Pe: Manastiri një shekull më pas - Top Channel Albania - Shqiperia tjeter
103 vjet nga Kongresi i Manastirit
Një grup studentësh shqiptar nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera shqiptare do të marshojnë sot drejt Manastirit, për të shënuar dhe festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908.
“Lusim të na bashkoheni në numër së më të madh të mundshëm dhe së paku këtë ditë ti nderojmë dhe ti gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do ti përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë, para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse të ashtuquajturve sllavomaqedonë, por ende nuk është vonë të përmirësojmë gabimin tonë”, theksohet në komunikatën e grupimit organizues.
Sipas agjendës, marshi fillon nga Prishtina në orën 10:00 bëhet nisja prej te stacioni autobusëve; në ora 11:30 mbërrijnë në Shkup ku takohen edhe me shqiptaret nga trevat e tjera në sheshin Skënderbeu, më pas vijohet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër, duke mbërritur në mbrëmje në Manastir.
“Në mbrëmje nën shoqërimin e shqiptarëve të Manastirit do të festojmë shqip me një festë të madhe kombëtare”, theksojnë nga grupi nismëtar.
Shekulli
---------- Post added at 12:29 ---------- Previous post was at 12:20 ----------
MANASTIR- 103 vjetori i Kongresit të Alfabetit do të shënohet pa asnjë manifestim zyrtar. Vetëm një grup studentësh nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera kanë organizuar një marshim drejt Manastirit, për të shënuar dhe festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908.
Aktiviteti është quajtur “Marshi drejt Manastirit” dhe një grup studentësh dhe të rinjsh shqiptar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe qytetet tjera për të mbërritur më pas në Manastir.
“Së paku këtë ditë ti nderojmë dhe ti gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do ti përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë, para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse”, theksojnë grupi i organizatorëve të marshit, citon Ina.
KONGRESI I MANASTIRIT
Më 14 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar, ku u mblodhën personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Ky Kongres me themelimin e këtij alfabeti shënoi edhe fillimin e letërsisë mbarëshqiptare. Në kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë si dhe komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt dhe Amerikë.
Komisioni i alfabetit përbëhej nga 11 anëtarë, kryetar i këtij komisioni ishte At Gjergj Fishta, ndërkohë ndër anëtarët rradhiten emra të njohur të lëvizjes kombëtare si Ndre Mjeda, Mithat Frashëri, Bajo Topulli, Sotir Peci, Shahin Kolonja etj. Parasheqevi Qirjazi në rolin e sekretares në Kongres është e para grua që merrte pjesë në një forum të lartë të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Kongresi vendosi me votë unanime të lihet mënjanë alfabeti i Stambollit, dhe të shkruhet gjuha shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja ai që përdoret edhe sot.
Shqiptaria