Manastiri i Ardenices

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
ardenica.jpg


Manastiri I Ardenices ndodhet 18 km larg nga qyteti I Lushnjes drejt qytetit te Fierit, ne maje te nje kodre te pyllezuar. Ndertesat me te lashta I perkasin gjysmes se pare te shekullit XVII. Nje gur ne hyrje te saj daton qe ne fillim te vitit 1417.

Gjate ekzistences se tij, manastiri nuk ka sherbyer vetem si objekt kulti, por edhe si han, shkolle,etj. I percaktuar per vlerat qe ruan, manastiri eshte nje monument kulture. Nje objekt tjeter I manastirit eshte dhe Kisha e Shenjte e Marteses dhe Kisheza e Shen Triadhes.

Persa I perket ndertimit dhe vizatimeve, kisha u ndertua ne vitin 1743 dhe u pikturua ne vitin 1745. Kisha eshte e tipit bazilik dhe ne gjithe rajonin e Myzeqese mbahet per madheshtine e saj, si nga ana arkitektonike dhe nga ajo funksionale.

Autoret e pikturave jane Kostandin Shpataraku dhe vellezerit nga qyteti I Korces, Kostandin dhe Athanas Zografi. Afresket e vizatuara perfshijne Dhjaten e Vjeter, Liturgjine dhe Jeten e Shenjteve. Ikonostasi eshte prej druri dhe i lare ne ar.

Puna i perket shekullit te XVIII, te piktorit Kostandin Shpataraku. Disa nga ikonat jane : “Lindja e Shen Marise, Krishti ne fron, Shen Maria dhe Krishti, takimi i engjejve, etj". Per t'u permendur eshte se ne ikonen e Shen Jovan Vladimir te Prespes, gjenden piktura te Karl Topise, princit shqiptar me kurore, te cilin piktori e quante Mbret te Shqiperise.

Ne manastir gjithashtu mund te gjenden dy pllaka qe i perkasin shekullit te XVII. Njera daton ne vitin 1754 dhe gjendet ne pjesen perendimore te kishes, tjetra i perket vitit 1770 dhe gjendet ne nje pjese te sobes. Datat mund te gjenden edhe ne kembanat e kishes.

infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top