Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames (video)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dëshmitarët e habitur okularë ishin të pranishëm gjatë ndërmarrjes që Dynamo e kreu për shoun e tij të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”.


magjistari_britanik_ece_mbi_lu.jpg



Shumica e magjistarëve janë të aftë për bëma të pabesueshme, por magjistari britanik Dynamo (28), emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, ka mahnitur Britaninë e Madhe, duke ecur mbi lumin Thames në Londër. Në fund e “kapi” varka policore.

Dëshmitarët e habitur okularë ishin të pranishëm gjatë ndërmarrjes që Dynamo e kreu për shoun e tij të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”.

Siç transmetojnë mediet britanike, në emisionet e ardhshme është paralajmëruar shndërrimi i borës në diamante në malet austriake.

Frayne i ka mësuar këto aftësi nga gjyshi, dhe duke u rritur i ka zhvilluar edhe më shumë, duke i kombinuar me elemente dance e hip hop.
[video=youtube;6qW-ig8PdZE]http://www.youtube.com/watch?v=6qW-ig8PdZE&feature=player_embedded[/video]
 
Magjistari Dinamo që ecën mbi Tamiz

Dynamo2-300x150.jpg

Ai është një iluzionist jo shumë i njohur, por dje ka përshkuar në këmbë, duke ecur mbi ujë, gjysmën e gjerësisë së lumit Tamiz. Magjistari Dinamo, emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, ka provuar para shumë shikuesve se mbi ujë “mund të ecet”. Iluzionisti 28-vjeçar ka përshkuar gjysmën e ngushtë të lumit përpara Shtëpisë së Parlamentit në Londër e është fotografuar edhe nga një varkë e policisë së lumit. Një zëdhënës insistoi se fotot nuk ishin false. Frayne njihet nga shumë persona të famshëm. Ndër ata që kanë pranuar të dëshmojnë aftësitë e tij janë Jay-Z, Coldplay, Will Smith, Busta Rhymes dhe Paris Hilton.

Panorama.
 

Attachments

  • Dynamo2-300x150.jpg
    Dynamo2-300x150.jpg
    10.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames (video)

po keto jan genjeshtra me aman
 
Pe: Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames (video)

Qfare ka te bej me "Kendin e femijeve" kjo tem Sweet .. ?
 
Pe: Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames (video)

Po po ky ka ec mbi uje ndersa une jam SHEN THOMAI........ :-P ....(sa per informacion Shen Thomai nuk besonte asgje po te mos e shihte vete) :D
 
Pe: Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames (video)

Qfare ka te bej me "Kendin e femijeve" kjo tem Sweet .. ?
Se di Ado, une e kisha hapur tek KURIOZITETE, se di si ka aritur ketu, por po e coj ku ishte.
Flm qe njoftove:)
 
Pe: Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames (video)

Thjeshte Iluzion....
 
Back
Top