Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Toka e Sandokanit, tigrit të Malajzisë. Natyrë ekzotike, xhungël, florë dhe faunë të pasur. Gjithçka që mund të kërkosh, aty e gjen pa frikë. Këtu qytetet nuk kanë asgjë përse t’i kenë zili metropolet e mëdha të Perëndimit.
malajzia_mrekullia_e_prekshme_.jpg

Malajzia është një nga anëtaret më të forta mes dhjetë të tillave që bëjnë pjesë në Shoqatën e vendeve të juglindjes aziatike. Nga ana tjetër, “Lonely Planet”, guida e famshme e udhëtimeve në përmbledhjen e pestë vjetore, e vendosi Malajzinë në dhjetëshen e vendeve që do të preferohen më shumë nga turistët për vitin 2010.

Aty Malajzia përshkruhet si vendi me njëmijë e një destinacione për t’u vizituar dhe me eksperienca të paharrueshme që jo të gjithë e kanë rastin t’i vizitojnë në jetë. Diversiteti: kjo është fjala e vetme me të cilën mund të përshkruhet ky vend i mrekullueshëm. Nga kaotikja dhe modernia, në Kuala Lumpur, me peizazhin thuajse mistik të Burneut me malet e larta, plazhet ku mund të çlodhesh dhe barrierat koralore ku të lejohet të bësh zhytje të paharrueshme apo qendrat e shumta tregtare, gjen gjithçka nga shpirti malajzian. E sikur të mos mjaftonte ky varietet i pabesueshëm gjeografik, takimi me njerëzit vendas do t’u bindë akoma se Malajzia është zgjedhja e duhur që keni bërë.

Përveçse janë të dashur dhe mikpritës, ata janë edhe kuzhinierë shumë të zotë, ku orizi vendas shoqëruar me salcë pikante është një nga pjatat e preferuara të mijëra turistëve që vizitojnë vendin çdo vit. Plazhet me rërë të bardhë dhe ishujt përrallorë janë ilaçi më i mirë për ata që kanë kaluar një vit plot lodhje dhe stres. Klima e vendit bën që ta shfrytëzosh detin përgjatë gjithë vitit. Vetëm bregu lindor i saj, nga fundi i nëntorit në fillim të shkurtit, përfshihet nga monsunet. Por, dëshmia më e mirë e kësaj rritjeje është kryeqyteti i saj, Kuala Lumpur, që tregon hapat gjigandë të vendit drejt një të ardhmeje të ndritur.

malajzia_mrekullia_e_prekshme_.jpg

Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike

ثshtë ai qyteti që ka në gjirin e tij hotele me 5 yje, butikë stilistësh të famshëm, restorante, lokale nate. Jeta duket se nuk ndalet kurrë: ditën me të nxehtin ekuatorial dhe mbrëmjeve kur mijëra drita ndriçojnë çdo cep të qytetit. Kuala Lumpur konsiderohet si një qytet i sigurt dhe pavarësisht një zhvillimi ekonomik domethënës, vendi ka ditur të ruajë pasurinë e tij kulturore, duke fituar një stabilitet të madh ekonomik, politik dhe social.

Duket sikur në Kuala Lumpur të gjithë njerëzit veprojnë njëlloj. Shumica prej tyre gjatë ditës i lënë takimet në "Sultan longue" apo te "Skybar" te "Traders hotel", lokali me pishinë mbi çati. Pas darke, shihen në "Lecka Lecka", në qendrën "Bukit Bintang" për të tymosur nargjile, ose në pallatin "National Press Club" për ndonjë birrë shoqëruar edhe me ndonjë lojë bilardo, ku zakonisht të rinjtë diskutojnë për probleme të rëndësishme, mes të cilave edhe liria e kufizuar e shtypit. Në vend ka shumë myslimanë. Sipas të dhënave, përqindja e tyre në Malajzi është 65 për qind, ndërsa në Kuala Lumpur akoma më e ulët.

Në fakt, që nga mesi i viteve ‘80, Kuala ishte një qytet kinez, i populluar nga pasardhësit e atyre që kishin ardhur një shekull më parë, bashkë më mijëra indianë, kur Malajzia ishte koloni britanike, për të punuar në plantacionet e kauçukut. Popullsia autoktone e konvertuar në myslimanë nga tregtarët arabë, preferonin të kultivonin orizin. Nën qeverisjen angleze, vendi kishte gjetur një ekuilibër: kinezët kontrollonin ekonominë, malajët politikën. Pas pavarësisë, në vitin 1957, diferencat ekonomike filluan të ndiheshin dhe në vitin 1969. Malajët nisën një revoltë etnike. U krijua kështu "National Economic Policy" (NEP), që u garantonte atyre një trajtim të favorizuar për studim dhe punësim. "Diçka e tillë nuk mund të ndodhë më. Ata e kuptuan rëndësinë e kinezëve.

Kriza globale këtu po shihet si një mundësi", shton më tej Irene. Programi i Kryeministrit të ri, Najib Razak, i jep të drejtë. Sapo është deklaruar se qeveria do ta modifikojë NEP-in. Si shkëmbim ka propozuar "New Economic Model", për të rritur sektorin e shërbimeve dhe për të vendosur "një ekonomi të bazuar mbi njohjen". Edhe për Lin Wei-Ling, kriza është një mundësi e mirë. "Pasiguria është pozitive, të jep energji", thotë kjo zonjë simpatike, një artiste e njohur në Kuala. Galeria e saj me emrin "Wei-Lang Gallery" gjendet në një pallat të vogël të lagjes indiane. Veprat e ekspozuara përfaqësojnë tendencat e artit malajzian.

Qyteti është tmerrësisht shumë i dhënë pas artit. Një ndër simbolet e tij janë edhe "Petronas towers", kullat binjake me lartësi 452 metra. Të programuara nga argjentinasi Cesar Pelli dhe të përfunduara në vitin 1998, janë bërë simbol i progresit ekonomik kombëtar. Deri në vitin 2005 mbanin me krenari edhe rekordin e ndërtesave më të larta në botë. Ato quhen Menara 1 dhe 2 dhe lidhen midis tyre në katin e 41-të dhe 42-të nga një urë qiellore. Në këmbë të tyre gjendet një qendër e madhe tregtare. Një tjetër simbol, më pak evident, por me më shumë domethënie, gjendet në 25 kilometra më në jug. ثshtë Putraya, kryeqyteti i ri administrativ. Një qytet model, i ndërtuar për t‘u bërë qendra e parë qeverisëse elektronike.

Një qendër superteknologjike dhe ultra-ekologjike, me 70 për qind hapësirë jeshile dhe ujë. Pjesa tjetër është e mbushur me ndërtesa në stilin modern arab, fakt që ka hasur në kritikat e minoriteteve. "Mund të duket një qytet i Gjirit Persik, por është çmimi për t‘u paguar nëse duam të jemi në qendër të financës islamike". Hapësira tjetër publike e Kuala Lumpurit ndjek modelin e Singaporit apo Tokios. Monumentet arkitektonike përfaqësohen shpesh nga hotele të mëdha apo qendra tregtare.

E fundit nga këto vepra është "Pavilion", një qendër tregtare e shndërruar në një qendër luksi planetare, e populluar nga kineze të veshura me fustane mëndafshi, gra indiane me sari, malajë, ose arabe të mbuluara me xhihab. Nuk mungojnë as ato që vërtiten nëpër dyqanet shik, "Gucci" apo "Prada". Një tjetër vepër mbresëlënëse është edhe "Feast village", një "fshat" i përbërë nga 13 restorante me kuzhina të ndryshme, të ndërtuara nga dizajnuesi japonez, Yuhkuchi Kawai, në brendësi të hotelit "Marriot". Lokali, i ndërtuar me 9999 shishe, është një restorant arab, ku nuk shërbehen pije alkoolike. (shqip)
 
Pe: Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike

Keta plazhe te bukura,ama nuk kane ndonje siguri nga kafshet dhe ambjenti...
 
Titulli: Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike

Nuk jane te gjitha vende te egra dhe xhungel, ka me siguri mundesi per nje turizem pa reziqe.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike

Zina nga mi gjen kto vende per plazh pse na smur kot moj aman :D :D
 
Pe: Malajzia, mrekullia e prekshme aziatike

i bukur qenka:D
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top