Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Marketingu online

*deliza*

VIP
V.I.P
Marketingu online
Marketingu i internetit, ndryshe E-marketingu ose marketingu online është marketimi i produkteve ose shërbimeve nëpërmjet internetit. Interneti sjell benefite të shumta dhe unike për marketingun, duke përfshirë koston e ulët në distribuimin e informatave dhe me këtë luan rolin e një medie ndaj audiencës globale. Natyra interaktive e E-marketingut, duke i dhënë një përgjigje të shpejtë klientit potencial për produktin ose shërbimin e ofruar është kualitet i posaçëm për këtë lloj mediumi.

Ky lloj i marketingut lidh sëbashku aspektet kreative dhe ato teknike të internetit, përfshirë dizajnin, zhvillimin, reklamimin dhe shitjet. Metodat e E-marketingut përfshijnë:

• Marketingun përmes motorave kërkues
• e shfaqjeve (display advertising)
• Marketingun përmes e-maileve
• Marketingun e degëzuar
• Reklamimin
• Blog-marketingun
• Marketingun

E-marketingu është procesi i rritjes dhe promocionit të një organizate duke përdorur median online. Kjo nuk do të thotë që kjo formë përfshin vetëm ndërtimin e ueb faqes ose promovimin e saj. Shpeshherë prapa asaj uebfaqeje fshihet një organizatë e vërtetë me qëllime të caktuara.

Strategjitë e kësaj forme marketimi përfshijnë të gjitha aspektet e reklamimit online të produkteve, email marketing, shitje direkte etj.

mbreti i tregut
 
Pe: Marketingu online

Me pelqen pershkrimi juaj. Sipas mendimit time tani ne kohen moderne marketingu me efikas dhe kosto me te lire eshte e-marketingu
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top