Mamografia, kush duhet t’i nënshtrohet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mamografia, kush duhet t’i nënshtrohet
Mamografia_kush_duhet_ti_nenshtrohet.jpg
Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit, është hapi i parë i trajtimit të plotë të sëmundjes.

Mamografia është një ekzaminim radiografik i gjirit dhe nuk është një procedurë e re. Për herë të parë ajo është përdorur në vitin 1930. Teknikisht është një procedurë relativisht e thjeshtë, dhe jo e shtrenjtë. Mamografia bazohet në kontrastin radiografik të strukturave të gjirit dhe pikërisht në kontrastin natyral të siguruar nga përmbajtja e dhjamit të gjirit.

Mamografia rekomandohet në të gjitha rastet, kur janë prezente masa solitare në gji me etiologji të paqartë, pra me shkaqe të paqarta. Rekomandohet gjithashtu në të gjitha rastet kur në gji vihen re disa noduj, apo mamë sekretante, gruaja ka gji të madh në volum dhe penduloz (të varur), dhe pse klinikisht nuk shfaq probleme. Po ashtu mamografia, konsiderohet një procedurë e nevojshme për të sëmurët me karcionomë të qartë, apo dhe tek ata që janë trajtuar më parë me karcionomë. Duke u bërë kështu një procedurë rutinë në grupet me risk të lartë, apo dhe tek ata që kanë metastaza në limfonodulat axilare (sqetull) ose metastaza, në distancë dhe me origjinë të panjohur

Megjithëse mamografia është e vlefshme në masat solitare të gjirit me etiologji të panjohur, ajo kurrë s’duhet përdorur si masë zëvendësuese e një biopsie indore. E njëjta gjë thuhet dhe për noduset multiple të gjirit, në këto raste nodusi i dyshuar duhet të bëhet biopsi.

Mamografia dhe vetë-ekzaminimi i gjirit përbëjnë dy elemente të rëndësishme për diagnostikimin e parakohshëm të tumoreve. Dihet që diagnostikimi i hershëm dhe në kohë, ndikon shumë në ecurinë e sëmundjeve tumorale. Mamografia mund të bëhet më një thjeshtësi të madhe, pasi sot është e mundshme të identifikohet tumori në milimetra të vogla. Aplikimi mujor i vetë-ekzaminimit, një vizitë mjekësorë një herë në vit, të paktën tre mamografi midis moshës 40-50 vjeç, dhe një çdo dy vjet mbas moshës 50, mund të bëhen një skemë diagnostikimi të parakohshëm shumë efikase dhe lejon kurimin e tumoreve të vegjël, shpesh me operacione jo radikale dhe mundësi të mëdha shërimi.

Nga eksperienca e grumbulluar del se diagnoza radiologjike rekte mund të arrijë në 85-90% të rasteve të të sëmurëve. Gabimet më të shpeshta bëhen në vlerësimin e gjinjve radiologjikisht dense.
Kjo gjendje haset shpesh në të sëmurë premepauzal (që janë në fazën pre-menstruale) dhe zakonisht i detyrohet pranisë së një sasie të madhe indi glandular funksional me ose displazi të supremipozuar të gjirit.

Mamografinë duhet ta bëj çdo grua, pavarësisht se nuk ka shqetësime, është procedurë ekzaminimi rutinë. Ajo rekomandohet që te moshat mbi 35 vjeç, mamografia të kryhet çdo dy, dhe çdo vit te gratë e sëmura. Ndërkohë rekomandohet të bëhet 3-5-7 ditë pas ciklit menstrual.
 
Cilat gra janë të predispozuara të kenë kancer të gjirit

- Gratë mbi moshën 45 vjeç
- Gratë që janë trajtuar për një tumor të gjirit kanë një rrezik rreth 5 herë më shumë për të pasur një tumor në gjirin tjetër
- Një patologji prekanceroze e gjirit rrit mundësinë e prekjes nga një kancer
- Gratë që kanë pasur tumore gjinekologjike ose digjestive (aparatit tretës) janë 2 herë më të rrezikuara ndaj një kanceri të gjirit
- Janë të rrezikuara gratë, familjarët e afërt të së cilave (nëna ose motra), kanë pasur kancer të gjirit
- Menstruacionet e hershme dhe lënia e tyre në moshë të madhe përbëjnë një rrezik të lartë për kancer të gjirit
- Gratë që nuk kanë lindur fëmijë
- Gratë që nuk kanë lindur fëmijë para moshës 35 vjeçe, janë tre herë më shumë të predispozuara për një kancer të gjirit, sesa gratë që kanë lindur në moshën 18 vjeçe
- Shpeshtësia e kancerit të gjirit rritet në gratë e dhjamosura
- Dieta e pasur me yndyrna është një predispozicion për një kancer
- Numri i rasteve me kancer të gjirit është më i lartë në vendet industrialiste më të zhvilluara dhe i ulët në vendet e pa zhvilluara

Jam kurioze te di sa prej vajzave te forumit kan bere te pakten nje mamografi
 
Titulli: Mamografia, kush duhet t’i nënshtrohet

Mamografia, e dëmshme?

Kjo është e treguar nga një studim i kohëve të fundit, sipas të cilit gratë me një predispozicion gjenetik apo histori familjare të kancerit të gjirit që i nënshtrohen mamografisë janë 1.5 herë më shumë të predispozuar për zhvillimit të kësaj sëmundje.
Janë studiuesit e universitetit kryesor të Holandës të cilët janë marrë më këtë dhe kanë pohuar se, edhe pse është e rëndësishme që gratë t’i nënshtrohen kontrollit të gjinjve të tyre përmes rrezeve, kanë paralajmëruar se gratë në rrezik duhet të shmangin mamografinë dhe të gjejnë metoda të tjera alternative për të monitoruar gjendjen shëndetësore të gjëndrave në gji.
“Për gratë në rrezik të lartë për kancerin e gjirit shqyrtimi i gjendjes së gjëndrave është shumë i rëndësishëm, por duket mbajtur një qëndrim i kujdesshëm për mamografinë, sidomos te gratë e reja, veçanërisht ato nën moshën 30. Për më tepër, duhet të shmanget ekspozimi ndaj rrezatimit të përsëritur, qoftë ky edhe në doza të ulëta”, tha lidhur me një fakt të tillë dr. Marijke C. Jansen-van der Veide, një epidemiologe.
Për të arritur në konkluzionet e tyre, studiuesit kryen shqyrtimin e një dokument për të përcaktuar se ekspozimi ndaj rrezatimit ndikon në rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë e predispozuara që ta kenë atë.
Me të dhënat e mbledhura, hulumtuesit vlerësuar ndikimin e mamografisë në raste të ndryshme të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Sidomos për gratë nën moshën 20 vjeç, të cilat i janë nënshtruar mamografisë në pesë ose më shumë herë në vit, pati një rrezik të shtimit të sëmundjes me 2.5 herë.
Për këto arsye, studiuesit sugjerojnë një qasje të kujdesshme në përdorimin e rrezatimit me dozë të ulët të grave në rrezik të lartë për të pasur kancer gjiri.KS
 
Titulli: Mamografia, kush duhet t’i nënshtrohet

Mamografia është më mirë dixhitale

Metodat e reja diagnostikuese për gjoksin do të thonë më pak dhimbje dhe më shumë saktësi. Por edhe ekografitë duhet të bëhen në një qendër të specializuar, moderne e ku punojnë mjekë specialistë. Disa këshilla për të qenë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjes mes grave, por ato vazhdojnë të mos interesohen dhe të kujdesen për veten, duke i dalë të keqes përpara. Nëse sëmundja do të zbulohej në fazat e para të zhvillimit të saj, duke pasur përmasa të vogla, ajo mund të kurohet në 98 për qind të rasteve. Ja përse është kaq e rëndësishme të bëhen konsulta dhe kontrolle të vazhdueshme që kur jeni të reja, me analizat e duhura, mamografinë dhe ekografinë e gjirit. Mjekët onkologë flasin shumë për parandalimin e kancerit të gjirit, por kur është mosha e duhur për të filluar kontrollet? Sipas tyre femrat duhet të paraqiten për të bërë ekzaminimet e para nga mosha 20 deri në 25 vjeçe. ثshtë mirë që çdo femër të konsultohet me doktorin e saj personal. Nëse për momentin nuk shfaqet asgjë, atëherë kontrollet e radhës mund t’i bëni pas moshës 30-vjeçare. Në këtë fazë ju mund të bëni çdo vit ekografinë e gjirit dhe duke filluar nga mosha 40-vjeçare (flasim gjithmonë për femrat që nuk kanë shqetësime) ato mund të bëjnë mamografinë. Kjo vlen si fillim. Ndërsa në rastin e femrave të ashtuquajtura “kategoria në rrezik” (që e kanë të trashëguar sëmundjen e kancerit të gjirit), atëherë programet e parandalimit janë më të forta.
Sa i rëndësishëm është parandalimi? Në sajë të fushatave të parandalimit është rritur numri i femrave të sëmura, por gjithashtu është zvogëluar numri i vdekjeve. اdo vit nga kjo sëmundje preken shumë femra dhe kanceri i gjirit mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes. Megjithatë statistikat tregojnë se numri i vdekjeve po ulet. Aktualisht nga tumoret e vegjël, femrat arrijnë të shërohen në 90 për qind të rasteve. Tumor i vogël do të thotë mundësi e madhe shërimi dhe qëllimi i onkologëve është ta çojnë këtë shifër në 100 për qind.
Specialistët mund të jenë vetëm ata që merren me gjirin, apo edhe gjinekologët? Nuk ka rëndësi nëse specialisti është gjinekolog, mjafton që ai të jetë i informuar rreth kësaj sëmundjeje. Femrat duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe vigjilente ndaj këtyre ndryshimeve: asimetria, skuqja dhe tkurrja e lëkurës, ënjtjet apo kokrrat e vogla, të cilat dallohen lehtë duke bërë dush. Ende sot pjesa më e madhe e problemeve verifikohen nga vetë gratë.
Sipas ekspertëve, vetëkontrolli mbetet një element i rëndësisë së madhe, por nuk mund ta zëvendësojë vizitën te doktori, sepse kur ato vërejnë një ndryshim në gjinjtë e tyre mund të jetë shumë vonë, ndërkohë që mund të jetë edhe një cist i thjeshtë.
Për të gjitha femrat që nuk e dinë dhe kanë dyshime nëse të dhemb apo jo mamografia, përgjigjen mund ta marrin në vazhdim. Po është e vërtetë që ky lloj ekzaminimi të dhemb, prandaj edhe gratë hezitojnë të bëjnë një kontroll. Megjithatë, ky lloj kontrolli është i nevojshëm të bëhet, sepse nuk mund të zëvendësohet nga ekzaminime të tjera, gjithashtu është plotësuesi i ekografisë dhe anasjelltas. Natyrisht që lidhur me gjoksin e një pacienteje thuhen gjëra nga më të ndryshmet, madje ka nga ata që pohojnë se po të bësh një mamografi dixhitale, rreziku i rrezeve është më i vogël dhe për këtë arsye është më pak e dëmshme për gruan dhe gjinjtë e saj. Rezultati: ekografia të dhemb më pak dhe zgjat vetëm për disa sekonda.
Një pyetje tjetër që bëjnë të gjitha femrat lidhur me mamografinë është se përse dhemb aq shumë. Mos është lloji i makinerisë, apo dora e doktorit? ثshtë mirë që këto lloj kontrollesh të bëhen në qendra të mëdha mjekësore e moderne, sepse aparaturat janë më të mira. Në rastin e mamografisë dora e doktorit nuk ka lidhje fare, sepse të gjitha pamjet që u shfaqen në monitor doktorëve ata arrijnë t’i lexojnë dhe ta kontrollojnë gjirin në të gjithë tërësinë e tij. Ndërsa në rastin e ekografisë, përveç aparaturës, dora e mjekut është shumë e rëndësishme, sepse është ky i fundit që vendos se cilat pamje duhet të privilegjojë dhe në këtë rast onkologët i kanë paksa duart e lidhura, sepse duhet t’u besojnë fotove të realizuara nga doktori i ekos, zonave të zgjedhura nga ai. ثshtë shumë e rëndësishme që ekoja të jetë realizuar nga një profesionist i zoti dhe nga një aparaturë moderne: sa për t’u kuptuar sonda, e cila përdoret për gjoksin, nuk është njëjtë me atë të mëlçisë.
Nëse nga mamografia mjekët arrijnë të dallojnë diçka të pakëndshme, që në këtë rast është kanceri në gji, pacientja duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, e cila mbetet edhe trajtimi i parë, por ndonjëherë nëse tumori është i madh duhet medoemos të parandalohet me rreze, në mënyrë që të zvogëlohet fusha e operacionit dhe masa që do të hiqet.
Sa ndikon ushqimi, mënyra e shëndetshme e jetesës, ushqyerja me gji për të parandaluar kancerin e gjirit? Të gjitha këto gjëra janë të rëndësishme: femrat duhet të konsumojnë shumë fruta dhe zarzavate, pak yndyra, të konsumojnë pak ose aspak pije alkoolike, të mos pinë duhan, të bëjnë shumë aktivitet fizik dhe të ushqejnë bebet me qumësht, (sepse për këtë arsye janë krijuar biologjikisht qelizat e gjoksit dhe si pasojë duhet rinovuar cikli i tyre jetësor), të gjitha këto janë faktorë të rëndësishëm për të parandaluar kancerin e gjirit. Por nuk janë të vetmit. Nëse në familje kjo sëmundje është e trashëguar, atëherë duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut. G Shqip

---------- Post added at 18:04 ---------- Previous post was at 18:04 ----------

Personalishte akoma se kam bere sepse jam shume e re ne moshe dhe nuk kam pas nevoj te bej nje mamografi, por per te thene c'eshte, e vlersoj shume mamografine tek nje femer, dhe mamase time ja prenotoj shpesh here, dua qe te jete nen kontroll.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top