Magjistari kaloi 100 orë i groposur nën tokë

MasteR

I'm offline
www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=4arNWUbLO18

Magjistari nga Tajvani Cho Sheng-keng thotë se ka thyer rekordin për qëndrimin më të gjatë nën tokë. Iluzionisti qëndroi 100 orë i groposur në një kioskë të mbushur me rërë.

Kur ndihmësit e hoqën nga kioska i mbushur me rërë, Cho i njohur me emrin artistik Igo, ishte i zbehtë dhe i dërmuar, por fytyrën ia kishte mbuluar një buzëqeshje kënaqësie pasi kishte qëndruar 100 orë i groposur dhe kështu ka vendosur rekordin botërorë. Dhjetëra gazetarë dhe publiku e pritën me ovacione.

Asistentët me ta nxjerrë nga rëra e dërguan drejtë e në spital për të parë nëse gjithçka është në rregull me të. Mjekët vërtetuan se magjistari kishte pak temperaturë dhe ishte dehidruar, por nuk gjetën asgjë gabim në trupin e tij.

Gjatë gjithë testit të qëndrueshmërisë, Cho mbijetoi nën rërë duke marrë frymë përmes një gypi ndërsa pinte ujë përmes një gypi tjetër. Një zgavër nga ana e përparme e kioskat u lejonte njerëzve që ti jepnin dorën magjistarit ose të bënte me shenjë në rast rreziku.

Anëtarët e grupit të magjistarëve “Teatri i pasqyrave” përcillte frymëmarrjen, të rrahurat e zemrës dhe temperaturën trupore të kolegut të tyre të varrosur. Para fundit publiku dhe gazetarët e pranishëm filluan të numërojnë sekondat e fundit të testit të qëndrueshmërisë së magjistarit. “Ai ka qenë i varrosur nën tre tonë e gjysmë rërë. Ishim vërtetë të shqetësuar për të”, tha udhëheqësi i grupit të magjistarëve Chang Chia-lun. /Telegrafi/
 
Back
Top