Manchester United

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Junajtid shkëputet në krye, mposht 3-1 اelsin

“Djajtë e kuq” të Fergusonit kanë triumfuar ndaj bluve të Vilas Boasit, në ndeshjen e rasteve të humbura, ku spikat penalltia e Runit

Mançester Junajtid ka marrë fitoren e 18-të radhazi në fushën e vet duke vendosur një tjetër rekord dhe tani është dy pikë para Mançester Sitit në renditjen e Premier Ligës falë kësaj fitoreje në “Old Traford”. Golat e shënuar në pjesën e parë nga Kris Smolling, Nani dhe Uejn Runi – i nënti për të këtë sezon – ishin të mjaftueshëm për vendasit. Megjithatë, Runi humbi një penallti të ngjashme me atë të Territ në Moskë, pasi rrëshqiti dhe gjuajti jashtë.

Fernando Torres shënoi golin e tij të dytë me fanellën e اelsit, por humbi një rast të pabesueshëm me portën bosh pasi kishte shmangur portierin De Gea, i cili kishte pritur më parë edhe një rast të mirë për Ramires. Në kohë shtesë, Dimitar Berbatov gjuajti me portën e zbrazët, por Kol arrin ta devijojë topin në goditje këndi. Në fund ndeshja mbaroi me vendosjen e një tjetër rekordi nga Junajtid, që barazon atë rekord të vendosur në sezonin 1904-05, kur ishte klub i Divizionit të Dytë.

Ferguson pati të drejtë kur theksoi pas ndeshjes se ishte ndeshja më e vështirë për Junajtid deri tani këtë sezon. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vilas Boas dhe اelsin e tij. Skuadra londineze pati disa raste radhazi dhe për disa minuta ndeshja u kthye në një përballje mes اelsit dhe portierit De Gea. Torres bëri pjesën e tij, duke arritur të shënojë një gol, por më pas bëri një gafë që do të mbetet gjatë në memorien e tij.

Pas golit të parë të Smolling, ishte Nani që shënoi golin e dytë dhe më pas Runi shënoi golin e tretë. Me fillimin e pjesës së dytë, Torres shënoi golin e tij të dytë për اelsin dhe që nga ai moment skuadra mike luajti më mirë se në pjesën e parë dhe krijoi shumë raste. Një moment interesant i ndeshjes ishte edhe humbja e penalltisë nga Runi, i cili rrëshqiti duke imituar Xhon Terrin.

Pas kësaj penalltie pati disa raste, më i pastri ai i Torres, por edhe Berbatov duhet të kishte shënuar golin e katërt për Junajtid në kohë shtesë. Në fund, Junajtid e sheh veten i vetëm në krye, falë barazimit të Sitit kundër Fulhemit, kurse اelsi është në vend të tretë.



Ferguson: اelsi nuk mund të na përballonte dot

“Ishte një ndeshje fantastike, e hapur, por ne i krijuam probleme vetes. E humbëm topin shpejt kur sulmonim dhe ata na kundërsulmonin vazhdimisht. Në pjesën e parë ata mund të kishin shënuar dy ose tre gola. Ne patëm më shumë raste, sidomos me Nani dhe Jang, që patën hapësira në lojë.

Kjo ishte forca jonë dhe اelsi nuk e përballoi dot.” Duke u ndalur te dëmtimi i Hernandezit, Ferguson shtoi: “Për mua ishte një ndërhyrje shokuese. Gjyqtari madje e ndëshkoi Kol me karton të verdhë dhe me që e ndëshkoi, nuk e di përse nuk dha penallti. Tani do të na duhet të presim deri nesër për të parë shkallën e dëmtimit, sepse këmba e tij tani është e ënjtur, por mund të mungojë disa javë.”



Vilas Boas: Ishte një ndeshje e çuditshme

“Ishte një ndeshje e çuditshme, shumë e hapur dhe me shumë raste për të dyja skuadrat. Ne patëm disa raste të mira për të shënuar, madje edhe të parët. Rezultati ishte si i çmendur. Të përmbysësh rezultatin nga 3-0 është përherë e vështirë dhe na u desh të rrezikonim, por pa u zbuluar shumë në mbrojtje. Skuadra jonë luajti shumë mirë në pjesën e dytë dhe ne patëm disa raste të mira për të shënuar.”

Ai ka hedhur poshtë kritikat ndaj Torresit për rastin e humbur, duke thënë se ishte një incident i veçuar. “E njëjta gjë i ndodhi edhe Runit, që humbi penallti. Shpesh gjërat më të tmerrshme u ndodhin sulmuesve më të mirë në botë dhe sot u ndodhi që të dyve.”
 
Pe: Man united

Planifikon të qëndrojë edhe 4 vite në krye të Junajtid

Trajneri skocez, 69 vjeç, është tekniku më jetëgjatë në historinë e “djajve të kuq”, duke u dhuruar krenari të pafundme

Sër Aleks Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid, beson se mund të mbetet trajner i kampionëve edhe për 4 vite të tjera. 69-vjeçari është trajneri më jetëgjatë dhe i suksesshëm në historinë e “djajve të kuq”, me 12 kampionate të fituara, 5 Kupa FA dhe 4 Kupa “Carling”, gjithashtu 2 triumfe në Ligën e Kampionëve.

Ka kohë që spekulohet për të, pra se kur skocezi mund të heqë dorë nga karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme, por ai këmbëngul se mund të vazhdojë punën dhe për disa sezonet të tjera. “Më kanë mbetur edhe 3-4 vite. Ndihem mirë, por kur të largohem, do të lë një skuadër të fortë dhe të re, e cila do të vazhdojë suksesin edhe me pasardhësin tim”, deklaroi Sër Aleks.

Të shtunën, trajneri veteran mbikqyri skuadrën e tij në fitoren kundër Nouruiçit për të ruajtur kreun, teksa vazhduan serinë prej 25 ndeshjeve pa humbje në “Old Trafford”. “Ka të bëjë e gjitha me shpirtin e skuadrës. Gjatë një ndeshjeje, vetëm 8 nga lojtarët e mi më nevojiten për të qëndruar në formë të mirë. Nëse 3 lojtarët e tjerë s’janë në atë nivel, s’është ndonjë gjë serioze.

8 të tjerët bëjnë punën e tyre. Vetëm në 6 ndeshje të 11-të lojtarët e mi janë paraqitur në maksimumin e tyre. ثshtë si me dallëndyshet, që fluturojnë në grup, në një formacion “V” dhe ato të parat bëjnë punën më të madhe. Pastaj alternohen rregullisht. Nëse një nga dallëndyshet del jashtë formacionit, 2 të tjera shkojnë për ta kapur dhe për ta risjelljë në grup. E njëjta gjë është dhe me skuadrën: sakrificë, miqësi dhe devotshmëri personale në skuadër.”
 
Pe: Man united

Arrestohet babai dhe xhaxhai i Runit

Të afërmit e sulmuesit të Junajtid dyshohen të kenë ndikuar në trukimin e ndeshjes Madhëruell-Hearts në Skoci

Babai i Uein Runit është arrestuar, për shkak të përfshirjes në një skandal bastesh në futbollin skocez. 48-vjeçari është arrestuar në shtëpinë e tij, në zonën e Uest Derbit në Liverpul. Ndërkohë është arrestuar edhe xhaxhai i Runit, 54-vjeçari Riçi, duke e çuar në nëntë numri e të arrestuarëve. Ndërkaq ata janë lënë të lirë me kusht, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Për momentin Runi ndodhet në Mal të Zi me Anglinë, ku po përgatitet për ndeshjen elimintatore të “Euro 2014”-s. Fabio Kapelo u shpreh: “Fola me të para pesë minutash. E gjeta të relaksuar dhe të qetë. Nuk ka problem për ndeshjen, besoj se do të jetë plotësisht në formë ndaj Malit të Zi. Më tha se s’ka probleme”. Edhe kapiteni Xhon Terri e ka mbështetur Runin teksa ka thënë:

“Uein është i fokusuar për ndeshjen e sotme. E dimë të gjithë rëndësinë e këtij takimi. ثshhtë e rëndësishme që ai të hyjë në fushë dhe të luajë fort, sikurse atij i pëlqen të bëjë. Ai gjithmonë është i fokusuar në fushë. Kur je në stërvitje apo në ndeshje harron gjithçka ndodh jashtë. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për ne, e vlerësojmë shumë”. Ndërkohë policia e Liverpulit deklaroi:

“Policia e Liverpulit ka bërë arrestimin e nëntë personave, të cilët do të hetohen për aktivitete të dyshimta në lidhje me bastet sportive. Këto arrestime janë finalizimi i një operacioni në bashkëpunim me Komisionin e lojrave të fatit. Ndërkohë, nëntë të arrestuarit janë intervistuar nga dedektivët përkatës.

Ky hetim lidhet me ndeshjen mes Motheruellit dhe Herts-it, e luajtur më14 dhjetor 2010. Protagonisti kryesor i kësaj ndeshje është edhe mesfushori i Motheruellit, Stivi Xhenings, i cili gjithashtu është nën hetim. Shefi ekzekutiv i Shoqatës Skoceze të Futbollit, Stjuart Regan, ka konfirmuar se Xhenings është arrestuar në shtëpinë e tij nga Policia e Liverpulit gjatë ditës së enjte.

Në ditën e ndeshjes, dikush në Liverpul vendosi një bast prej 100 paundësh tek kompania e basteve “Blue Square”, në mënyrë që lojtari i Motheruellit të dilte jashtë me karton të kuq. Po i njëjti individ, më vonë, bëri tentativë për të hedhur baste të tjera, por u ndalua nga filtri sigurues online i kompanisë.
 
Pe: Man united

Ferguson feston 25-vjetorin me fustanellën skoceze

Në mbrëmjen e organizuar me rastin e kësaj arritjeje të jashtëzakonshme, morën pjesë lojtarë e trajnerë rivalë, të së shkuarës e të së tashmes

Sër Aleks kishte veshur një fustanellë skoceze mbrëmjen e së enjtes, gjatë festimit të 25-vjetorit të tij si trajner i Mançester Junajtid. Veterani skocez shtroi një darkë madhështore në “Lancashire Cricket Ground”, teksa disa yje të futbollit u vunë në dukje. Ferguson kishte ftuar disa lojtarë të së kaluarës dhe të së tashmes në ceremoni, ashtu sikurse dhe një numër të caktuar trajnerësh, me të cilët ai është ndeshur përgjatë këtyre viteve.

Madje, ai ishte “mbërthyer” mbi rrënjët nga Glasgou, duke veshur një fustanellë gjatë festës, në kundërshtim me terrenin e klubit aktual. E gjithë skuadra aktuale e Junajtid ishte prezente, ashtu sikurse dhe legjendat e “djajve të kuq”, si i madhi Sër Bobi Robson dhe Ole Gunar Solskjaer. Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidiç u fotografuan teksa hynë në “Old Trafford”, por këtë herë jo në stadiumin e ekipit, por në fushën e kriketit, aty ku nderimet i janë paguar trajnerit të Junajtid.

Rivalë kryesorë të së kaluarës dhe së tashmes, përfshi këtu Fabio Kapelon, Roi Hodgson, Stiv MekLaren, Xhorxh Graham dhe David Mojes ishin të ftuar gjithashtu. Ferguson organizoi këtë festë në më pak se 48 orë nga ndeshja e sotme e Premier Ligës ndaj Sandërlendit në shtëpi. Tifozët janë duke planifikuar shpalosjen e një tufe banerash në fushë, për të kujtuar emërimin e Fergusonit në krye të klubit.

Shprehjet e tij më të famshme Sër Aleks Ferguson ka ofruar një mori shprehjesh të paharrueshme, në intervistat e ndryshme gjatë viteve të drejtimit të Junajtidit, teksa më poshtë përmenden disa prej tyre, më thumbueset. “Nuk mund ta besoj, s’mund ta besoj. Futbolli, një ferr i përgjakshëm”, ka qenë thënia e tij pas fitores së finales së Championsit ndaj Bajernit të Mynihut më 26 maj 1999.

“ثshtë diçka gudulisëse tani, koha për të qetësuar të ndenjurat, mund ta quaj”, ka thënë skocezi pas garës për titull mes Arsenalit e Junajtid në sezonin 2002/03. “Thonë se ai është një njeri inteligjent, apo jo? Flet 5 gjuhë të huaja. Unë kam pasur një djalosh 15-vjeçar nga Bregu i Fildishtë që fliste 5 gjuhë”, është drejtuar me ironi ndaj Arsen Vengerit më 1996, trajnerit të Arsenalit. “Ai mund të nisë një rresht në shtëpinë e boshatisur”, kundrejt Denis Uajs.

“Ai ishte me siguri i tejngopur, duke më quajtur “Bos” dhe “Njeri i madh”, kur ne po pinim pas ndeshjes sonë të parë. Por, do të ishte më me vlerë, nëse urimet e tij do të shoqëroheshin me një gotë të mirë vere. Ai më dha thjesht një pastrues boje”, është shprehur për Hoze Mourinjon. “Ishte një incident i çuditshëm. Nëse do ta provoja edhe 100 herë, nuk do të ndodhte sërish.

Nëse do të mundja, do ta bëja në lojë”, ka thënë duke shpjeguar faktin e goditjes me këpucë në dhomat e zhveshjes, e cila përfundoi në fytyrën e Bekhamit. “Kur një italian më thotë se ka makarona në pjatë, më duhet të kontrolloj nën salcë, për të qenë i sigurt. Ata janë shpikësit e tymosjes”, është shprehur përpara ndeshjes me Interin në çerekfinalet e Championsit më 1999. “Sfida ime më e madhe nuk është ajo që ndodh momentalisht, por zbritja e Liverpulit nga froni. Mund ta mbani mend gjatë këtë”, u shpreh pas vënies në diskutim të së ardhmes së tij nga Alan Hansen më 2002-shin.



Trajneri i Arsenalit

Venger: 25 vitet e Fergusonit s’do të përsëriten kurrë

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka nderuar Aleks Fergusonin dhe karrierën e tij të ndritur në 25 vitet e kaluar te Mançester Junajtid duke deklaruar se mbretërimi i rivalit të tij te klubi i “Old Trafford” nuk do të përsëriten kurrë. Venger e ka përshkruar trajnerin e Junajtid dhe çerekshekullin e drejtimit të tij si “të shquar”. “اfarë mund të them? Njerëzit janë duke folur shumë për këtë aktualisht. Mund të them është se është e papërsëritshme për nga kualitetit dhe vazhdueshmëria.

ثshtë e jashtëzakonshme, sepse nuk njoh dikë tjetër në këtë nivel të lartë, që të ketë drejtuar për 25 vite një klub të madh. Jam i bindur se askush nuk do të arrijë ta imitojë.” Ferguson mbush 25 vjet në drejtimin e Junajtid me ndeshjen e nesërme në kampionat. Venger—trajneri i dytë për nga jetëgjatësia në Premier Ligë pas Fergusonit, me 15 vite në krye të Arsenalit – ka thënë se kishte dyshime nëse mund të imitonte dot skocezin legjendar. “Distanca është pak e madhe, janë edhe 10 vite. Do të isha i lumtur nëse ky sezon do të ishte një sezon i mirë për Arsenalin”, ka qeshur Venger.
 
Pe: Man united

Runi “blitz”, Junajtid mban nën presion “kushërinjtë“

Goli i shpejtë i sulmuesit i lejon “djajtë“ të marrin pikët e plota ndaj QPR-së dhe të vazhdojnë sprintin për vendin e parë
Uejn Runit iu deshën vetëm 52 sekonda lojë për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa kampionët e Mançester Junajtid zbritën nga froni i Premier Ligës, Mançester Sitin, pas fitores 2-0 në fushën e QPR-së. Sulmuesi i përfaqësueses së Anglisë shënoi golin e tij të 12-të sezonal, pas goditjes me kokë të krosit të dhënë nga Antonio Valencia, në një mbrëmje të ftohtë në fushën më të vogël të kampionatit.

Majkëll Kerrik shënoi golin e dytë në minutën e 56-të, pasi përfitoi nga një pasim i gabuar i Xhoe Barton në mesfushë, u nis me sprit drejt portës kundërshtare dhe lëshoi një gjuajtje, të cilën portieri çek, Radek اerni, nuk mundi ta nxirrte jashtë, pavarësisht se e devijoi topin. Junajtid ka tashmë 39 pikë nga 16 ndeshje.

Goli i Runit ishte i 3-ti më i shpejtë i këtij sezoni, por Junajtid për pak sa nuk shënoi edhe golin e dytë pas 3 minutash lojë ndaj të sapongjiturve, teksa këta të fundit shënonin fitoren e fundit me “djajtë e kuq” në vitin e largët 1992, kur kategoritë atëherë quheshin divizioni i parë, i dytë e me radhë.

“Mendoj se ishte një performancë e mirë, por kemi shpërdoruar shumë shanse. Ndoshta duhet ta kishim mbyllur takimin që në 30 minutat e para të lojës”, tha Ferguson, ekipi i të cilit u eliminua nga Championsi 11 ditë më parë. “Thjesht është shënuar si një tjetër ditë në historinë e Junajtid. Nuk do të ulemi edhe të ankohemi për atë, thjesht do të bëjmë diçka mbi atë çka ndodhi. Besoj se lojtarët bënë maksimumin atë ditë”, shtoi skocezi për humbjen ndaj Bazelit.

Deni Uelbek shënoi gjithashtu në minutën e 24-t, por u konsiderua në pozicion jashtë loje, ndërsa اerni bëri dy ndërhyrje vendimtare në hapësirën në harkun e 3 minutave, duke mbajtur ekipin e tij ende në lojë. QPR-ja kishte një shans të mirë për të barazuar para pushimit midis pjesëve, kur Bothroid krosoi ultazi në zonë, por rezultoi më i fortë seç duhej për Xhemi Maki për ta devijuar, edhe pse u përpoq në maksimum. Goli i Kerrik, i dha fund thatësirës prej 70 ndeshjesh të mesfushorit të Anglisë, që prej rreth 2 vitesh në Premier Ligë.

“Goli i tij i dha fund ndeshjes”, tha Ferguson. “Luajti perfekt besoj. Ka qenë më i miri i kësaj ndeshjeje, jam shumë i kënaqur me performancat e tij. Mendoj se rezultati i sotëm na riktheu paksa vazhdimësinë, stabilitetin dhe le të shpresojmë se Viti i Ri të na gjejë sërish në vendet e kreut të kampionatit”. Junajtid do të përballet me Fulhemin, Uiganin dhe Blekbërnin, përpara vitit 2012, ndërsa Siti do të ketë përballë Stoken, Uest Bromuiçin dhe Sandërlendin, pas Arsenalit
 
Titulli: Man united

The atmosphere is building at Old Trafford - Manchester United vs. Liverpool – COME ON YOU REDS!
 
Titulli: Man united

Go Man- United Go, i loooove them , The Best :p
 
Manchester United

David Moyes has signed a six year deal…Not happy with this choice

945978_10151461047872746_1706715797_n.jpg
 
Titulli: Manchester United

Kjo nuk eshte konfirmuar akoma, ?

Gjithsesi me vjen keq qe iku Sir Alex Ferguson, shume trainer i Zoti, GoD Bless Him,
 
Titulli: Manchester United

David Moyes pasardhësi i Ferguson

moyes1.jpg


David Moyes do të jetë trajneri i Manchester United. Trajneri aktual i Evertonit nga sezoni i ardhshëm do të marrë drejtimin e “Djajve të kuq” pas largimit të Sir Alex Ferguson, që i dha fund karrierës 27-vjeçare në krye të klubit anglez.

50-vjecarit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Ai ishte emri i preferuar i United dhe i vetë Ferguson për ta pasuar, pavarësisht se në media qarkulloi edhe emri i Mourinho-s dhe Antonio Conte-s.

Moyes drejton Evertonin që prej vitit 2002. Në 11 vite në krye të skuadrës nga qyteti i Liverpulit, ai nuk ka fituar asnjë trofe, por ka meritë për stabilitetin në garën sportive dhe financiare që ka sjellë në klub edhe pse në përdorim ka patur një buxhet modest.

Lajmi i largimit të tij drejt United është konfirmuar nga një deklaratë e vetë klubit të Evertonit.

“Everton mund të konfirmojë se David Moyes do të largohet në fund të këtij sezoni. Trajneri u takua me drejtorin ekzekutiv Bill Kenwright ditën e mërkurë të cilit i shprehu dëshirën për t’u larguar drejt Manchester United. Klubi falenderon Moyes për kontributin e vyer dhe të pamasë që ka dhënë për Evertonin që nga koha e mbërritjes së tij në vitin 2002”, thuhet në deklaratën e Everton.

Moyes do të drejtojë Everton në dy ndeshjet e fundit për këtë sezon, fillimisht ndaj West Ham e më pas kundër Chelsea-t. Ai ka udhëhequr këtë skuadër në më shumë se 500 takime, ndërsa në katër sezone ka mundur të prekë kupat e Europës. /Tch
 
Titulli: Manchester United

a ka mundesi mos te postoni lajme te rrema, pasi kjo nuk eshte konfirmuar akoma, mah......
 
Titulli: Manchester United

a ka mundesi mos te postoni lajme te rrema, pasi kjo nuk eshte konfirmuar akoma, mah......

eshte konfirmuar fegusoni vetem ka ikur tashme ...tash mo p[er manchesterin per nje dekad ska me pas tituj..Ferguson o kon lider ja ka fut kopaqk beckham e sja kandi
 
Titulli: Manchester United

do me marri malli per te , ka bere great Job...... ja te shohim si do ecin k'to ne vazhdim, me duket se po shesin Wayne Rooney...
 
Titulli: Manchester United

60M paund today bid

580182_452425971519635_1568803397_n.jpg
 
Ishalla hupin sot ta hekun krejt ???
 
Ma keq jan ka fajet mar trajnjeri lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top