedezët nuk e kuptojnë humorin e argjentinasve. Që atëherë, emri i Borgesit u zhduk nga parashikimet. Tani, pas një pendese të padrejtë, u rikthye …”
Ndërsa dy pretendentët e tjerë ishin dy shkrimtarë anglezë, Vidiadhar Surajprasad Naipaul dhe Graham Greene. Lidhur me Graham Greene, Mلrquez thotë: “Disa vjet më parë, …i shpreha Graham Greenit habinë dhe pakënaqësinë time se si një autori si ai, me vepra aq të shumta dhe origjinale, nuk i kishin dhënë çmimin “Nobel”. “Nuk do të ma japin kurrë”, më tha ai shumë seriozisht, “sepse nuk më konsiderojnë shkrimtar serioz”.
***
“Akademia Suedeze, e cila është e ngarkuar për dhënien e çmimit “Nobel” për Letërsi, vetëm këtë çmim, u themelua në vitin 1786, me pretendimin e vetëm që t’i ngjante Akademisë Franceze. Askush nuk e imagjinonte atëherë, që me kalimin e kohës do të fitonte pushtetin shenjtërues më të madh në botë. Akademia përbëhet nga tetëmbëdhjetë anëtarë të përjetshëm me moshë të respektueshme, të përzgjedhur nga vetë akademia, ndër figurat më të shquara të letrave suedeze… Versioni më i përhapur mes shkrimtarëve dhe kritikëve është se akademikët suedezë bien dakord në maj, kur fillon të shkrijë bora, dhe studiojnë veprën e finalistëve të paktë gjatë të nxehtit të verës. Në tetor, ende të thekur nga dielli i Jugut, lëshojnë vendimin e tyre…
Si procedojnë, si bien dakord, cilat janë angazhimet e vërteta që përcaktojnë vendimet e tyre, është një nga sekretet e ruajtura më mirë të kohës sonë. Kriteri i tyre është i paparashikueshëm, kontradiktor, i pandikueshëm edhe nga parashikimet, dhe vendimet e tyre janë të fshehta, solidare, dhe të pakthyeshme…
Një tjetër sekret që ruhet shumë mirë është se ku është investuar kapitali që sjell të ardhura kaq të bollshme. Alfred Nobel (me theks te “e”-ja, jo tek “o”-ja), e krijoi çmimin në 1895 me një kapital prej 9.200.000 dollarësh, interesat vjetore të të cilit duhet të ndaheshin çdo vit, jo më vonë se 15 nëntori, mes pesë fituesve. Si rrjedhojë, shuma është e ndryshueshme, në varësi të të korrurave të vitit. Në 1901, kur u dha për herë të parë çmimi, çdo fitues mori 30.160 korona suedeze. Në vitin 1979, që ishte viti me interesa më të majmë, secili mori nga 160.000 korona.
Gjuhët e liga thonë se kapitali është investuar në minierat e arit në Afrikën e Jugut dhe se, rrjedhimisht, çmimi “Nobel” jeton nga gjaku i skllevërve të zinj”.
***
Në artikullin e tij të gjatë, Marquezi përmend edhe marrëdhënien e Akademisë Suedeze me fuqitë e mëdha, duke filluar me Hitlerin që në 1938 ndaloi gjermanët të merrnin çmimin “Nobel” “… me argumentin qesharak se themeluesi i tyre ishte hebre”. E duke vazhduar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku “për bindje apo për maturi… nuk u nda asnjë çmim. Por, menjëherë sapo Europa e rimori veten nga plagët, Akademia Suedeze bëri atë që duket se është i vetmi kompromis i saj i dhimbshëm; i dha çmimin “Nobel” për Letërsi Sir Winston Churchillit, vetëm sepse ishte njeriu me më shumë prestigj në kohën e vet”.
“…Ndoshta marrëdhëniet më të vështira të Akademinë Suedeze kanë qenë me Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1958, kur iu dha çmimi shumë të shquarit Boris Pasternak, ky e refuzoi nga frika se mos nuk e lejonin të kthehej përsëri në atdhe. Autoritetet sovjetike e konsideruan çmimin si një provokim. Megjithatë, në vitin 1965, kur fitues ishte Mikhail Sholokhov, shkrimtari më zyrtar mes shkrimtarëve zyrtarë sovjetikë, vetë autoritetet e vendit të tij e festuan me gëzim. Ndërsa pesë vjet më vonë, kur iu dha disidentit të madh, Aleksandër Solzhenicin, qeveria sovjetike e humbi toruan dhe arriti të thotë se çmimi ‘Nobel’ ishte një mjet i imperializmit…
I vetmi anëtar i Akademisë Suedeze që lexon në spanjisht, dhe shumë mirë, është poeti Artur Lundkvist. ثshtë ai që i njeh veprat e shkrimtarëve tanë, që propozon kandidaturën e tyre dhe që lufton në heshtje për ta. Kjo e ka kthyer, pa dashjen e tij, në një perëndi të largët dhe enigmatike, nga i cili varet disi fati universal i letrave tona. Megjithatë, në jetën reale është një plak rinor, me një ndjenjë humori pak latin, dhe me një shtëpi aq modeste sa që është e pamundur të mendosh se nga ai varet fati i ndokujt. Disa vjet më parë, pas një darke tipike suedeze në atë shtëpi, me mish të ftohtë dhe birrë të nxehtë, Lundkvist na ftoi që të merrnin kafe në bibliotekën e tij. Unë mbeta i shtangur, ishte e pabesueshme të gjeje një numër aq të madh librash në spanjisht, më të mirët dhe më të këqijtë të përzierë bashkë, dhe pothuajse të gjithë me dedikimet e autorëve të tyre të gjallë, në prag të vdekjes apo të vdekur ndërkohë që prisnin… Shpeshherë është thënë se shkrimtarët më të mëdhenj të tetëdhjetë viteve të fundit vdiqën pa e marrë çmimin “Nobel”… Leon Tolstoy, romani i të cilit, “Lufta dhe Paqja”, është pa dyshim më i rëndësishmi në këtë zhanër, vdiq në vitin 1910, në moshën fisnike 82-vjeçare, kur çmimi ‘Nobel’ ishte dhënë tashmë dhjetë herë. Libri i tij mjeshtëror kishte njohur 45 vite lavdi, me përkthime të shumta dhe ribotime në mbarë botën, dhe asnjë kritik nuk dyshonte që ishte i destinuar të jetonte përjetë…
Nga të dhjetë shkrimtarët e që e fituan çmimin ‘Nobel’ sa ishte gjallë Tolstoi, i vetmi që ka mbetur gjallë në kujtesë është anglezi Rudyard Kipling. I pari që e fitoi çmimin ishte francezi Sully Prudhomme, i cili ishte shumë i njohur në kohën e tij, por librat e tij nuk gjendem më, veçse në ndonjë librari shumë të specializuar… Një tjetër nga dhjetë fituesit e parë ishte polaku Henryck Sienkiewicz, i cili ishte futur kontrabandë në mbretërinë e lavdisë me tullën e tij të pavdekshme Quo Vadis… Në 60 vitet e mëvonshme pesë nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave vdiqën pa e marrë çmimin ‘Nobel’: Henry James në 1916, Marcel Proust në 1922, Franz Kafka në 1924, Joseph Conrad në të njëjtin vit, dhe Rainer Maria Rilke në 1926. Gjithashtu, gjatë këtyre viteve ishin ulur në sediljen e gjeniut jo pak, por G. K. Chesterton, i cili vdiq pa e marrë çmimin e tij në vitin 1936 dhe James Joyce, i cili vdiq në 1941, kur “Uliksi” i tij kishte ndryshuar rrjedhën e romanit në botë, nëntëmbëdhjetë vjet pas botimit të tij. Ndërsa, nga katërmbëdhjetë autorët që e morën në atë kohë të keqe, mbijetojnë vetëm katër: belgu Maurice Maeterlinck, francezët Romain Rolland dhe Anatole France, dhe irlandezi Xhorxh Bernard Show…
E keqja është se rezultati përfundimtar nuk varet nga e drejta e vetë kandidatit, dhe as nga drejtësia e zotave, por nga vullneti i padepërtueshëm i anëtarëve të Akademisë Suedeze.
***
Një besëtytni shumë e përhapur në mesin e shkrimtarëve është se çmimi ‘Nobel’ për Letërsi është gjithmonë një homazh pas vdekjes: nga 75 fituesit, vetëm dymbëdhjetë janë gjallë. Njoh shkrimtarë të mëdhenj që këto ditë … ndiejnë një tmerr metafizik, sepse gjithnjë e më tepër rritet besimi se askush nuk mbijeton më shumë se shtatë vjet pas marrjes së ‘Nobel’-it për Letërsi. Statistikat nuk e aprovojnë, por as nuk e përgënjeshtrojnë këtë: njëzet e dy kanë vdekur brenda kësaj periudhe. Shembullin e keq e dhanë të parët. Sully Proudhomme (fituesi i parë i çmimit ‘Nobel’) vdiq gjashtë vjet pas marrjes së çmimit; gjermani Theodoro Mominsen vdiq pas një viti; norvegjezi Bjornstjierne Bjiornson vdiq në shtatë vjet. Rekordin e dekadës së parë e theu poeti italian Giosué Carducci, i cili e mori çmimin ‘Nobel’ në nëntor 1906 dhe vdiq në shkurt të vitit tjetër. Megjithatë, rekordin aktual e mban poeti i madh anglez John Galsworthy, i cili e mori çmimin në vitin 1932 dhe vdiq gjashtëdhjetë ditë më pas. Ata që nuk besojnë në besëtytnitë, natyrisht, kanë shpjegimin logjik: mosha mesatare e atyre që kanë marrë çmimin është 64 vjeç, kështu që është një probabilitet statistikor që fituesit vdesin brenda shtatë viteve. Të kundërtën e dëshmojnë fituesit më të rinj: Rudyard Kipling, më i riu nga të gjithë, e mori çmimin në moshën 42 vjeç, dhe vdiq 76 vjeç, Sinclair Lewis, i cili e mori kur ishte 45, vdiq 66; Pearl S. Buck, e harruara, që e mori në moshë 46 vjeçe dhe vdiq në moshën 81 vjeçe; edhe Eugene O’Neill, i cili e mori kur ishte 48 dhe vdiq 73 vjeç. Një përjashtim mjaft i trishtë ishte Albert Camus, i cili e mori çmimin në moshën 44-vjeçare, në shkëlqimin e lavdisë së tij dhe talentet e tij, dhe vdiq dy vjet më vonë, në një aksident me një makinë që drejtohej nga një fat që ndoshta nuk ishte i tij. Megjithatë, jeta gjithmonë gjen mënyrën për të qenë kundër logjikës. Për të provuar këtë është lista e tre fituesve më të vjetër në moshë: gjermani Paul Heyse, me 80 vjeç; Bertrand Russell, me 78, dhe Winston Churchill, me 79. Heyse, që në këtë rast është përjashtim për të kundërtën, vdiq katër vjet pas çmimit. Por, Churchilli mbijetoi njëmbëdhjetë vjet, duke pirë një kuti me puro dhe dy shishe konjak në ditë, dhe Bertrand Russell theu të gjitha rekordet botërore: vdiq njëzet vjet pas marrjes së çmimit, kur ishte 98 vjeç. Jean Paul Sartre nuk dha asnjë shenjë se besonte në këto mistere numrash, përveç njërit, kur një gazetar e pyeti nëse ishte penduar që e kishte refuzuar çmimin ‘Nobel’, ai tha: “E kundërta, kjo më shpëtoi jetën”. Brengosëse është se vdiq gjashtë muaj pasi e tha”.
Këtë artikull Gabriel Garcia Mلrquez e botoi në tetor të 1980-s. Atë vit, çmimin ‘Nobel’ e fitoi polaku Czeslaw Milosz, nuk ishte brenda listës së kandidatëve më të përfolur për ta fituar çmimin. Borgesi i madh, vdiq 6 vjet më vonë, në 1986, pa e marrë çmimin ‘Nobel’, edhe profecia e Graham Greene u bë realitet, kurrë nuk ia dhanë ‘Nobel’-in, vdiq në 1991. Vetë Mلrquez do ta fitonte dy vjet më vonë çmimin ‘Nobel’, në vitin 1982. Nuk dimë sa ndikoi ky artikull në dhënien e çmimit, por duket që Mلrquez është i imunizuar nga mallkimi i ‘Nobel’-it, ai e mori çmimin kur ishte 55 vjeç dhe edhe pas 31 vjetësh ende është gjallë.

Përgatiti: Dritan Mara,


Burimi: 11 Tetor '13. Gazeta Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top