Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Macron: Europa po vdes, jemi në rrezik!

1716877009637.png
Berlin/ Noa.al- Europa është në rrezik dhe siguria e saj kërcënohet nga aktorët e jashtëm. Kështu u shpreh Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Stenmaier, në vizitën e parë në Gjermani të një presidenti francez në 24 vjet.


Macron ka një parashikim të zymtë për të ardhmen e Europës dhe si rrjedhojë kërkon që të ketë një bashkim pozitiv në zgjedhjet europiane të qershorit.


"Unë mendoj se ne po përjetojmë një moment në Evropën tonë që është ekzistencial, sepse unë besoj vërtet se Evropa jonë mund të vdesë.

Ekziston një formë magjepsjeje me autoritarizmin që lind tek vetë demokracitë tona e cila gjithashtu ushqen nacionalizmin dhe ekstremet e tjera në kontinentin tonë", u shpreh Macron.

Emmanuel Macron i bëri komentet duke folur së bashku me kreun e shtetit të Gjermanisë, Presidentin Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij treditore.

Macron kërkoi më tepër mbështetje për paqen dhe forcim të sovranitetit kombëtar. Gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani, Emmanuel Macron i rezervoi fjalë të ngrohta mikpritësit dhe hodhi poshtë pretendimet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të dobësohen.

Të jesh në anën e paqes sot do të thotë t’i japësh forcë ligjit. Paqe, por jo kapitullim. Paqja nuk është braktisje e parimeve. Ne e kemi parë shumë shpesh këtë konfuzion në debatet kolektive. Paqe do të thotë t’i mundësosh një vendi të mbrojë kufijtë e tij dhe sovraniteti ndërkombëtar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”, theksoi Macron.

Macroni është i vetmi i huaj i ftuar në Festën e Demokracisë që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin.

Noa.al
 
Ne fillim kur u zgjodh ky mendova oh cool .. moshe e “ re “ brez tjeter … dhe mbase jep Edhe pak frymezim dhe gjalleri ne politike … por ky paska qene komplet maskara dhe ishalla Franca shembet dhe ngordh edhe e para ne Europe bashke me k’te maskara rracist.
 
Nuk e gjen gje Eurpen jo esht kocke e fort, ma futjen e Shqiperis do behet e me e foret 😀
 
Nuk e gjen gje Eurpen jo esht kocke e fort, ma futjen e Shqiperis do behet e me e foret 😀
Kam pershtypjen qe Edi do te zere edhe vendin e keshilltarit me te l’arte ne Europe… dhe pastaj flasim me k’to dordolecat e Europes 😀
 
Franca ka hallin e vete se po i shpallen pavaresine kolonite ne afrike iku per lesh bubi. Se perandoria Angleze beri tranzicionin u be banke tpakten
 
Franca ka hallin e vete se po i shpallen pavaresine kolonite ne afrike iku per lesh bubi. Se perandoria Angleze beri tranzicionin u be banke tpakten
Po se mos do qaji hallin e evropes Franca, po do vi dita qe do shpallen dhe ato nje dit shtete pa varur se smund ti mbaj gjithmon ashtu 👍
 
Se kam zakon te shaj, por ky e meriton ta perdhunoje ajo qe e kishte nxenes e tani e ka burre* 🤣🤣🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back