Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mali i Zi miraton Rezolutën, bazë për njohjen e shtetësisë së Kosovës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Parlamenti malazez ka miratuar sonte Rezolutën për përshpejtimin e integrimeve evropiane të Malit të Zi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, e cila është propozuar nga koalicioni qeverisës që do të jetë edhe bazë për përcaktimin e këtij vendi fqinj ndaj pavarësisë së Kosovës. Për miratimin e Rezolutës kanë votuar 45 deputetë, derisa 21 kanë qenë kundër.
Në Rezolutë thuhet se Mali i Zi është i gatshëm të konfirmoj realitetin politik të cilin anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s e vlerësojnë si të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe ndjekë politikën e cila është në kursin e përcaktimeve të saj evropiane dhe euroatlantike.

"Kjo (rezoluta) do të jetë bazë për përcaktimin e Malit të Zi ndaj çështjes së Kosovës", thuhet në dokumentin e miratuar.

Gjatë seancës, pjesa më e madhe e kohë e cila iu kushtua Kosovës, kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Mali i Zi do të ndjekë politikën realiste dhe atë që e ndjek edhe Brukseli.

Pa dhënë ndonjë datë të veçantë, Gjukanoviq ka lënë të kuptohet se njohja nga Podgorica do të vijë shumë shpejt. Sipas tij, nuk ka nevojë të pritet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse Kosova është çështje politike dhe jo juridike.

Ai ka thënë se nuk brengoset për mendimin e Beogradit pas këtij akti të Malit të Zi, sepse Beogradi e ka humbur Kosovën me politikën e gabueshme.

"Serbia nuk e kryen asnjë funksion në Kosovë, dhe nuk e ka asnjë institucion në Kosovë. Kosova është sovrane në politikën e jashtme, në siguri, në mbrojtje, në politikat tatimore, në sistemin monetar, në ekonominë e jashtme, në gjithçka. Gjatë gjithë kësaj kohe funksionarëve më të lartë në Beograd u kam thënë se kjo është rezultat i politikës së gabueshme dhe se Serbia duhet ta shohë të vërtetën në sy", ka thënë Gjukanoviq.

"Karakteristikë e Malit të Zi është të ndjek politikën e realitetit, e jo iluzionit politik", ka thënë kryeministri malazez, duke hedhur poshtë zërat se politikën ndaj pavarësisë së Kosovës është diku i krijuar sipas presioneve.

Duke mohuar ekzistimin e çfarëdo presionesh në Mal të Zi për të pranuar pavarësinë e Kosovës, Gjukanoviq ka thënë se shteti i tij ndjek politikën e realizmit, e cila është e bazuar në parimin e besimit të fituar nga qytetarët, i cili nënkupton mbrojtjen e interesave shtetërore.

Ai ka përsëritur që hyrja e Malit të Zi në BE dhe NATO është qëllimi i saj strategjik, si garanci i stabilitetit në rajon./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back