Majmunët në Mars?

fshatari

Anetar
monkeymars.jpg

- Banori i parë i Tokës në planetin e kuq, siç njihet ndryshe Marsi, do të mund të jetë majmuni. Ky lajm vjen nga Rusia, e cila sërish ka filluar të bëjë garë me SHBA-të për ta "pushtuar" gjithësinë.

Përkundër faktit se, bashkë me majmunin - ose majmunët - do të jetë edhe një robot, që do ta shoqërojë atë, ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra të shoqatave për mbrojtjen e shtazëve.

Rusët ishin të parët, të cilët në vitin 1983 e kishin dërguar një majmun në gjithësi. "Kemi plane për t’u kthyer në gjithësi", ka thënë Zurab Mikvabia, drejtor i Institutit për Patologji Eksperimentale dhe Terapi në Gjerogji – i cili në vitet e 80-ta kishte stërvitur majmunët për misionin në gjithësi.

Ky institut tashmë ka filluar negociatat me Akademinë Ruse të Gjithësisë, për t’i përgatitur majmunët për një mision në Mars.

Kjo iniciativë shihet si pjesë e projektit ruso-evropian Mars-500, në kuadër të të cilit 6 vullnetarë kishin kaluar 120 ditë të mbyllur në fluturake simuluese, duke iu përshtatur kushteve që zotërojnë në Mars.

"Plani i mëhershëm ishte t’i dërgonim njerëzit në Mars, mirëpo për shkak të gjatësisë së rrugës dhe pamundësisë për t’iu ofruar mbrojtje adekuate për një rrugë të tillë, tashmë po bisedohet për mundësinë e dërgimit të majmunëve në vend të njerëzve", ka sqaruar Mikvabia.

Agjencia Evropiane e Gjithësisë ka vlerësuar se ky udhëtim do të duhej të zgjaste 520 ditë.

Nëse vazhdohet me këtë projekt, atëherë majmunët do të stërviteshin në Gjerogji, ku do të duhej të mësoheshin të bashkëpunojnë me robotët, që do të kujdesen rreth tyre gjatë udhëtimit në gjithësi.
 
Back
Top