Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

cent

...Lontano
Kampione e botës, sukses fantastik për Majlinda Kelmendin. Eshtë ajo, 22-vjecarja kosovare kampionia e re e botës, që ngjitet mbi të gjithë elitarët e tjerë të xhudos në Brazilin e largët. Kelmendi e njohur për rezultatet e saj të jashtëzakonshme në turnetë ndërkombëtarë edhe në të kaluarën, këtë herë arrin shkallën më të lartë, atë absoluten pasi u shpall për herë të parë në karrierë kampione bote në kategorinë 52 kilogramë në kampionatin që po zhvillohet në Rio de Janeniro të Brazilit.
2dm76lw.jpg
Pasi kishte eleminuar një kundërshtare të vështirë si francezja Priscilla Gneto, në një finale të vështirësisë maksimale sportisja e lindur në Pejë mposhti heroinën vendase, brazilianen Erika Miranda për të bërë historinë e sportit shqiptar. Një triumf ngadhënjyes që bëhet akoma më i gëzueshëm për shqiptarët anembanë globit për vetë faktin se Kelmendi e impenjuar prej vitesh paralelisht edhe për njohjen e Kosovës bashkë me ëndrrën e titullit botëror, bëri realitet dhe një tjetër synim madhor të saj, atë për të garuar në një event të përmasave të tilla me logon e Kosovës, dicka që i ishte mohuar në pjesëmarrjen e saj në Londër 2012.
/S.Sport
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Urime Majlindes dhe suksese te metutjeshme ne karrieren e saj sportive dhe suksese ne jeten e perditeshme. Majlinda eshte vertete ambasadore e vendit te vet, e cila kontribuoi me shume se cdokush tjeter per depertimin e Kosoves ne arenat nderkombetare te sportit.
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Brazili lëshoi himnin tonë kombëtar për Majlindën

f.0827231105274_210.jpg



Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, pasi e mposhti brazilianen Erika Miranda në finale të Kampionatit Botëror, ajo u stolis me medaljen e artë përderisa në sfond u lëshua himni jonë kombëtar.
Majlinda jo vetëm që arriti të triumfonte në Kampionatin Botëror duke fituar medalje të artë, ajo arriti ta bëjë atë që asnjë sportist tjetër nuk e arriti kurrë, të kurorëzohet me muzikën e himnit tonë kombëtar!

Majlinda në këtë garë pati të vendosur edhe logon e Republikës së Kosovës në kimonet e saj, përderisa kur u ngrit në podium për të pranuar medaljen, asaj iu mbushën sytë lotë kur e dëgjoi himnin e vendit të saj.

Majlinda arriti të dëshmojë diçka që shumë politikanë tanë e kanë neglizhuar që një kohë të gjatë, ajo e dëshmoi se ndonjëherë sporti është rruga më e mirë për të lobuar për vendin tonë, sepse sonte e gjithë bota ishte duke e vështruar atë, teksa po jepte imazhin më të mirë të mundshëm për vendin tonë. /Telegrafi/
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Kusherin ta ha zemren se kam diskutu kurre se ke me u bo e madhe se ne nuk shitem edhe pse ka jep 300 000euro turqia kjo nuk ka pranu te garoj ne flamurin turk.....


Majlinda We Love Youu
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee Majlinda ndihemi krenar me ty .........

P.S na jen ber shum njerz se po mbrrin majet MAJLINDA,Rita,Rona.Luani,Behrami,Adriani.Shaqiri,e shum e shum tjer.

O SA MIR ME QEN SHQIPTAR O HEEEEEEEEEEEEEEEEEEJJJJJJJJJJJJJJJJJ
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Tjerte pshurrsha ne ta
Majlinda edhe pse je veq 30 kg isha martu me ty hahhahahahhahahahhaa


sa per shaqirin mos jepsha shpirt pa e pshty ne ftyre
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

hallall..ia befte Zoti :D
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Majlinda: Medaljen ia dedikoj Kosovës

largea_majlinda111-jpg1378067412.jpg


Krenaria jonë, Majlinda Kelmendi, në konferencën për shtyp pas arritjes në atdhe ka deklaruar se suksesi i saj në kampionatin botëror të xhudos është sukses i të gjithëve.

Majlinda222.JPG


Majlinda333.JPG


Majlinda4444.JPG


majlinda-anp.jpg


(E plotësuar) - Tifoz, qytetar, trajner, sportdashës, gazetar e fotoreporter të shumtë, të dielën pasdite ia kishin mësyrë Sheshit “Nena Terez” në Prishtinë.

Sheshi “Nena Terez” kësaj të diele ishte krejt ndryshe nga herët tjera. Si asnjë herë më parë qytetar të shumtë kishin krijuar një atmosfere të bukur sportive në pritje të krenarisë së sportit të Kosovës, sportistes e cila shkruajti historinë e sportit shqiptar dhe botëror, xhudistes se madhe Majlinda Kelmendit.

Në pritje të kampiones së botës ishin edhe njerëz të jetës politike të cilët për një kohë “harruan politiken e tyre të përditshme e shpeshherë edhe të mërzitshme.

Vajza nga Peja të martën që e lamë pas bëri historinë e re për shtetin tonë. 22 vjeçarja fitojë titullin e Kampiones së Botës në Rio de Janiero, duke u bërë sportistja e parë shqiptar që preku majat e këtij sportit dhe duke i bërë krenar gjithë shqiptarët ku do që janë jetojnë.

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën tonë të dielën fillimisht kanë zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, e me pas u nisen drejt kryeqytetit, ku e priste një festë e paparë deri tash në vendin tonë.

“Bravo Majlinda”, ti je krenaria jonë” ishin disa nga thirrjet e qytetarëve që ishin duke pritur momentin kur Majlinda do të shfaqej para tyre.

Dhe, nuk kalon shumë kohë kur aat që bënë më të mirën për vendin tonë, ngjitet në binën e Sheshit “Nena Terez”, duke iu drejtuar qytetarëve.

Trajneri Driton Kuka, duke iu drejtuar qytetarëve tha se është kënaqësi t’i sjellësh medalje Kosovës. Ai beson se vendit tonë do t’i vijnë edhe shumë medalje.

“ثshtë kënaqësi dhe sot ju kemi pru medaljen e artë Kosovës. ثshtë kënaqësi që kemi pasur mbështetje nga të gjithët. E përshëndes në veçanti ministrin Krasniqin, kryetarin e federatës dhe mediat të cilat kanë bërë punë të madhe. Shpresoj se do të kemi edhe më shumë medalje”, ka thënë Kuka.

Ndërkohë, ajka e kësaj mbrëmje arrin kur kampionia e botës, Majlinda Kelmendi ngjitet në binën e Sheshit “Nena Terez”. Xhudistja nga Peja, falënderoi të gjithët për pritjen e bërë. Ajo thotë se ndihet krenar që gjithë këta qytetarë krenohen më të arriturat e saj.

“Mirëmbrëma Kosovë. Faleminderit që keni ardhur. Kjo medalje ju ka gëzuar më shumë juve se mua. Ndihem e lumtur që ju po krenoheni më mua. Duhet ta dini se unë nuk kam asgjë të jashtëzakonshëm. Unë jam një nga ju. Nuk ka rëndësi se ku jam, por rëndësi ka ku do të arrijë. Unë jam nga Kosova dhe jam e lumtur më këtë sukses”, ka theksuar Kelmendi.

Nga kryeqyteti ekspedita e Kosovës është nisur për vendlindjen e Majlinda Kelmendit, Driton Kukës dhe Nora Gjakovës, ku Komuna e Pejës ka organizuar një pritje madhështore për kampionen e botës.

Majlinda: Medaljen ia dedikoj Kosovës

Xhudistja e pejanë të martën që lamë pas hyri në historinë e botërore të këtij sporti, duke u shpallur kampione e botës në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Rio De Janiero.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), ka organizuar pritje të lartë shtetërore për ekspeditën e Kosovës.

Pak pas orës 18:00 vajza që shkruajti historinë në sportin shqiptar, bashkë më shoqëruesit e saj zbriti në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës. Majlinda kësaj radhë është pritur në mënyrën madhështore nga qytetarë të shumtë të cilët kishin dal për të prekur nga afër kampionen e botës.

Shumë qytetarë kishin ardhur edhe nga vendlindja e Majlindës, Peja. “Mirësevini kampione”, ishin vendosur pankartat në autobusët që bartnin qytetarët drejt Aeroportit të Prishtinës.

Pas përshëndetjeve më zyrtarët e lartë shtetëror, përfaqësuesja e Kosovës u nis drejt sallës së konferencave të Aeroportit të Prishtinës, të cilën e prisnin gazetar dhe fotoreporter të shumtë.

Krasniqi: Suksesi i Majlindës është sukses i Kosovës

Ishte Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi që fillimisht iu drejtuar gazetarëve. Krasniqi tha se ky është një momente i jashtëzankoshëm për vendin tonë, sepse sipas tij, ky është suksesi më i madh i arritur nga një sportiste e Kosovës.

“Sot është një moment i jashtëzakonshëm, sepse këta po kthehen më suksesin më të madh për sportin tonë. ثshtë një sukses personal i Majlindës, por edhe i gjithë Kosovës. Suksesi i Majlindës dhe Norës është padyshim se është suksesi ynë më i madh. Ky sukses është inkurajues për sportistët e rijnë. Sportistët tonë tani kanë një model për tu inkurajuar për sukseset e ardhshme. Personalisht jam i nderuar që kam pasur mundësi që nga dita e parë të bashkëpunojë më ekipin e xhudistëve tonë, duke pasur mundësinë që bashkarishte të stërviten në Kosovë të ushtrojnë në botë dhe ta ngritin flamurin tonë në botë. Në emër të qeverisë së Kosovës iu uroi suksesin dhe ju garantojë për mbështetjen tona. Për suksesin e arritur Majlinda do të shpërblehet me 40 mijë euro, kurse Driton Kuka si trajner i saj me 20 mijë euro”, ka thënë Krasniqi.

Majlinda Kelmendi: Të jesh kampione e botës nga Kosova është e jashtëzakonshme

Ndërkohë, tejet e ngazëllyer me suksesin e arritur në tokën braziliane, është shprehur xhudistja e famshme Majlinda Kelmendi. 22 vjeçarja tha se ndihet e lumtur për suksesin e arritur. Majlinda thotë se medaljen e fituar në Rio de Janiero ia dedikon Kosovës.

“Fillimisht falënderoi ministrin për këtë pritje, mirëpo përpos saj për më ardh deri te kjo pritje ne kemi bashkëpunuar shumë. Sigurisht se falënderimi më i mëdha i shkon trajnerit Driton Kukas, sepse pa të nuk do të isha këtu. Të jesh kampion botëror nga Kosova është diçka e jashtëzakonshme dhe mund të them se trajneri është i jashtëzakonshëm. Këtë medalje ia dedikoi shtetit të Kosovës. Me gëzon shumë fakti se gjithë qytetarët po ia din vlerën kësaj medalje dhe kjo medalje ka bërë shumë buje”, theksoi Kelmendi.
Gjakova: Shumë shpjet edhe unë do t’i gëzohem medaljes se artë

Gjithsesi se e lumtur me suksesin e arritur është shprehur edhe Nora Gjakova, e cila në Kampionatin Botëror u rendit e teta. Gjakova ka falënderuar ministrin Krasniqi për bashkëpunimin e deritashëm. Ajo premton se shumë shpejt do t’i gëzohet medaljes se artë.

“Falënderoi të gjithë. Falënderoi ministrin që ka ardhur këtu dhe juve mediave që e keni vlerësuar suksesin tonë, por që keni vlerësuar edhe suksesin tim, vendin e tetë. Kjo është një vlerë e madh për mua. Kësaj herë u radhita e teta, shpresoj se herën tjetër të marrë edhe unë medalje”, tha Gjakova.

Kuka: Suksesi i Majlindës, suksesi i Kosovës

Padyshim se njeriu me meritor për suksesin e arritur të Majlinda Kelmendit është strategu i madh i xhudos së Kosovës, Driton Kuka. Tekniku pejanë thotë se është i lumtur me suksesin e Majlindës, që sipas tij, ky suksesi i dedikohet vendit tonë.

“Faleminderit të gjithëve. Federata jonë udhëhiqet nga Agroni dhe kemi një udhëheqës të mirë në bashkëpunim me ministrin, i cili ka qenë këmbëngulëse që Majlinda të garoj për Kosovën. Sot Kosovës ia kemi sjell një medalje të artë, e që për mua ka vlerë të milionave. Ky sukses është i madh, sidomos pas zhgënjimit në Londra, ku të pranishëm kanë qenë edhe dy kryeministrat tonë. Iu kam premtuar se do tu ktheje atë zhgënjimin dhe këtë e arritëm. Medalja është arrit në xhiron e parë dhe dytë, sepse Majlinda kishte dy garuese të cilat më parë e kanë rrahur Majlindën. Majlinda nuk ka fjetur dy nate, dhe nuk me ka treguar mua, por Majlinda vazhdoi me sukses luftën deri në gjysmëfinale, luftën për të cilën ne kemi punuar shumë. Me duket se japoneze iu kanë prishur kompjuterët, sepse ata kanë punuar shumë për ta kuptuar luftën e Majlindës, por kjo fitojë. E kam përdorur një strategji para luftë finale, por atë më vonë do tu tregojë. Kjo medalje është për shtetin e Kosovës”, pohoi Kuka.
Në fund të konferencës, ministri Krasniqi tha se do t’i propozoi presidentes së Kosovës, Atifete Jahajges, që Majlindën të dekoroi me “Medalje për merita”. Ekspedita e Kosovës me pas vazhdoi rrugën drejt kryeqytetit ku ishin duke pritur mijëra qytetar.

Mirësevini kampione

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi bashkë me garuesen tjetër të vendit tonë, Nora Gjakovë dhe trajnerin e tyre, Driton Kukat të dielën pasdite janë kthyer nga Brazili.

Xhudistja e pejanë të martën që lamë pas hyri në historinë e botërore të këtij sporti, duke u shpallur kampione e botës në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Rio De Janiero.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), ka organizuar pritje të lartë shtetërore për ekspeditën e Kosovës.

Pak pas orës 18:00 vajza që shkruajti historinë në sportin shqiptar, bashkë më shoqëruesit e saj zbriti në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës. Majlinda kësaj radhë është pritur në mënyrën madhështore nga qytetarë të shumtë të cilët kishin dal për të prekur nga afër kampionen e botës.

Shumë qytetarë kishin ardhur edhe nga vendlindja e Majlindës, Peja. “Mirësevini kampione”, ishin vendosur pankartat në autobusët që bartnin qytetarët drejt Aeroportit të Prishtinës.

Sot pritje madhështore për Majlinda Kelmendin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon pritje shtetërore për xhudistët Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre Driton Kuka. Kelmendi fitoi medaljen e artë, si xhudiste e Republikës së Kosovës, në Kampionatin Botëror të Xhudos që u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit. Gjakova ndërkaq u rëndit në pozitën e shtatë. Kjo është medalja e artë e para për shtetin e Kosovës në një kampionat zyrtar botëror dhe renditja e Gjakovës në pozitën e shtatë ka bërë që suksesi i Kosovës në këtë kampionat vetëm më dy garuese të jetë i madh.

Pritja do të fillojë që nga Aeroporti i Prishtinës, me mbërritjen e ekipit të Kosovës, i paraparë në orën 18:15. Në orën 18:30 Ministri Krasniqi bashkë me ekipin fitues do të mbajnë një konferencë për shtyp në sallën e konferencave në ANP. Pas konferencës, ekipi fitues, në mënyrë të organizuar do të niset nga ANP për në sheshin ”Nëna Terezë” në Prishtinë, ku Majlinda Kelmendi dhe të tjerët do t''u drejtohen qytetarëve. Mbërritja në shesh pritet të bëhet rreth orës 19:00. Ndërsa, pas Prishtinës, ekipi do të vazhdoj për në qytetin e Pejës, ku edhe atje do të organizohet një pritje publike.

MKRS vlerëson se suksesi i xhudistëve tanë në kampionatin Botëror të Xhudos në Rio është një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën. Me këtë rast, ne edhe një herë ftojmë qytetarët që të jenë prezent të dielën nga ora 18:00 në sheshin ‘Nëna Terezë’ (afër Hotel Swiss Diamond) ku edhe do ta nderojmë ekipin që ngriti flamurin e Kosovës në Brazil.

Një pritje dinjitoze është edhe një mesazh më shumë për gjithë komunitetin sportiv ndërkombëtar për dëshirën dhe potencialin tonë të madh për të qenë të barabartë në garat ndërkombëtare në çdo sport. Ky mbetet një objektiv i yni i vazhdueshëm dhe i palëkundshëm.

Po ashtu, MKRS dëshiron të ripërsëris përkushtimin e lartë për të gjithë sportistët e Kosovës dhe sportin tonë në përgjithësi, duke synuar gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen për përmirësimin e kushteve, për gara sa më cilësore dhe për prezantim sa më të mirë të sportistëve tanë.

/bota sot
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Dihet nga e ka prejardhjen prej qytetit me te mire ne bote PEJES
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Hallall qymshtin e nenen dhe bravo per patriotizmin !
Na nderove fisin e Kelmendit te gurit !
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Urime vajzes, edhe gjithe shqiptarise!
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

ありがとうございます Majlinda :)
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Bravoooo!..
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Pse e mendova si me pamje burri kete une?
Por qenka sh e lezetshme :D
 
Titulli: Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës

Pse e mendova si me pamje burri kete une?
Por qenka sh e lezetshme :D

Oj e keqe mos na perqesh kampione...:box:

po meqe xhudo do sh ushtrime kuptohet se edhe merre pamjen e meshkujve.SDQ. kjo eshte e para se i solli medalje kosoves
.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top