Mahdia, det, kulture dhe mendafsh

Tuana

Nada é por acaso!
tunizi.jpg


Ne Tunizi, me sakte rreth 205 km ne jug te Tunizit, ndodhet nje nga qytetet me te bukura te vendit, Mahdia. Nje fshat i mrekullueshem peshkataresh, i njohur per prodhimin e mendafshit, mahnit cdo vizitor fale bukurise se plazheve te tij,detit dhe kultures.

tunizi1.JPG

Pervec ketyre, gjate muajit maj eshte Festivali i Detit ne Mahdia. Nje motiv me shume per ta vizituar Tunizine. Mahdia, qytet i cili ndodhet 205 km ne jug te Tuniz, me sakte ne mes te rruges Hammamet me Djerben, eshte i famshem per hstorine e lashte qe lidhet me peshkimin dhe prodhimin e mendafshit.

tunizi2.jpg


Eshte kryeqytet antik tunizian i Califfi Fatimidi dhe eshte nje nder vendet me te bukura te vendit. Mahdia, ne fakt eshte e famshme per plazhet e bukura me rere te bardhe, per detin e paster dhe ngjyrat e thella.

tunizi3.jpg


Per ata qe duan t'i bashkohen bukurive natyrore dhe magjise se monumenteve te vendit, Mahdia ofron nje qender historike madheshtore qe zhvillohet perreth nje xhamie me rrugica dhe sheshe, vende takimi per banoret.

Ne qender te qytetit, qe eshte i arritshem nepermjet nje porte te bukur, gjendet lagjia tradicionale, medina, ku mes tregjeve plot ngjyra gjenden rrobaqepesite te ndara, furrat e bukes, argjendaret, etj.



tunizi4.jpg


Gjate shetitjes mes rrugeve historike, mos harroni t'i hidhni nje sy farit te qytetit dhe kalase me tarracen e vet qe ka nje pamje te bukur te oborreve te shtepive, te pasur me natyre te magjishme dhe te mistershme. Se fundmi, ne rajonin e ullinjve, gjendet El Jem, nje amfiteater i jashtezakonshem roman.

Struktura eshte vetem 30 km nga Mahdia dhe mund te arrihet me mjete transporti publik. Nese doni te blini, apo dhe vetem te shihni pelhurat e qendistareve te qytetit, vepra me te vertete artistike, drejtohuni drejt tregut te qytetit te premteve. Ia vlen barra qerane!


tunizi5.jpg


Para se te largoheni nga Tunizia, nje vend i magjishem qe njihet per kinematografine duhet te vizitoni Matmaten, fshatin me origjine berbere qe gjendet ne Shkretetiren e Saharase.

Karakterizohet nga nje arkitekture e vecante me peisazh henor, njihet se ka qene pjese e xhirimeve te filmit te famshem 'Star Wars'. Fshat i kendshem, 600 metra mbi nivelin e detit, i cili eshte i famshem per stilin e banesave te tij.


tunizi6.jpg


Shtepite ne Matmata ne fakt jane te gdhendura ne brendesi te kodrave te vendit dhe kane oborre te kendshme ne ajer te paster, rreth te cilit ndodhen dhoma te ndryshme te shtepive. Nje destinacion ideal per ata qe duan te vizitojne Tunizine./in.al/
 
Titulli: Mahdia, det, kulture dhe mendafsh

Wa sa vend i bukur :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Mahdia, det, kulture dhe mendafsh

Perveq plazheve gje tjeter nuk me terheqe,mungon shum gjelbrimi! ato ndertesa sikur te jen te gjitha me rere ka zymtesi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top