Macron “lufton” Jelekverdhët me granata, njërit ‘i fluturon’ dora (VIDEO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Macron “lufton” Jelekverdhët me granata, njërit ‘i fluturon’ dora (VIDEO)[/h]
Dy9pRs7XcAA7F_u.jpg



Dora e djathtë e një prej protestuesve Jelekverdhë në Paris “fluturoi” sikur të ishte diçka e panevojshme, teksa një granatë e hedhur nga policia shpërtheu në pëllëmbën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë demonstratave të dhunshme që u regjistruan sot në Paris.

RT ka siguruar një video (me përmbajtje të rëndë) nga vendi i ngjarjes, ku duken re tymi dhe protestuesit që kanë rrethuar të plagosurin, ndërsa policia përleshet dhunshëm pak më tutje, pranë Asamblesë Kombëtare, me të tjerë Jelekverdhë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Videoja tregon plagën e tmerrshme që është krijuar në dorën e protestuesit dhe një përshkallëzim të dukshëm të betejës midis policisë dhe tubuesve.

Dëshmitari okular Cyprien Royer i tha RT Francë se ai dhe i plagosuri ishin pranë Asamblesë Kombëtare, ku një grup njerëzish të veshur me të zeza po përpiqeshin të ndalnin rrugën e tyre.
“Ai djali po vëzhgonte. Policia mbërriti dhe filloi të hidhte granata. Një granatë fluturoi drejt e nën këmbët e djaloshit dhe ai u përpoq ta shtyjë me dorë, por ajo shpërtheu dhe dora e tij u ‘shpërbë’”, shpjegoi Royer. ”

Më tej dëshmitari shtoi: “Ai u mbajt mbi ne. Ne e mbështetëm atë në një mur ku nuk kishte njerëz. Ai po bërtiste, pasi ishte në një gjendje të tmerrshme. Ne thirrëm për ndihmë mjekësore dhe shumë , edhe mjekë erdhën aty. Në fillim as nuk e kuptuam nëse ai e kishte apo jo dorën e tij”.

Ekuipazhi i RT, që filmoi pasojat e tmerrshme të shpërthimit, tha se ata nxituan pasi dëgjuan një shpërthim dhe gjetën protestuesin e dëmtuar të rrethuar nga mjekët që po i jepnin ndihmën e parë. Mjekët shpejt rrethuan njeriun e plagosur për të siguruar trajtim emergjent përpara se ai të dërgohej në spital nga zjarrfikësit.


Djali i plagosur ishte një fotograf i lëvizjes “Jelekët e Verdhë” dhe po fotografonte njerëz jashtë Asamblesë Kombëtare në atë kohë. Ndërkohë, ky nuk është incidenti i parë i rëndë që ndodh në protestat e Jelekverdhëve, pasi pak kohë më parë një nga liderët e tyre humbi një sy, teksa u godit drejtpërdrejtë nga policia me plumb gome.





 
Tmerr,cbehet keshtu?!
Vete shteti perdor granata ndaj qytetarve te saj!
 
Back
Top