Lutjet, kura që mund të shërojë dhembjet...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Kishat e spitaleve janë vende shumë të frekuentuara dhe sipas një studimi të publikuar në “Psychology of Religion and Spirituality” nga Universiteti i Massachusetts dhe ai i Virginia-s, ato amerikane janë gjithmonë e më shumë. Ata që besojnë te lutja si një kurë e vërtetë shtesë kundër sëmundjeve janë rritur me 6 për qind në 5 vjet dhe vazhdojnë akoma të rriten. Kjo rritje ka përfshirë sidomos personat me ngjyrë, hispanikët, gratë dhe njerëzit me nivel të lartë arsimor. Sipas një studimi, ata që luten sot për shëndetin e tyre apo të një personi të afërm janë rreth gjysma (43 për qind) e të rriturve amerikanë dhe rreth 70 për qind e atyre që i kanë shpëtuar një tumori.
Vlerësimi
Ky përfundim u bë nga vlerësimi i rreth 31 mijë personave me të paktën 18 vite jete përmes një pyetësori të bazuar te tri pyetje: 1) nuk jam lutur kurrë për shëndetin tim apo të ndonjë tjetri; 2) jam lutur në vitin e fundit; 3) nuk jam lutur në vitin e fundit. Variablat kryesorë që influencojnë në “drejtimin” drejt lutjes rezultuan: seksi, raca (e bardhë, e zezë, hispanike), gjendja civile dhe niveli i arsimimit. Më pak të rëndësishëm ishin niveli ekonomik, stili i jetës, paaftësia fizike apo shkalla e përkeqësimit të sëmundjes.
Terapi efikase
Në rastet e dhimbjes kronike në vitin e fundit janë vlerësuar edhe tregues të veçantë, si për shembull prezenca e dhimbjes së dhëmbëve. Lutja rezultoi efikase edhe në shqetësimet psikike, ku duket se funksionon përballë depresionit, ankthit dhe stresit. Të moshuarit ishin ata që luteshin më shumë për shëndetin e tyre në krahasim me të rinjtë, ndërsa mes këtyre të fundit e praktikonin ata që nuk pinin duhan dhe alkool. Të rinjtë që nuk luteshin fare ishin zakonisht ata që vinin nga familje shumë të pasura, kishin gjithçka në jetë dhe merreshin rregullisht me aktivitete fizike. Gjithsesi ajo që të bie më shumë në sy është se si ky akt besimi po konsiderohet gjithmonë e më shumë një terapi alternative për të lehtësuar simptomat e sëmundjes dhe për t’u ndier më mirë. Edhe vetë mjekët amerikanë, të habitur para këtij fakti, po e shtojnë këtë kurë të re shtesë në recetat që u rekomandojnë pacientëve të tyre.
Studimi
Sipas disa kërkimeve të fundit të bëra në pacientë që u ishin nënshtruar ndërhyrjeve kardiake, kanë nxjerrë në dritë se ata e morën veten më shpejt kundrejt atyre që nuk luteshin. Një rezultat kaq i veçantë i ka shtyrë shkencëtarët të thellojnë kërkimet e tyre për të marrë të dhëna më të sakta. ثshtë parë se në harkun kohor të dedikuar lutjes, organizmi pësonte një sërë modifikimesh biokimike: niveli i të gjitha hormoneve i ngritur nga niveli i stresit ulej ndjeshëm, ndërsa niveli i endorfinës (analgjezik natyror që e disponon trupi, ose të ashtuquajtura hormone të kënaqësisë) ndihej menjëherë. Përfundimi? Një ngadalësim i ndjeshëm i rrahjes së zemrës dhe frymëmarrjes i shoqëruar me qetësimin e të gjithë muskujve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe të sistemit imunitar. Të gjitha këto avantazhe janë të njëjta me ato të konsumimit të ilaçeve ose me anë të meditimit dhe është pikërisht kjo disiplinë që po i afrohet gjithnjë e më shumë lutjes. Flitet për momentin e një përmbledhjeje të brendshme si një lloj takimi me vetë shpirtin, të afta të rrisin ndërgjegjësimin dhe vetëshërimin. Lutja i bën mirë çdo njeriu, jo vetëm atyre që e kryejnë rregullisht këtë ritual. Sipas një studimi të zhvilluar nga një profesor në një spital të San Franciskos, u vu re se nga lutjet e grupeve prej 5-7 personash, të cilët u lutën për 192 pacientë, ata patën më pak nevojë për antibiotikë dhe operacione se 201 të tjerët, për të cilët nuk u lut njeri. Pra duket se lutja luan një rol të rëndësishëm dhe është krejt e pavarur nga distanca që ndodhen personat që luten. Këtë fenomen e kanë quajtur pjesëmarrje në shpërndarjen e dashurisë universale. اdo lutje është e mrekullueshme, sidomos kur shprehet jo si një përgjërim personal dhe e mbushur shpesh me kërkesa. Lutjet antike tregojnë një mësim të shenjtë për persona që duan të kenë takime me shpirtin si një burim mirëqenieje shpirtërore. E nëse herë pas here dëshirohet edhe pak hapje ndaj recitimeve tipike të botëve të tjera të besimit, duke ushqyer në vetvete dashuri për të tjerët, mund të jetohet një moment evolucioni më i madh dhe tejkalimi paragjykimesh. Fjalët që njeriu i ka drejtuar Zotit, përbëjnë në fakt një pasuri të pafundme për shpirtrat e sinqertë që kërkojnë gëzim.

Burmi : Gazeta Shqip

261568_245824172095678_141388129205950_1130977_287918_n.jpg
 
Back
Top