Manchester City, 52 milionë euro për Falcaon

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
falcao.jpg

Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë 52 milionë euro Atletico Madridit për sulmuesin Radamel Falcao, njoftojnë mediat në Angli. Dështimet e “qytetarëve” në këtë sezon të garave kanë bërë që tashmë krerët e këtij klubi të mendojnë për përforcimet për sezonin e ardhshëm.

Raportohet se krerët e Cityt janë të bindur se mund të rrëmbejnë në verën që vjen reprezentuesin kolumbian, i cili ka një klauzolë prej 60 milionë eurove. City beson se do të fitojë garën ndaj Chelsea në mënyrë që ta transferojë 27 vjeçarin, i cili po shfaq performancë të shkëlqyer në këtë sezon të garave.

Thuhet se në këtë transferim mund të përfshihet edhe sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili në qershor pritet të largohet nga skuadra e Roberto Mancinit....Shqipmedia
 
Back
Top