Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Tuana

Nada é por acaso!
macja2__clanak_big.jpg


macja1__clanak_big.jpg


Legjendat për pasjen e shtatë shpirtërave nuk janë vetëm mite urbane, ndërsa një mace në Britaninë e Madhe tregoi se kundër të gjitha gjasave, i mbijetoi larjes në lavatriçe nga pronari i saj.

Ngjarja u filmua nga pronari brutal me një kamera dhe më pas u postua në “youtube”, ku ai i kërkonte shikuesve që të jepnin një notë për idenë e konsideruar prej tij si “gjeniale”.

Pasi futi kafshën e tij shtëpiake në centrifugën e lavatriçes, video tregoi se si maces iu imponuan tre rrotullime të plota në programin e saj të shplarjes.

Përtej të gjitha gjasave, kafsha arriti të dilte gjallë nga ky gjest mizor, ndonëse dukshëm e trullosur dhe e frikësuar, transmeton tch.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve reaguan me tërbim ndaj kësaj ngjarje, ndërsa i kërkuan autoriteteve të arrestojnë menjëherë autorin.

Në bazë të legjislacionit britanik, brutaliteti ndaj kafshëve është i dënueshëm deri në dy vjet heqje lirie dhe pronari i maces përballet tashmë me mundësinë e burgimit./info.g/
 
Titulli: Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Kta njerez jane kafshe, te pashpirt.......gjynah macja, o zot kur e mendoj per lilin me iken truri....te isha une ligji do e kisha denuar me burgim te perjetshem
 
Titulli: Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

hahahaha ca paska heq macja e shkret gjynah, mir qe paska shpetuar thuaj
 
Pe: Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Kafsh e pa mposhtur
 
Titulli: Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Kta njerez jane kafshe, te pashpirt.......gjynah macja, o zot kur e mendoj per lilin me iken truri....te isha une ligji do e kisha denuar me burgim te perjetshem

Ky pronari me ide "gjenale" meriton te bente nje "banjo" ne lavatrice 3x rotullime me larje-shplarje, te shikoj sa mire ndihej dhe nqs mbijetonte.
Ca njerez nuk i kuptojne pasojat e veprave te tyre, e mbase nqs e vuajne mbi kuriz do e kuptojne se ca dmthn ti besh dem qenjeve qe nuk mbrohen dot.
 
Titulli: Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Jan bere njerezit si kafshe LOL LOL
 
Titulli: Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Tani do shkoj ky ne burg ku do ja rrotullojen rrondelen ne 160grand pernjeher .........

Ca nuk ben mendja e njeriut...
 
Titulli: Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Sa i pashpirt dhe injorant gjesti ! Kurse ktij tipit ç"ti thuash , produkt i shoqeris ton te semur .
 
Back
Top