Makina e së ardhmes pa shofer

Kresha

A pretty face can never trick me
Studioja e dizajnit industrial “Mike and Maaike” nga San Francisco vazhdoi me qasjen eksperimentale të dizajnit në nivel më të lartë, duke krijuar zgjidhje progresive për prodhimet e teknologjisë së lartë, ndërmjet tjerash edhe automobilave.

Ata krijuan konceptin e automobilit i cili drejtohet dhe parkohet vetvetiu dhe e titulluan “Autonomobile” i cili nuk ka shofer fare.

Ky automobil ende është vetëm plan ideor, por dizajnerët parashohin se ai mund të marr formën deri më 2040.

Dizajni i veçantë i këtij automobili nënkupton shtatë ulëse të rehatshme dhe dritare të cilat ofrojnë pamje panoramike.

Ajo që e dallon prej automobilave të zakonshëm është se nuk ka pedale, timon, dhe as vend të paraparë për shoferin. Pasi dërgon udhëtarët në destinacionin e caktuar, automobili parkohet vetë.

Ky automobil është paraparë të ecën me energji elektrike dhe solare dhe për këtë arsye është i pranueshëm edhe ekologjikisht. //kuriozitete
 
Back
Top