Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Magjia” e Bajernit prej 32 ndeshjesh i pamposhtur u prish sot.

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Humbja e thellë 4-1 ndaj Hofenhaimit mbylli ciklin e pathyeshmërisë prej 32 ndeshjesh pa humbje për Bajernin e Mynihut.bajern1.jpg
Kampionët absolutë të Europës u shfaqën tepër të lodhur ndaj Hofenhaimit duke pësuar një humbje të rëndë, ç’ka e detyron ekipin e Hansi Flik të reagojë sa më shpejt.

Tekniku gjerman pësoi sot humbjen tretë me bavarezët. Hera e fundit që Bajerni nuk merrte pikë në një sfidë ishte në 7 dhjetor 2019, kur Mynsheglabahu i mundte me rezultatin 2-1.


Pas më shumë se 9 muajsh pa humbje, Bajerni ka zbritur me këmbë në tokë. Por, ekipi nuk ka kohë për pushim të mjaftueshëm teksa të mërkurën përballet me Borusia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë. Flik dhe lojtarët e tij do të kërkojnë trofeun e pestë sezonal.

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top