Maqedoni: Prometeut i veshin mbathje pasi grave nuk u pëlqente nudo

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
prometeu-300x225.jpg


Një statujë e Prometeut duket se nuk u ka pëlqyer grave në Maqedoni pasi ai ishte nudo. Për këtë qëllim autoritetet vendore në kryeqytetin maqedonas, Shkup, kanë vendosur që ta veshin me mbathje Prometeut që mbante flakën që u kishte vjedhur perëndive. Ato e kanë justifikuar këtë veprim me ankesat e disa organizatave të grave, të paidentifikuara, të cilat mendonin se statuja e Prometeut nudo në një vend publik nuk ishte etike.
Statuja ishte vendosur në fillim të majit, përballë me godinën e parlamentit ndërsa veshja e mbathjeve u krye nga autorët e saj. Pas lajmit disa nga organizatat më të njohura të grave në vend thanë se nuk kanë bërë ankesa. Ato u shprehën se Prometeu nudo nuk përbënte ndonjë problem për to./albobserver.
 
Back
Top