Ado
FISEBILIL-LAH
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 5,209
-
- Reagimet e mara
- 225
-
- Mosha
- 37
-
- Vendndodhja
- Prishtinë/Republic Of Kosova...
Republika bregdetare e Malit të Zi, aleate e deridjeshme e Serbisë, nuk ka hezituar të enjten në mbrëmje që ta njohë Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Lajmim për njohjen e pavarësisë së Kosovës e ka bërë publik Millan Roçen, ministër i Jashtëm i Malit të Zi.
Ai pas mbledhjes së qeverisë së Malit të Zi ka thënë se njohja e Kosovës nga Mali i Zi është koordinuar me Maqedoninë. Roçen tha se njohja e "Kosovës shtet i pavarur dhe sovran" është vendosur me unanimitet, njofton Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG).
Ky vendim, sipas Roçenit, është në pajtim me kompetencat kushtetuese që ka Qeveria e Malit të Zi për të njohur shtetet të tjera. Po ashtu ai pohoi se është miratuar edhe një deklaratë e përbashkët e Malit të Zi dhe Maqedonisë për njohjen e përnjëhershme të pavarësisë së Kosovës.
Vendimi për njohjen e Kosovës nga fqinji i saj ka ardhur vetëm 2 vite pas divorcit institucional mes Malit të Zi dhe Serbisë, duke i dhënë fund aventurës së quajtur Serbia dhe Mali i Zi. Vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës duket se do të ketë një ndikim edhe tek njohja e Kosovës nga Maqedonia.
Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq nuk ka hequr dorë nga njohja e Kosovës shtet edhe pse ka pasur shumë presion nga partitë opozitare malazeze me orientim proserb që të mos e bëjë këtë.
Mali i Zi kështu vendosi të befasojë opinionin publik. Vetëm 24 orë më herët Mali i Zi ka votuar pro rezolutës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mali i Zi bëhet kështu shteti i 49 i cili e njeh realitetin e ri politik të krijuar në Ballkan. /Telegrafi/