Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Maqedonia drejtë ndarjes

Hapja e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe nga partia më e madhe e opozitës, Lidhja Social-Demokrate në Maqedoni, sikur edhe qëllimi i saj që në zgjedhjet e dhjetorit të garojë me një koncept qytetar me përfshirjen e shoqërisë së gjerë pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare, tani më disa ditë ka nxitur debate e reagime nga më të ndryshmet në vend.

Reagimet ndaj një koncepti të tillë, kryesisht kanë ardhur nga VMRO-DPMNE-ja, që drejtohet nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski, por edhe nga qarqe të ndryshme intelektuale ndërsa diaspora maqedonase që kontrollohet nga VRMO-ja në disa shtete madje ka organizuar edhe protesta.

Kundërshtimet kryesisht kanë të bëjnë me zyrtarizimin e gjuhës shqipe duke e konsideruar si një akt që do të rrënonte themelet e shtetit maqedon.

Por, nga opozita si bartëse e konceptit qytetar, thonë se akuzat e tilla nuk mbajnë pasi programi i saj forcon demokracinë dhe shtetin ligjor, ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë.

Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së, thotë se për partitë në partitë në pushtet nuk është problem gjuha apo ndonjë e drejtë tjetër, por frika nga humbja e pushtetit, të cilët vazhdojnë të mbajnë me politikat e tyre të aktrimit të frikës dhe përçarjes.

“Me programin tonë, ne përçojmë mesazhin se më nuk do të lejojmë që njerëzit e njëjtë, politikat e njëjta të frikës dhe ndarjeve, të diktojnë mënyrën e jetesës. Ajo që na ka ndodhur ditëve të fundit dëshmon se si partitë në pushtet dëshirojnë të qeverisin me vendin. Ato të cilat aktrojnë se gjoja zihen, kurse pas skenave qeverisin shumë mirë, kur janë në pyetje interesat partiake dhe të biznesit”.

“Nuk është e vërtetë se problemi kryesor qëndron tek përdorimi i gjuhës. Qytetarët e Maqedonisë janë të lodhur nga politikat përçarëse, nga krizat artificiale, pasi ata dëshirojnë punë, mirëqenie sociale, të kenë arsim cilësor, shërbim shëndetësor të mirë, paga të mira”, thotë Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së.

Por, Sashko Todorovski, një intelektual maqedonas dhe nëpunës në Ministrinë e Punëve të Jashtme thotë se konceptet e tilla rrënojnë karakterin unitar të shtetit maqedon.

“اfarë nënkupton koncepti qytetar? A do të thotë kjo se gjuha shqipe dhe maqedonase do të jenë të barabarta dhe se unë do të jem i detyruar të mësoj dhe flas gjuhën shqipe? Si do rregullojmë këtë në korrelacion me shtetin unitar? Ne harrojmë një fakt, jo vetëm me kushtetutat e kaluara, por edhe me ndryshimet e bëra pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia është shtet unitar. Pra, ne duhet të ndërtojmë një koncept i cili në asnjë mënyrë nuk do të rrezikonte karakterin unitar të shtetit”, thotë Todorovski.

Por, ndryshe nga ai, Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike dhe profesor në Universitetin Fon të Shkupit. Ai thotë se koncepti i LSDM-së është koncept evropian.

“اdo shtet që pretendon konceptin evropian duhet të ketë për bazë konceptin e shtetit qytetar, që nënkupton përveç të drejta të individit që janë shumë të rëndësishme, edhe të drejta të kolektive”.

“Në opsionin tjetër kundërshtar kemi opsionin gjoja nacionalist, që është një opsion maskues, që në esencë është krimi i organizuar dhe të vetmen kartë të lojës e kanë nacionalizmin dhe shovinizmin dhe synojnë të mbeten në pushtet duke vazhduar me të gjitha keqpërdorimet që janë zbuluara nga afera e përgjimeve të opozitës”, thotë Bilalli duke pranuar se koncepti i opozitës maqedonase do të has në vështirësi të shumta për shkak të të kaluarës së mbushur me armiqësi dhe kundërthënie nga më të ndryshmet.

Lidhja Sociale-Demokrate pritet që në ditët në vijim të publikojë më shumë të dhëna për për frontin e zgjeruar me përfshirjen në radhët e saj të përfaqësuesve të të gjitha bashkësive etnike.

Ajo nga dita e hënë komunikimin me mediat kanë nisur të bëj edhe në gjuhën shqipe. Për herë të parë, ajo komunikatat për opinion i ka nisur edhe në gjuhën shqipe, që shënon veprimin e parë të një partie politike maqedonase./REL/
CF6B2D3B-A918-4077-9EB8-A5F0FBE18349_w987_r1_s-640x360.jpg
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Une jam kunder ndarjes se Maqedonise e kam thene ne menyre te vazhdueshme dhe mbroje kete qendrim. Sa here kemi pasur te bejme me ndarje kemi humbur. Maqedonia duhet te zhvillohet keshtu edhe nja 30 vite me nje vizion te qarte te shqipeve dhe pastaj ulemi e llafosemi se cfare po ndajme. :teleskop:
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Une jam per ndarje me maqedonet.........:D
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Ja u nda Maqedonia? Ku do shkoje kjo pjesa e shkeputur, do bashkohet me ke? Me Shqiperine? Po a i keni pyetur shqiptaret a jane te gatshem te bashkejetojne, duke qene qe ne mentalitet ndryshojme goxha nga njeri tjetri? Sa per nje shembull, shqiptaret e Maqedonise karakterizohen nga nje fanatizem, madje dhe ekstremizem fetar qe eshte jo i natyrshem per ne te Shqiperise. Ata kane nje urrejtje patollogjike ndaj cdo gjeje sllave gje qe ne Shqiperi nuk ekziston, sidomos ne permasat qe e kane ata. Ata kane nje urrejtje po ashtu patollogjike ndaj cdo gjeje jo islame, psh ortodoksia por kjo ndjenje ne Shqiperi nuk ekziston. Ka plot ortodokse e sidomos shqiptaret ne pergjithesi jane shume tolerant ne fe sepse jane rritur pa dallime fetare e nuk i ndajne njerezit ne mysliman e qafira.

Keto jane vetem disa ndryshime qe mund te kthehen ne problematike por besoj se ka shume te tjera sepse 100 vjet te ndare nuk jane pak. Pra si do zgjidhen keto?

hajduti
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Ja u nda Maqedonia? Ku do shkoje kjo pjesa e shkeputur, do bashkohet me ke? Me Shqiperine? Po a i keni pyetur shqiptaret a jane te gatshem te bashkejetojne, duke qene qe ne mentalitet ndryshojme goxha nga njeri tjetri? Sa per nje shembull, shqiptaret e Maqedonise karakterizohen nga nje fanatizem, madje dhe ekstremizem fetar qe eshte jo i natyrshem per ne te Shqiperise. Ata kane nje urrejtje patollogjike ndaj cdo gjeje sllave gje qe ne Shqiperi nuk ekziston, sidomos ne permasat qe e kane ata. Ata kane nje urrejtje po ashtu patollogjike ndaj cdo gjeje jo islame, psh ortodoksia por kjo ndjenje ne Shqiperi nuk ekziston. Ka plot ortodokse e sidomos shqiptaret ne pergjithesi jane shume tolerant ne fe sepse jane rritur pa dallime fetare e nuk i ndajne njerezit ne mysliman e qafira.

Keto jane vetem disa ndryshime qe mund te kthehen ne problematike por besoj se ka shume te tjera sepse 100 vjet te ndare nuk jane pak. Pra si do zgjidhen keto?

hajduti

Sa mire qe i njihke shqiptaret e Maqedonise, do kesh njohur shume e do kesh kaluar shume kohe me ta qe ke bere nje shpjegim kaq te hollesishem e te pagabuar :)
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Sa mire qe i njihke shqiptaret e Maqedonise, do kesh njohur shume e do kesh kaluar shume kohe me ta qe ke bere nje shpjegim kaq te hollesishem e te pagabuar :)

Kam miqesi me disa shqiptare te Maqedonise, sikurse kam ndejtur ne Maqedoni per pak kohe.
Ato pika qe une te shtrova me siper jane shume reale, jo pjelle e fantasize sime dhe as nje shaka. Por jane realitet.

hajduti
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Kam miqesi me disa shqiptare te Maqedonise, sikurse kam ndejtur ne Maqedoni per pak kohe.
Ato pika qe une te shtrova me siper jane shume reale, jo pjelle e fantasize sime dhe as nje shaka. Por jane realitet.

hajduti
me cila qytet ke miqesi ne maqedoni maqedonia det anetaresohet ne nato be nuk ka ndarje jan dezinformata te disa portale ne maqedoni
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Hajde more për hajër e kurr mos mbetë pa nda.
E krijojnë Iliridën, e të tjerët në rrs, i pëlqeu apo s'i pëlqeu.
Më keq me siguri se nuk bëhet.
Rrijnë ashtu për një kohë, derisa dikush të tregojë interes
për t'u bashkuar, kryesorja sllavit vëlla mos me i thënë.

Mirëpo, mbi të gjitha më problematikja është se si do të ndahen.......?!?!?
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Une them kot si bashkohen turqise meqe bene edhe kurban per erdoganin....
Sdi te kene bere kurban as per saliun e as per edin.
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Une them kot si bashkohen turqise meqe bene edhe kurban per erdoganin....
Sdi te kene bere kurban as per saliun e as per edin.

Shumë ide e mirë, dërgoja një letër ndoshta pranojnë idenë tënde.
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

I love Macedonia!(albanian)
S'jam eksperte te jap mendim c'eshte me e mira per ta por sikur te shikonim shqiptaret e Maqedonise pjese e jona dhe zyrtarisht do ishte MREKULLI!
 
Titulli: Maqedonia drejtë ndarjes

Sipas feng shui doli qe Maqedonia eshte ne planetin e gabuar keshtu qe sdo ishte keq ta zhvendosim ne Mars
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back