Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Majlinda, e pavendosur për “Baku 2015”

Publikuar: 16:47 / 4.03.2015

majlinda-e-pavendosur-p-euml-r-ldquo-baku-2015-rdquo_hd.jpg


Përfaqësueses së Kosovës mund t’i mungojë sportistja kryesore në Lojërat Verore “Baku 2015”, të cilat do të mbahen për herë të parë sivjet, në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja pejane i është nënshtruar një operimit në gju, pak më shumë se një muaj më parë dhe prezenca e saj në Baku është vënë në pikëpyetje, shkruan sot Gazeta Zëri

Edhe pse rehabilitimi i saj po shkon me hapa të shpejtë, trajneri Driton Kuka po mendon mirë nëse Majlinda do të paraqitet apo jo në këtë eveniment evropian, pasi një tjetër lëndim eventual, mund t’i kushtojë shtrenjtë kampiones botërore.

“Rehabilitimi i Majlindës po shkon mirë, më mirë se që pritej. Asaj i nevojiten maksimum pesë muaj për t’u shëruar plotësisht dhe ndoshta do të jetë e gatshme. Mirëpo, ky do të ishte rrezikim nga ana e jonë, ngase, nëse do t’i përsëritej lëndimi, mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Olimpiadën e Rios, e cila është shumë e rëndësishme. Të shohim”, ka thënë Kuka.

Ai e ka lavdëruar kirurgun, i cili e ka operuar Kelmendin. Rreth mundësisë së pjesëmarrjes në Baku flet edhe vetë Majlinda, e cila shpreson që ta ketë mundësinë ta përfaqësojë vendin e saj në këtë eveniment.

“Unë kam qëndruar një muaj në Slloveni, ku po e bëj rehabilitimin, ndërsa kam ardhur përkohësisht dhe të mërkurën do të nisem përsëri për në Slloveni, ku do ta kaloj edhe një muaj tjetër. Do ta bëj të pamundurën për t’u kthyer sa më shpejt. Momentalisht s’mund të ushtroj xhudo, por po ushtroj në aspektin fizik. Ky lëndim kërkon pushim 5-6 muaj, por të shoh se si do të ecin punët, se si do të reagojë gjuri dhe muskujt. Asgjë nuk është e pamundur. Besoj se do të mund të marrë pjesë në Baku”, theksoi Kelmendi, raporton Zëri.

Majlinda ishte operuar në gju në fund të muajit janar në Spitalin Amerikan të Kosovës, ndërsa disa ditë më pas udhëtoi drejt Sllovenisë, ku po e ndjek fazën e rehabilitimit nën mbikëqyrjen e Mit Bracic, mjekut të njohur, i cili po mundohet që sa më shpejt ta rikthejë Majlindën në formën optimale për të qenë e gatshme për sfidat e rëndësishme që e presin. Majlinda Kelmendi është kampione e dyfishtë botërore e xhudos dhe aktualisht prin në listën e xhudistëve më të mirë në botë. /Telegrafi/
 
Titulli: Majlinda, e pavendosur për “Baku 2015”

Cfare taksirati.

Nejse, sherim te shpejte Majlindes.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back