Mandela: 8 mësimet e tij për lidershipin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndërsa feston 90 vjetorin më 18 korrik, Nelson Mandela kujton ka kaluar në aq shumë mundime e ka shkaktuar aq shumë telashe sa për disa jetë të jetuara radhazi. Ai çliroi një shtet nga një sistem paragjykimesh të dhunshme dhe ndihmoi të bashkojë të bardhët dhe ata me ngjyrë, shtypësit dhe të shtypurit, në një mënyrë që rrallë herë ka ndodhur më parë. Personat që i kanë qëndruar pranë dëshmojnë se kur ai largohet nga prezenca e dhomës është njësoj sikur të ketë perënduar dielli.

Mandela është gjëja më e afërt që bota ka si shenjtor shekullor, por ai është i pari që pranon se anon më shumë nga politikani. Ai hodhi poshtë sistemin aparteid dhe krijoji një demokraci joraciste në Afrikën e Jugut duke ditur me saktësi se kur dhe si të kalonte nga rolet si luftëtar, martir, diplomat dhe burrë shteti. Duke qenë se nuk ndihet rehat me konceptet abstrakte filozofike, ai shpesh thotë se një problem "nuk është çështje parimi; është çështje taktike". Ai është mjeshtër në taktika.

Shumë pak më shumë se ai janë në gjendje të japin mësime aq të vyer për lidershipin sa Madiba (Madiba është emri i klanit; kështu e thërrasin të gjithë familjarët dhe ata që i qëndrojnë pranë). Këshillat e tij janë më së shumti praktike. Pjesa më e madhe e tyre vinë drejtpërsëdrejti nga eksperienca personale. Të gjitha prej tyre janë të kalibruara të nxisin diçka: diçka që na detyron të pyesim si mund ta bëjmë botën një vend më të mirë. Nelson Rolihlahla Mandela feston ditëlindjen më 18 korrik. Ai ka lindur në vitin 1918 dhe është ish-President i Afrikës së Jugut, presidenti i parë që është zgjedhur në zgjedhje demokratike. Para presidencës Mandela ishte një aktivist kundër aparteidit dhe lideri i Kongresit Kombëtar Afrikan dhe degës së armatosur, "Umkhonto we Sizwe. Ai kaloi 27 vite në burg, pjesën më të madhe në ishullin Robben, me akuza për krime që përfshinin kabotazh të kryer gjatë luftës kundër aparteidit.

Mandela është simbol frymëzimi njëkohësisht, përveçse lirie dhe barazie. Edhe pse nuk diskutohet që ishte kundra aparteidit, thotë se shkaqet e aparteidit ishin komplekse. Ato ishin historike, sociologjike dhe psikologjike. Mandela vlerëson gjithmonë duke pyetur "Cili është fundi që kërkoj dhe cila është mënyra më praktike për të mbërritur atje?"

Ai është njeri historik. Gjithmonë mendonte më përpara në kohë se të tjerët. Burgu i dha aftësinë të shohë në të ardhmen. Duhet të shihte patjetër; nuk kishte asnjë rrugë të mesme. Nuk mendonte në të ardhmen e shkurtër, brenda pak ditëve apo javëve, por me dekada. Së fundmi, çelësi për të kuptuar Mandelën janë ata 27 vite në burg. Burri që eci për në ishullin Robben në vitin 196 ishte emocional, kokëfortë, që thumbohej lehtë. Burri që doli ishte i balancuar dhe disiplinuar. Ai nuk është dhe kurrë nuk ka qenë njeri që analizonte vetveten. Shpesh është pyetur si burri që doli nga burgu ndryshonte nga djaloshi kokëfortë që kishte hyrë atje. Ai e urren këtë pyetje. Së fundmi, i mërzitur nga pyetja është përgjigjur: "Dola i pjekur". Nuk ka asgjë më të rrallë apo kaq të vlefshme, si një burrë të pjekur. Gëzuar ditëlindjen, Madiba.

Kuraja s'është mungesa e frikës, por të frymëzosh të tjerët të shikojnë përtej saj
Në vitin 1994, gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale, Mandela me një aeroplan të vogël me helikë zbriti në fushat vrasëse të Natal-it për t'u folur mbështetësve në Zulu. Kur aeroplani ishte 20 minuta larg tokës, motori u fik. Disa në aeroplan i zuri paniku. E vetmja gjë që i qetësoi ishte të shihnin Mandelën, i cili lexonte në heshtje gazetën sikur të ishte në tren apo në zyrë. Aeroporti u përgatit për uljen urgjencë dhe piloti arriti të zbriste shëndoshë e mirë. Kur Mandela zbriti nga ndenjësja e "BMV"-së antiplumb që e çoi në miting, u kthye dhe i tha shoferit "U tmerrova atje lart". Mandela ka pasur mjaft raste të tmerrohet gjatë kohës në burg, gjatë gjyqit në Rivonia që përfundoi me burgimin e tij, gjatë kohës në ishullin Robben. "Sigurisht që pata frikë", thotë ai më vonë. Do të ishte e paarsyeshme që dikush të thotë që nuk ka frikë në situata të tilla. "S'mund të pretendoj se jam trim dhe se mund ta mposht të gjithë botën. Por si lider, s'duhet të lejosh që të tjerët ta kuptojnë", thotë ai.

Drejto nga fronti, por mos e lë bazën prapa
Mandela është i heshtur. Në vitin 1985 u operua nga prostata e zmadhuar. Kur u kthye në burg ai u nda nga kolegët dhe miqtë për herë të parë në 21 vite. Ata protestuan. Miku i vjetër, Ahmed Kathrada kujton t'i ketë thënë: "Prisni një minutë miq. Ndoshta del diçka e mirë nga gjithë kjo". E mira që doli ishte se Mandela nisi negociatat me qeverinë aparteide. Ky ishte mallkim për Kongresin Kombëtar Afrikan. Pas shumë dekadash me fjalët "të burgosurit s'mund të negociojnë" dhe pas mbrojtjes së një lufte të armatosur që do ta "ulte qeverinë në gjunjë", ai vendosi se kishte ardhur koha të fliste me shtypësit e tij. Kur nisi negociatat me qeverinë në vitin 1985, kishte shumë që mendonin se ai e kishte humbur. "Ne mendonim se po na shiste", thotë Cyril Ramaphosa, atëherë lideri i Unionit Kombëtar të Minatorëve. "Shkova ta shoh dhe e pyeta se çfarë po bënte. Ishte një iniciativë e jashtëzakonshme. Rrezikoi shumë", shton ai. Mandela nisi fushatën për t'i bindur miqtë e tij se kjo ishte gjëja e duhur. Ai vizitoi një nga një të gjithë shokët në burg dhe kështu ata u bashkuan me të.

Drejto nga prapa, lejo që të tjerët të besojnë se janë në front
Mandela pëlqen të flasë për djalërinë dhe pasditet kur kulloste gjethin. "E dini çfarë", thotë, "ato mund t'i drejtosh vetëm nga pas". Mandela është rritur nga Jongintaba, mbreti i fisit. Kur JOngintaba bënte mbledhje në gjykatë, burrat mblidheshin në rreth dhe ai fliste vetëm kur të gjithë kishin mbaruar së foluri. "Detyra e shefit nuk është t'i tregojë të tjerëve çfarë të bëjnë por të formojë një konsensus. Mos hyni në debate shumë shpejt", thotë ai. Mandela shpesh organizonte mbledhje në kuzhinën e shtëpisë në Houghton, një lagje e vogël e Johannesburg-ut. Ai mblidhte disa burra, Ramaphosa, Thabo Mbeki (që tani është presidenti i Afrikës së Jugut). Disa prej kolegëve i bërtisnin të vazhdonte apo të ishte më radikal. Mandela thjesht dëgjonte. Kur më në fund fliste në ato mbledhje, ai ngadalë përmblidhte këndvështrimet e të tjerëve dhe i ndërthurte me mendimet e tij, duke e sjellë vendimin në drejtimin që ai donte, pa e imponuar. Sekreti i lidershipit është ta lejosh edhe veten të drejtohesh. "ثshtë zgjuarsi t'i bindësh njerëzit t'i bëjnë gjërat dhe të kujtojnë se është ideja e tyre", thotë ai.

Njihe armikun dhe mëso sportin e preferuar
Në vitet '60 Mandela filloi të studiojë afrikançen, gjuhën e afrikanëve jugorë të bardhë, të cilët krijuan aparteidin. Shokën e kongresit bënin shaka me të, por ai donte të kuptonte pikëpamjen e afrikanëve; ai e dinte se një ditë do të luftonte me ta ose do të negocionte me ta, dhe në çdo rast, fati i tij ishte i lidhur me ta. Kjo ishte strategjike në dy drejtime: duke folur gjuhën e kundërshtarëve mund të kuptonte forcën dhe dobësitë e tyre, dhe të formulonte taktika sipas rastit. Kushdo, që nga të burgosurit ordinerë deri te P.W. Botha, u mahnitën nga vullneti i Mandelës për të folur gjuhën afrikane dhe njohurinë e tij për historinë. Ai madje shkoi deri atje sa studioi ragbi, sportin e dashur të afrikanëve të bardhë, që të ishte në gjendje të krahasonte skuadrat dhe lojtarët. Mandela kuptoi se afrikanët e bardhë dhe me ngjyrë kishin diçka thelbësore të përbashkët: Afrikanët e bardhë besonin se ishin po kaq afrikanë sa edhe ata me ngjyrë. Ai dinte, gjithashtu, se afrikanët e bardhë kishin rënë pre e paragjykimeve edhe vetë: qeveria britanike dhe kolonizatorët e bardhë anglezë i përbuznin. Afrikanët e bardhë vuajtën nga një inferioritet kulturor po kaq shumë sa edhe ata me ngjyrë.

Mbaji miqtë afër dhe rivalët edhe më afër
Shumë prej të ftuarve që Mandela ftoi në shtëpinë që ndërtoi në Qunu ishin njerëz që ai i njihte, por jo të gjithëve u besonte. Ai i ftoi ata për darkë; ai i lajkatoi dhe u dha dhurata. Mandela është një burrë me sharm. Ai shpesh e përdori këtë sharm me më shumë efekt tek rivalët e tij se sa tek aleatët. Në ishullin Robben, Mandela gjithmonë përfshinte në mendjen e tij burra të cilëve u besonte ose jo. Njëri prej personave me të cilët ishte i ngushtë ishte Chris Hani, shefi i flakët i stafit të ushtrisë së Kongresit Kombëtar Afrikan. Disa mendonin se Hani po komplotonte kundër Mandelës, por ai e afroi pranë vetes. Por nuk ishte vetëm Hani. Ishin edhe industrialistët e mëdhenj, familjet e minatorëve, opozita. Ai merrte telefonin dhe i uronte ditëlindjen. Ai shkonte në funeralet e familjarëve. Këtë e shihte si një mundësi. Kur Mandela doli nga burgu edhe të burgosurit u bënë miqtë e tij dhe liderët që e mbajtën në burg i vuri anëtarë të Kabinetit, edhe pse mund t'i kishte neveri ata burra. Mandela besonte se përqafimi i rivalëve ishte një mënyrë për t'i kontrolluar. Ata ishin më të rrezikshëm të lirë se brenda qarkut të influencës. E vlerësonte besnikërinë, por nuk ishte i fiksuar pas saj. Tek e fundit "njerëzit shohin interesin e tyre".

Paraqitja ka rëndësi dhe mos harroni të buzëqeshni
Kur Mandela ishte një student i varfër ligjesh në Johannesbug me kostumin e vetëm, ai shkoi të shihte Walter Sisulu. Sisulu ishte një agjent shitjesh dhe lider i ri i Kongresit. Mandela pa një afrikan me ngjyrë të sofistikuar dhe të suksesshëm, të cilin mund ta rivalizonte. Sisulu pa të ardhmen. Sisulu një herë tha se kërkimi i madh në vitet '50 ishte ta kthente Kongresin në një lëvizje masive; dhe më pas një ditë "një lider masash hyri në zyrën time". Mandela ishte i gjatë dhe i pashëm, një boksier amator. Dhe kishte një buzëqeshje që dukej si dielli që dilte nga një ditë me re. Shpesh e harrojmë lidhjen reciproke mes lidershipit dhe fizikut. George Washington ishte njeriu më i gjatë dhe i fortë në çdo dhomë që hynte. Masa dhe forca kanë më shumë të bëjnë me ADN-në se me manualet e lidershipit, por Mandela kuptoi se paraqitja e tij do t'i sillte dobi. Si lider i ushtrisë së Kongresit, ai insistonte të fotografohej në këndin e duhur dhe me një mjekër. Përgjatë karrierës së tij shqetësohej mjaft për t'u veshur ashtu siç duhet.

Asgjë nuk është bardhë apo zi
Kur në intervistat e para Mandela është pyetur se vendosi të pezullojë luftën e armatosur për shkak se kuptoi se nuk kishte forcën për ta hedhur qeverinë apo sepse e dinte se mund të fitonte mbi opinionin ndërkombëtar duke zgjedhur mjete të dhunshme, ai është përgjigjur "pse jo të dyja". Edhe pse gjatë viteve i janë bërë pyetje më të zgjuara, mesazhi ishte i qartë: Jeta nuk është asnjëherë ose kështu ose ashtu. ثshtë tendencë e trurit njerëzor të kërkojë shpjegime të thjeshta, por kjo nuk korrespondon me realitetin. Mandela ndihet rehat me kontradiktat. Si politikan, ai ishte pragmatist që e pa botën me shumë nuanca. Shumë prej kësaj erdhi ngaqë jetoi si një person me ngjyrë në një sistem aparteid, i cili i ofronte një regjim të përditshëm me zgjedhje morale të dobësuara, si për shembull: t'i nënshtrohem shefit të bardhë që të marr punën që dua dhe të shmang dënimin? A ta mbaj kartën e identitetit? Si burrë shteti, Mandela ishte njësoj besnik si ndaj Muammar Gaddafi-t dhe Fidel Kastros. Ata e ndihmuan Kongresin kur SHBA-ja ende e konsideronte Mandelën terrorist. Ai tha se amerikanët i shohin gjërat bardhë e zi.

Edhe dorëheqja tregon lidership
Në vitin 1993, Mandela kërkoi të dinte në kishte vende ku mosha minimale e votimit ishte nën 18 vjeç. Kur mori vesh se kishte shtete të tilla si Indonezia, Kuba, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Irani, atëherë tha: "Mirë, shumë mirë". Dy javë më vonë propozoi në televizionin afrikan që mosha e lejuar e votimit të ulej në 14 vjeç. Por shpejt duhej të përballej me realitetin se nuk do të bëhej, duke qenë se ishte mbështetësi i vetëm i idesë. Ai e pranoi atë me përulësi. Nuk u mërzit. Ky është një mësim i mirë i lidershipit. Të dish se duhet të braktisësh një ide, detyrë apo marrëdhënie është vendimi më i vështirë që një lider duhet të bëjë. Në shumë mënyra, trashëgimia më e madhe e Mandelës si President i Afrikës së Jugut është fakti që zgjodhi të ikë. Kur u zgjodh në vitin 1994, Mandela me siguri mund të kishte sugjeruar të ishte president për jetë, dhe shumë prej tyre ndjenin se pas gjithë atyre viteve në burg, kjo ishte më e pakta që Afrika e Jugut mund të bënte. Në historinë e Amerikës, vetëm një grusht liderësh demokratikë ishin të gatshëm të zbrisnin nga posti. Mandela kërkonte të vendoste precedent për gjithë ata që do ta ndiqnin.
TO
 
ishte Story e hidhur edhe jeta e tij...... ke e shkoj, me ne fund.

Bota e rrumbullaket por e prapet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top