Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

Ylli-1

Etnoshqiptar
majlinda-b-euml-n-historin-euml-pozicionohet-mbi-t-euml-gjith-euml-n-euml-ranglist-euml-n-bot-euml-rore-t-euml-xhudos-foto_hd.jpg


Majlinda bën historinë, pozicionohet mbi të gjithë në ranglistën botërore të Xhudos (Foto)

Kampionia botërore e xhudos dhe krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, është pozicionuar mbi të gjithë xhudistët e botës në ranglistën e re botërore të xhudos që u shpall sot.

Mbretëresha e botës në këtë sport luftarak, ka arritur ta ngrit epërsinë ndaj të gjithë xhudistëve në botë në ranglistën botërore, përfshirë këtu edhe meshkujt.

Ajo mban pozitën e parë në kategorinë -52 kg me 3750 pikë në total, por ky numër total i pikëve është më i madhi edhe në ranglistën e përgjithshme të xhudistëve nga të dy gjinitë.

Klikoni këtu për ta parë ranglistën botërore të xhudos.

Ky është një tjetër rekord i Majlindës, pasi që thuhet se deri më tani asnjëherë një xhudiste femër nuk ka qenë e para në ranglistën botërore.

Ky rezultat vjen pas suksesit të madh që Majlinda arriti duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që u mbajt në vendin që nuk e ka njohur Kosovën, në Chelyabinsk të Rusisë.

Ishte ky titulli i dytë me radhë i kampiones së botës për Majlindën, e cila këtë herë e bëri në tokën ruse, duke i treguar shtetit të Rusisë se Kosova ka shpirt sporti dhe meriton njohjen e intergrimin nëpër institucionet botërore të sportit dhe të sferave tjera. /Telegrafi/
________________________________
http://www.telegrafi.com/sport/majli...92-0-4149.html


ranglistamajlinda.jpg

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos ka shpallur në Prishtinë Majlinda Kelmendin si xhudisten më të mirë në të gjitha kategoritë për këtë vit.
Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

Ky i fundit sot ka qëndruar në Prishtinë ku është pritur nga krerët e sportit kosovar.

Majlinda ndihet e lumtur që Vizer po qëndron në Kosvoë për t’ia dhënë asaj këtë shpërblim të madh.

“Kur ishim në Rusi z. Vizer më patë thënë se do të vijë në Kosovë për të vizituar. Unë jam e lumtur që ai e mbajti premtimin”, u shpreh Majlinda.

“Po të mos ishte ai, unë dhe as federata nuk do të kishim këto suksese”, shtoi tutje Kelmendi.

Kreu i Komitetit Olimpik, Besim Hasani, dhe ish-ministri i Sportit, Memli Krasniqi falënderuan për gjithçka që ka bërë për Kosovën Vizer, raporton Gazeta Express.

“Ne jemi të nderuar me prezencën e një njeriu që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin kosovar. Ai ishte në vitin 2009 kur e vizitoi federatën e xhudos dhe që atëherë ka premtuar ndihmë për xhudon dhe sportin tonë”, u shpreh Hasani.

“Pa ndihmën e sinqertë të Vizer ju garantojë se procesi i pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës do të shtyhej edhe për një periudhë të pacaktuar”, shtoi tutje Hasani.

Trajneri i Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, nuk deshi të flasë shumë për Vizer, duke thënë se do t’i duheshin së paku një javë për t’i përmendur gjërat që Vizer i ka bërë në ndihmë të Kosovës.

“Vizer është një mik i madh i sportit të Kosovës dhe jo vetëm xhudos”, deklaroi Kuka.

Për fund, fjalën e mori kreu i xhudos botërore, Marius Vizer, i cili ndër të tjera u shpreh i lumtur me pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Jam i lumtur me pranimin e KOK-ut, që ishte një luftë dhe proces i gjatë i pranimit i realizuar nga ministri juaj, presidenti i KOK-ut dhe familja jonë e xhudos”, u shpreh Vizer.

“Duke përmendur sukseset e Majlindës, unë dua që në veçanti të them se është një garuese e jashtëzakonshme, një nga pak xhudistet e botës që në një kohë shumë të shkurtër u bë një xhudiste e jashtëzakonshme”, shtoi tutje presidenti Vizer.

Presidenti Vizer shpall Majlind
 

Monique

With or Without u
Titulli: Majlinda me e mira ne bote

po kjo ka pire ashtu dopping apo ska lidhje xhudo me peshengritjen

spo dime a te gezohemi apo te hidherohemi...pika mu ne spordhist
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Majlinda me e mira ne bote

Monique, Majlinda asnjehere nuk perdor doping, por ushtron dhe punon shume, prandaj cdo sukses i saj eshte rezultat i punes se saj dhe trejnerit te saj.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

Majlinda krenohemi se te kemi ..............
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

Bravo Majlinda :D....

p.s. personalisht se pelqej ket sport per femrat, :(... por jam e lumtur qe emri Saj radhitet i pari :)
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

Eshte krenaria e kombit dhe nje vajze shume modeste.
 

Kaqanikasja

Kaçanikasja
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

I Lumte na beri te krenohemi te gjitheve
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

Patjeter Kaqanikasja, eshte krenaria e kombit dhe nje patriote e forte!
 

Kaqanikasja

Kaçanikasja
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

meriton shum kjo Vajze
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

Dhe punon shume, prandaj edhe eshte me e mira.
 

Kaqanikasja

Kaçanikasja
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

si qdo her femrat ne krye te listes per te mire
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

si qdo her femrat ne krye te listes per te mire

Mi marrsh te ligat hahhahaha
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në botë

Urime vajzes, shpresoj te kete edhe suksese te tjera ne jete...
 
Top