Malet me borë të Shqipërisë duken si një 'dallgë gjigande' nga brigjet italiane

Guest2

Antarë i Respektuar
1547756482_salerno7.jpg

1547756482_salerno6.jpg

1547756482_salerno5.jpg

1547756482_salerno4.jpg

1547756482_salerno3.jpg

1547756482_salerno1.jpg

1547707627_Screenshot2.jpg

Nga brigjet italiane malet me borë të Shqipërisë duken si një "dallgë gjigande". Shqipëria shfaqet në momente të caktuara nga brigjet e Salentos, por spektakli i kësaj radhe me malet me dëborë ka lënë pa frymë fqinjët përballë. Fotot janë shkrepur nga Maria Pacoda një fotografe nga Lecce e Italisë, në zonën e Santa Cesarea Terme dhe janë publikuar nga e përditshmja italiane La Repubblica.

"Si një valë deti që përplaset me bregun. Me një shikim të shpejtë kështu të duket, por në të vërtetë është produk i maleve shqiptare të zbardhura nga dëbora që shfaqen në horizont. Jemi në Salento dhe në fotot e Maria Pacodas edhe fokusi ndryshon. Por relievet janë shumë lehtë të dallueshëm edhe në sajë të qiellit të pastër. Kjo nuk është hera e parë që malet shqiptare duken përtej detit".
Shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top