Mania e pastertise

ida angel

:)
V.I.P
Fiksimi i pastërtisë është treguesi i një sëmundjeje tipike e qytetërimit tonë. Më parë ishte papastërtia dhe higjiena e pakët që sillnin sëmundjet dhe vdekjen. Tani është steriliteti i ekzagjeruar që shkakton sëmundjet dhe vdekjet.

Gjithçka që është organike, që vepron në mënyrë kaotike, shumëllojshmëria, krijimi individual i pakontrolluar i njeriut dhe vegjetimi spontan i natyrës, konsiderohen të pista, kaotike dhe të rrezikshme. Ndërkohë që steriliteti i ekzagjeruar sjell vdekjen.


Bashkëpunëtoret më të forta janë reklamat që tregojnë shtëpi të pastra e të rregullta, duke reklamuar produktet e pastërtisë e duke i nxitur shtëpiaket t’i blejnë ato, më pas të bëjnë krahasimin. Sipas studimeve të fundit, nga kjo “sindromë” vuan një në katër gra.

“Kjo sëmundje” krijon një rreth vicioz negativ ku personi jeton vazhdimisht me terrorin se e kalon jetën në pisllëk. Për këtë arsye, lan vazhdimisht duart, ose pastron ambientin ku jeton dhe punon. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, variojnë nga raportet seksuale tek ato ndërpersonale, por nuk përjashtohen edhe marrëdhëniet me veten. Pra, nëse lani shpesh duart, ose mbani gjithmonë në xhep letra të lagura, për të fshirë duart, sa herë që prekni ndonjë gjë, atëherë është momenti t’i bëni një pyetje vetes, a është normale dhe e rëndësishme e gjithë kjo? Duke u bazuar edhe te një studim shkencor i disa ditëve më parë, higjiena e tepërt ka efekt të kundërt, ose më saktë na bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve.

Fiksimi për rregullin dhe pastërtinë është një sëmundje? Por nga lind kjo mani? Përse këta njerëz kanë nevojë të jenë të rrethuar nga ambiente shumë të pastra dhe të rregullta? Shumë njerëz përpiqen t’i kuptojnë këta persona, sepse sjellja e tyre është vërtet për t’u urryer. Për sa u përket atyre, nuk u mjafton kjo mënyrë jetese acaruese, por përpiqen me të gjitha mënyrat t’ua injektojnë edhe të tjerëve, duke i bërë të ndihen gjithmonë inferiorë ndaj tyre.

Nëse personi që vuan nga ky shqetësim nuk bën asnjë përpjekje për të ndihmuar veten, nuk konsultohet me një ekspert, jeta shtëpiake, prioritetet, higjiena personale, të drejtat dhe detyrat e gjithë pjesëtarëve të familjes, do të kushtëzohen nga pastërtia. Gjëja më e çuditshme është se shpesh këta persona, e kuptojnë këtë anormalitet, por nuk mund të bëjnë asgjë për ta larguar. Por çfarë fshihet pas këtij fiksimi?
Cilat janë mekanizmat që i shkaktojnë këto mani? اfarë i bën këta persona t’i japin rëndësi gjërave, që nga ana objektive janë pak ose aspak të rëndësishme? Për të zbuluar këtë enigmë është e nevojshme të kërkojmë në të kaluarën e këtyre personave, ku mesa duket ky shqetësim ishte i pranishëm, edhe pse në formë më pak të dukshme.

Sipas një psikiatrie, bëhet fjalë për një shqetësim maniak. Personi i prekur nga ky shqetësim përpiqet të kontrollojë ankthin dhe frikën “se mos infektohet”, duke përdorur rituale, ku përsëritja e gjërave krijon një lloj sjelljeje që e qetëson, duke ditur se ka bërë të pamundurën për ta larguar këtë pasiguri. E njëjta gjë ndodh edhe me rregullin.

Në fakt pak rrëmujë na bën mirë, sepse rritet fleksibiliteti, krijimtaria dhe veçanërisht efikasiteti. Për rrëmujaxhinjtë ka shumë paragjykime, por me kaosin e tyre shpesh ata arrijnë të fitojnë kohë dhe para. Gjithsesi nëse do të kërkonim avantazhet e rrëmujës, do të ishte e vështirë të nxirrnim diçka të re. Kush e ka studiuar me kujdes rrëmujën thotë se ajo favorizon shkathtësinë, krijimtarinë dhe fuqinë. Gjithashtu kursen kohën dhe paratë.


Por le t’i kthehemi edhe një herë pastërtisë. Duke qenë se nuk janë të vetmit, fiksimi për pastërtinë është shumë i përhapur mes atyre që vuajnë nga ky shqetësim. Në fakt, personat që vuajnë nga ky shqetësim mendojnë se janë në rregull me botën e jashtme dhe njerëzit që i rrethojnë. Etiologjia e kësaj patologjie duhet kërkuar te një ngjarje e rëndë traumatike që mund t’i ketë ndodhur personit kohë më parë. Këtu ndikojnë edhe faktorët e jashtëm. Patologjia mund të shfaqet edhe si tipar në karakter. Ajo vërehet, por në një formë tjetër dhe me raste, zakonisht kur personi është i tensionuar dhe për ta kapërcyer këtë gjendje, i futet me kokë punëve të shtëpisë. Ankthi, ose frika që janë aq të dobët, i bën të mos i mbijetojnë një faktori të jashtëm dhe të jenë agresivë (papastërtia mund të shkaktojë sëmundje të cilave u frikësohen: më të tmerrshmet janë ato vdekjeprurëse, siç është SIDA).


Burimi: Gazeta Shqip
 
Back
Top