Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kohën e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumica e njerëzve për shumë sëmundje, brenga jetësore, çrregullime të ndryshme psikike dhe shqetësime shpirtërore, kërkojnë ndihmë nga terapeutët laikë të metodave alternative të shërimit.

Kur në jetën e përditshme ballafaqohet me situata të këtilla, edhe skeptikut më të madh, me një edukatë të fortë materialiste, dyshimi i parë intim që do t'i bie ndërmend është: "Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!"

Jo vetëm tek ne shqiptarët, por frika nga magjia e zezë ekziston dhe ka ekzistuar përherë, edhe tek të gjithë popujt tjerë, pa marrë parasysh shkallën e zhvillimit të tyre kulturor dhe civilizues. Nëpër shumë shtete të Evropës së sotme si dhe në kontinentet e tjera, ekzistojnë dhe përherë kanë ekzistuar kulte të ndryshme, të cilat e kultivojnë magjinë e zezë. Ato janë bashkësi dhe shoqata të ndryshme që veprojnë legalisht, gjysmë-legalisht, ose të fshehura pas ndonjë shkolle të ushtrimit dhe të edukatës psikike. Këto kulte dhe shoqata kanë një numër të madh anëtarësh, e shpesh në mesin e tyre gjenden edhe personalitete të larta të jetës shoqërore-politike.

Bie fjala HITLERI, themeluesi i nazizmit famëkeq, ka qenë anëtarë aktiv i një sekti të magjisë së zezë në Gjermani e ashtuquajtur "TULLA". Edhe simboli nazist i kryqit të thyer është simbol magjik që ka prejardhjen nga simbolet e magjisë së Egjiptit të lashtë.
Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi, janë nga lashtësia, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja. Përveç termit të popullarizuar "magji e zezë", për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: "sehire", "të bame" etj.

اKA ثSHTث, Nث REALITET, MAGJIA E ZEZث?

Magjia e zezë është ndikimi psikik i një personi në personin tjetër nga larg, pa dijeninë e tij, me qëllim që atij ose ndonjë anëtarit tjetër të familjes, t'i shkaktohet dëm apo çfarëdo e keqe. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar. Këta persona, aftësinë e veprimit përmes magjisë së zezë, e kanë të lindur, të trashëguar nga njeri prej të afërmve (zakonisht prej prindërve) ose të arritura me ushtrime të caktuara mentale si pjesëtar i ndonjë kulti të magjisë së zezë. Praktika ka treguar se magjistarët që aplikojnë magjinë për qëllime negative, aftësitë e tyre i kanë vërejtur tek pas tejkalimit të ndonjë krize mentale, prandaj me plot të drejtë mund të konstatojmë se ata janë njerëz psikikisht të sëmurë.
Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar të magjisë së zezë e kryen me porosinë e personit të tretë dhe për këtë veprim realizon të mira të konsiderueshme materiale.

Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyrë direkte, ku mjafton vetëm emri, emri i njërit prind, mbiemri dhe mosha e viktimës, si dhe në mënyrë indirekte, përmes sendit të caktuar fizik ndërmjetësues. Si send ndërmjetësues fizik, zakonisht kërkohet: fotografia e viktimës, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë të gjatë nga viktima, gjaku te femrat nga një vatë higjienike e mbeturinës menstruale, unaza etj.

Njëra ndër veprimet më të rëndësishme të bërjes së magjisë së zezë është parafytyrimi tejet i qartë i ngjarjes. E keqja që duhet t'i ndodhë viktimës duhet të vizuelizohet qartë nga magjistari në pëlhurën filmike të paramenduar si figuracion psikik. Pasi të kryhet ky ritual, përdorohet metoda tjetër e mbushjes emocionale të ngjarjes së paramenduar dhe, së fundi, e tërë kjo si formë tejet e fortë energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimës. Po të bëjmë krahasime, ky veprim përafërsisht është i njëjtë sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fërkimit me forcën e vet magnetike, magnetizon në metal tjetër. Më pas, sendi fizik i viktimës ku është kryer rituali induktiv i magjisë, i dorëzohet porositësit duke i sugjeruar që atë ta vendosë diku afër vendit ku më së shumti qëndron viktima gjatë ditës: tavolinisë së pupnës, shtratit të fjetjes, pragut të shtëpisë etj.

Kur jemi tek format energjetike të induktimit psikik, vetëm të konkretizojmë se, kjo energji mentale që e përdor mendja gjatë koncentrimit të fortë dhe induktimit të saj kah sendi i caktuar, nuk është energji e ndonjë forme kinetike që e njeh fizika e jonë si shkencë, por kemi të bëjmë me një energji nga dimensionet astrale të absorbuara përmes gjendjes së koncentruar të transit psikik. Pasi që kjo energji nuk mund të regjistrohet nga asnjë instrument sado i sofistikuar matës, mu për këtë shkak, magjia si mënyrë e ndikimit psikik tek të tjerët nga larg, mohohet prej shkencës zyrtare si një besëtytni e kotë paganë. Nëse do të arrihet ndonjëherë deri te një zbulim i ndonjë instrumenti të tillë, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë arritja më e madhe e njerëzimit. Kjo do të na mundësonte që lehtë të regjistrohen dhe të lexohen edhe mendimet e të tjerëve.
 
SI VEPRON NDIKIMI MAGJIZEZث?
Për ta sqaruar veprimin e ndikimit të magjisë, në rend të parë duhet sqaruar kuptimin e trupit astral që është pjesë e ndërtimit të tërësisë së çdo gjallese. Njeriu si qenie e përsosur fizike me të gjitha organet e veta funksionale, përbëhet edhe nga trupi energjetik që ndryshe quhet si: "trupi astral", ose në shumë literatura të popullarizuara ezoterike, si "AURA".

Ajo, në një distancë prej 7,5 cm, e përshkruan tërë trupin fizik të njeriut. "Trupi astral" është substancë energjetike dhe ajo nuk mund të vërehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerëz të prirë dhe të ushtruar mentalisht që "Aurën" e regjistrojnë edhe me shqisa fizike. Se "Aura" si mbështjellëse energjetike e trupit vërtet ekziston, nuk ka dyshim edhe për shkencën bashkëkohore, sepse kohën e fundit janë zbuluar shumë instrumente tejet precize digjitale elektronike që e regjistrojnë dhe e incizojnë atë. Këtu si ilustrim mund të përmendim kamerën e popullarizuar të KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit të zbuluesit sovjetik). Trupi astral, pra, është trup energjetik dhe funksioni i tij është i shumëfishtë. Si detyrë themelore ka, që në rend të parë ta furnizojë me ENERGJI VITALE (jetësore) tërë qenien tonë, të cilën e pranon nga Universi. Në "trupin astral", (që gjendet në AURث) përveç funksionit të furnizimit me energji vitale, në forma të "valëve elektromagnetike" janë të regjistruara të gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona në përgjithësi, së bashku me ngjarjet e ndryshme që na kanë ndodhur dhe presin të ndodhin në të ardhmen.

Për nga funksionaliteti i tij, "trupi astral" është neutral dhe nuk bën dallime në mes të mirës dhe të keqes. Nëse ato kanë depërtuar në ndërdijen tonë, aty regjistrohen dhe ekzekutohen të gjitha mendimet, përjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme. Ky funksion i natyrshëm i qenies sonë është tërësisht i pavetëdijshëm, prandaj ne as që mund ta vërejmë me vetëdije të plotë. Ai nuk njeh largësi të shprehura me metra ose kilometra. Në të nuk ekziston hapësira e caktuar e veprimit dhe as koha.

Një "trup astral" individual, njëkohësisht është integrim në trungun e përgjithshëm astral kolektiv që ne ndryshe e quajmë edhe si "ndërvetëdije kolektive" (sipas K.G. Jungut). Prandaj, në të, përveç aktiviteteve të vetëdijshme të mendjes sonë, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) që përmes planit "astral kolektiv" përcillen në planin "astral individual" konkret.
Pas këtij sqarimi, t'i kthehemi sërish sendit fizik ku është kryer rituali i magjisë së zezë. Kur personi i caktuar-viktima, vjen për së afërmi në kontakt me pjesën e vet fizike, në të cilën më parë nga magjistari është induktuar porosia magjizezë, atëherë "Aura" e tij e njeh atë si diçka e vetja, ashtu që pa kurrfarë pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send. Kështu energjia e indiktuar nga sendi ndërmjetësues transmetohet në "Aurën" e viktimës dhe, varësisht nga forca e mbushjes energjetike që është induktuar, pret momentin e caktuar të realizimit.
 
ZBULIMI DHE EVITIMI I MAGJISث Sث ZEZث

Së pari duhet pasur kujdes se çdo problem, "fati i zi", apo ndonjë sëmundje e pashërueshme, nuk duhet të merret decidivishtsi e shkaktuar nga magjia e zezë. Sepse, nëse për vete permanent krijojmë mendime negative në formë të frikës, dyshimeve... etj., atëherë edhe këto gjendje psikike, si valë elektromagnetike, përmes shtypjes, depërtojnë dhe regjistrohen në ndërvetëdijen tonë, duke pritur aty çastin e favorshëm të realizimit. اdo mendimi i yni, pa marrë parasysh në është negativ apo pozitiv, krijohet si figuracion i vizuelizuar dhe nëse përcillet me një emocion të fortë shpirtëror, si valë elektromagnetike, regjistrohet në ndërvetëdijen tonë.

Përsëritja e përhershme shkakton mbushjen energjetike dhe kjo porosi e shkaktuar nga vetë ne është reale, me tendencë që të materializohet në praktikë.
Pra, analizën e parë në evitimin e magjisë së zezë duhet nisur nga vetvetja. Mos jemi vetë shkaktarë të saj? Nëse kemi indice të forta se, vërtet, jemi nën ndikimin e magjisë së zezë, atëherë hapi i dytë që duhet bërë është zbulimi i sendit ndërmjetësues fizik. Kjo ka një rëndësi të madhe dhe të shumëfishtë, sepse nga shëruesi (terapeuti) i aftë me zbulimin e sendit ndërmjetësues, mund të vërehet se çfarë metode e ndikimit energjetik është kryer në të (ritualit të ajrit, zjarrit, ujit ose tokës). Më pas, përmes djegies, hedhjes në lum, varrosjes në tokë, bëhet asgjësimi i sendit ndërmjetësues dhe pengohet ndikimi i mëtejmë i tij.

Të kemi kujdes!

Me zbulimin dhe asgjësimin e sendit ndërmjetësues fizik nuk është shkatërruar edhe ndikimi i magjisë së zezë, e cila veç ka depërtuar. Ajo, si "larvë" ekziston në "AURثN" e viktimës dhe ende vepron. Prandaj, duhet lajmëruar terapeutin e aftë, i cili posedon aftësi që me metoda të kundra ndikimeve pozitive (magjisë së bardhë), ta asgjësojë në tërësi nga "Aura" veprimin e mëtejmë të "lavrës" së mbetur negative.

PREVENTIVA DHE MBROJTJA NGA MAGJIA E ZEZث

Në të gjitha literaturat profesionale ezoterike të shumë shkollave të magjisë së bardhë, përveç disa metodave terapeutike vetëmbrojtëse, si metodë më e fortë dhe më efikase theksohet mosbesimi në magjinë e zezë (negacioni i vetëdijshëm i ndikimit të saj). Por, sa është reale që vërtetë dhe me gjithë qenien tonë e mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vete na bëjnë tolerant dhe diku në intimen e shumë njerëzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.
Metoda tjetër rituale tejet efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike rreth "Aurës" sonë, e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë.

Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Kur për veten krijojmë "larva" të forta energjetike pozitive, atëherë në "Aurën" tonë kurrë nuk do të ketë plasaritje për ndikime të padëshirueshme nga jashtë. Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve nga jashtë: "Aura" e tyre është e mbyllur dhe vepron vetëm në brendinë e vet funksionale.


r.spekter
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Nuk ju besoj gjerave te tilla, por di qe ndodhin.....
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Si ka mundesi pra te mos i besosh asaj qe ndodhe ? Kjo i bie sikur t'thuash : Nuk i besoj gripit, por e di qe u bie te tjereve LOL
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

sbesoj ne keto budallakina
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Si ka mundesi pra te mos i besosh asaj qe ndodhe ? Kjo i bie sikur t'thuash : Nuk i besoj gripit, por e di qe u bie te tjereve LOL


e kisha fjalen qe vete si besoj, por ka njerez qe tregojne gjera te tilla qe per mua ngelen misterioze, dhe jo nuk eshte njelloj si gripi pasi gripi eshte fakt... :)
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

e kisha fjalen qe vete si besoj, por ka njerez qe tregojne gjera te tilla qe per mua ngelen misterioze, dhe jo nuk eshte njelloj si gripi pasi gripi eshte fakt... :)

Po si e spjegon pra magjine qe u ndodhe, e qe ska spjegim tjeter, nuk te duket fakt ky lool apo enderr
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Po si e spjegon pra magjine qe u ndodhe, e qe ska spjegim tjeter, nuk te duket fakt ky lool apo enderr

Une s'po e shpjegoj ........ po me keqkupton ti,

pra nqs ti me tregon 1 histori te tille une te degjoj, por jo qe i besoj.......
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Te mos besosh, eshte dicka tjeter dhe ka dallim nga ajo "nuk ekziston".

Une mund t'mos besoje se ti, si zana1, je femer. Por s'mund te mos besoj se je krijese njerezore me 2 kembe e duar, e regjistruar ne forum :p
E sheh dallimin lool
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Te mos besosh, eshte dicka tjeter dhe ka dallim nga ajo "nuk ekziston".

Une mund t'mos besoje se ti, si zana1, je femer. Por s'mund te mos besoj se je krijese njerezore me 2 kembe e duar, e regjistruar ne forum :p
E sheh dallimin lool


ti po e lidh me dicka qe eshte fakt, une egzistoj sado iluzione te kesh ti ne koke, perderisa une nuk besoj ne dicka te tille s'mund ta pranoj si fakt.... por nqs dikush tjeter e mendon te atille ,une prape thjeshte te degjoj, por jo qe besoj ne gjera te tilla.......

Pra une e di qe ti egziston , pak rendesi ka ne mendoj se je femer apo mashkull etj etj k'to jane gjera te tjera hipoteze.....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Mire pra, pak rendesi ka se cfare mendon ti, a ekzistojne apo jo, ato po funksionojne :D
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Zana je fenomen lol

Magjia e zeze eshte dicka qe gjithmon me ka ber kurioze dhe eshte vertet interesante... por artikulli nuk eshte komplet i sakt. (njoh praktikant dhe per sa i perket semundjes mentale me duket qesharake)
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Mire pra, pak rendesi ka se cfare mendon ti, a ekzistojne apo jo, ato po funksionojne :D

e njenta gje shkon edhe per ty ne k'te rast, pra s'ka rendesi se c'fare mendon ti :) dhe a funksionojne apo jo une si besoj!

Ps...ishte thjeshte komenti im personal ne lidhje me temen :)
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Nuk te thet askush BESO. Sepse nuk nevojitet urdheri tbesosh ne mes te dites te pyesesh se a eshte dite apo jo :D
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Nuk te thet askush BESO. Sepse nuk nevojitet urdheri tbesosh ne mes te dites te pyesesh se a eshte dite apo jo :D

Sic thashe ti po e lidh me dicka qe eshte fakt , dhe ky eshte mendimi i jot, por qe te mundohen te te mbyllin mendjen dhe syte mezor ,vec k'tu ndodh ky fenomen lol

Gjithsesi thone qe ne gjera te tilla besojne ato qe kane dreqin/djallin ne mendje dhe trup........ kshu thone! :)
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Se ekziston magjia kjo tani eshte vertetu ne shum rast madje dhe feja e pranon nje gje till .Zot ruan nga ata njerz se merrn me keto budallakina. ku shum njerz bien viktima
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Se ekziston magjia kjo tani eshte vertetu ne shum rast madje dhe feja e pranon nje gje till .Zot ruan nga ata njerz se merrn me keto budallakina. ku shum njerz bien viktima

kur qenka vertetuar kshu ?
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

po qfare prralla me tupan jan keton edhe burdushi parashikoj fitoren e berishes hahhahahahahhha edhe ja qelloj valla
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

po qfare prralla me tupan jan keton edhe burdushi parashikoj fitoren e berishes hahhahahahahhha edhe ja qelloj valla

Beje dallimin ndermjet parashikuesve dhe magjistareve xhebro
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

po mire e ki veq sbesoj hiq ne ato veq ja fusin kot nese zoti dikujt i ka jep nje fuqi te tille me ju bo keq njerezve atehere nuk eshte fer
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

po mire e ki veq sbesoj hiq ne ato veq ja fusin kot nese zoti dikujt i ka jep nje fuqi te tille me ju bo keq njerezve atehere nuk eshte fer

Zoti t'ka jep edhe mend, dhe ti me mend ne koke u ben keq njerezve. Ti, une, ai, ajo, ata e ato, te gjithe. Dhe tani a do thuash se nuk eshte fer se na ka dhene mendje ? Je i lire ta perdoresh per te mire dhe te keq. Magjia eshte e vertete, metoda se si magjistaret veprojne me trika, mund t'thuash se jane genjeshtra apo dicka te ngjajshme.
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Zoti t'ka jep edhe mend, dhe ti me mend ne koke u ben keq njerezve. Ti, une, ai, ajo, ata e ato, te gjithe. Dhe tani a do thuash se nuk eshte fer se na ka dhene mendje ? Je i lire ta perdoresh per te mire dhe te keq. Magjia eshte e vertete, metoda se si magjistaret veprojne me trika, mund t'thuash se jane genjeshtra apo dicka te ngjajshme.

Po te kuptoj nik veq mendoj se kjo magjia e zeze eshte veq farse se nuk egziston veq shqiptarte kur sju shkon puna mbare menjehere thojne na ka bere dikush magji.
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Po te kuptoj nik veq mendoj se kjo magjia e zeze eshte veq farse se nuk egziston veq shqiptarte kur sju shkon puna mbare menjehere thojne na ka bere dikush magji.

Nqfs din anglisht xhebro, futja 1 kerkim ngoogle "Black Magic", e sheh historikun, faktet etj etj...! Eshte shume e thjeshte t'themi "Nuk i besoj". Ama kjo bjen poshte kur ske me cka me mbrojte.

p.s. Se kam me ta imponu, ama osht 1 sen Real !
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Nqfs din anglisht xhebro, futja 1 kerkim ngoogle "Black Magic", e sheh historikun, faktet etj etj...! Eshte shume e thjeshte t'themi "Nuk i besoj". Ama kjo bjen poshte kur ske me cka me mbrojte.

p.s. Se kam me ta imponu, ama osht 1 sen Real !


Nik ti e din se kam respekt per ty edhe anglisht di por me duket absurde po sidoqofte do te lexoj artikullin se e ka rekomanduara jarani jem e mbase nderroj mendim..
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë
E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë

Magjia e bardhë dhe magjia e zezë janë vetëm dy pole të energjisë. Të dyjat janë: ekzistojnë, por duhet ditur t’i përdorim. Liria e njeriut është e madhe, prandaj NJOHJA ia mundëson njeriut të zgjedh polin pozitiv apo negative. Këtu është çelësi për hyrje në LUMTURI apo në MJERIM.

Qe qysh krijohen: me përsëritje, me përsëritje dhe vetëm me përsëritje. (Në këtë bazë është CD-ja jonë “Dëshirat…” që krijon polin pozitiv ose magjinë e bardhë).

Sikur zgjimi prej gjumit me orën me zile: bie zilja e orës ose alarmit të telefonit në orën 7 të mëngjesit – ti zgjohesh. 21 ditë kur përsëritet kjo zile – nëpër trupin e njeriut krijohet “shtrati” rruga e ecjes së energjisë. Të 22-tën ditë, pa zile apo alarm, në orën 7 nis qarkullimi i lëngjeve nëpër trup dhe ti do të zgjohesh – patjetër, pa kurrfarë mjeti ndihmës.

Keni parasysh këtë fakt: çdo gjë lindë nëpër vijen shpirtërore: në shpirt lind idea, idea formësohet në mendim, mendimi shprehet me fjalë, fjala KRIJON energji që ndërton apo rrënon jetën e njeriut.

Përsëritja e fjalës krijon aq shumë energji që – me të vërtetë – e fuqizon jetën e njeriut deri në majat e suksesit e të lumturisë apo e rrënon deri në fundin e gërminës apo të mjerimit. (Këtu është PIKA qëndrore ku e thërras mendjen tuaj të ndiçohet!)

Sepse (po e përsëris): me përsëritje të fjalëve (ose mendimeve) pozitive (afirmimeve pozitive) krijohet energjia që ndërton jetën dhe tejkalon Tث GJITHA pengesat.
Keni dëgjuar ndonjëherë për SHTRIGAT? اka është shtriga? Asgjë. Një grua normale , që në moshë të thyer, e dëshpëruar, gjeloze ndaj jetës së shoqeve, e lodhur nga vuajtja, nis të mendojë keq për shkatërrimin e jetës së ndonjë shoqeje. Dhe, ajo grua, prodhon aq shumë mendime negative, aq shumë dërgon sugjestione të zeza sa – ia shkatërron jetën dikujt. Por e shkatërron edhe jetën e vet: mendimet e saj, mendimet apo fjalët negative, ia ndryshojnë metabolizmin e trupit të saj (secila fjalë krijon një emocion, secili emocion krijon një ndryshim metabolistik!) dhe, përditë ngapak, ajo grua shëmtohet: i deformohen mollëzat e faqeve, hunda, mjekëra – tërë fytyra dhe – kur është tepër negative – nuk mund të jetojë më mes njerëzve – sepse bëhet tepër e shëmtuar…dhe populli e quan: shtrigë. Sepse njëmend e meriton këtë epitet. (Populli nuk gabon kurrë, sepse mësimet i merr nga përvoja!)

E kundërta e SHTRIGثS, njerëzit e mirë, njerëzit shpirtbardhë, hajde t’iu themi: të SHENJTث, përqëndrohen në polin pozitiv - në prodhimin e mendimeve dhe fjalëve pozitive, që krijojnë BUKURINث e qenies fizike, bukurinë e qenies shpirtërore, shijen e jetës, suksesin, shëndetin, fatlumërinë e tërësishme.

Kjo është liria e njeriut: zgjidh e merr! Do shmëti apo shenjtëri?

Për qartësim të plotë për FUQINث E PثRSثRITJES po e përmendi shembullin më të tmerrshëm të historisë së njerëzimit. Lufta e dytë botërore. 52 milionë viktima i ka shkaktuar PثRSثRITJA E NJث GثNJESHTRE. Vetë Hitleri ka thënë: kur kam thënë se gjermanët janë racë fisnike që duhet të komandojnë botën, e kam ditur se është gënjeshtër e pastër (të gjitha racat në start janë të barabarta!), por e kam ditur se kur ta përsëris unë 100 herë këtë gënjeshtër - unë do t’i besojë gënjeshtrës sime, kur të përsëritet 1000 herë – do t’i besojë gjeneralshtabi, kur ta merr Gebellsi e ta përsëritë me miliarda herë – nuk do të ketë gjerman të gjallë që nuk do t’i besojë. Dhe, e dini të gjithë: KثSHTU NDODHI. Nuk ka pasë ushtar gjerman që nuk ka shkuar drejt në vdekje – në bazë të cilit fakt: në bazë të një gënjeshtre të PثRSثRITUR. Dhe PثRSثRITJA e kësaj gënjeshtre shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe shkaktoi 52 milionë viktima.

E keni të qartë tash çfarë fuqie tmerruese ( por edhe MREKULLI mahnitëse) krijon PثRSثRITJA E FJALثS.

Populli nuk është fajtor që bie viktimë e mashtrimeve të ndryshme, SEPSE POLET E ENERGJISث ekzistojnë, JANث. Fajtor jemi NE që nuk e ndihmojmë vetveten dhe popullin tonë - që ta ketë NJOHJEN.

Prandaj unë këmbgul dhe JU FTOJ të vini me mua. Dhe të jeni qindpërqind të sigurtë: askush nuk do të këtë ASNJث humbje – Tث GJITHث DO Tث FITOJMث.

P.S.
(Ju lus të gjithëve: shpërndajeni këtë shkrim, këto të dhëna, le t’i dinë të gjithë, sepse vetëm kështu do të jemi NJERثZ të vërtetë!)
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Magji e zeze jo magji e zeze sot e ke kapakun e pusetes neser bie brenda ne te lol
Thoni po deshet qe nuk ekziston
 
Titulli: Magjia e zeze dhe ndikimi i saj

Budallallek eshte per ata qe se besojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top